Flamuri u trondit shumë kur dëgjoi nga goja e Doktorit se herë pas herë e kap sindromi i heshtjes. Heshtja, siç e shpjegoi Doktori, i hyn në zyrë, dhe sapo ky bëhet gati të thërrasë kamerat, i thotë. “Jo, s’ke për të folur ti, do flas unë”. Ajo që e tronditi më shumë Flamurin ishte fakti që Doktori e dëgjonte dhe respektonte heshtjen dhe e pranonte këtë publikisht. Kjo ia ulte shumë autoritetin Doktorit, pasi deri më sot Flamuri kishte arritur t’i bindte njerëzit se pas Doktorit ishte ai që nuk pyeste njeri, por tani i doli problem se Doktori herë pas here urdhërohej nga Heshtja.
I mërzitur u nis tek Qendra Spitalore të pyeste mjekët për këtë sindromë. Takoi drejtorin e Qendrës Spitalore dhe me takt i kërkoi se me kë mjek mund të konsultohej për “Sindromën e heshtjes”.
-Vallai, tha drejtori, unë jam biznesmen, se jam i LSI, pyet ndonjë nga këta me shkollë mjekësie.
-Shkollë mjekësie kam vetë, i tha Flamuri, po s’e kemi pasë bë atë sëmundje atëherë, se nuk ishte shfaqë.
-S’e di, po meqë është sëmundje mendore, pyet njëherë doktor Petrelën, i tha drejtori.
-Jo, se ai nuk duhet ta marrë vesh kush e ka sëmundjen, tha Flamuri.
-Po mos ia thuaj emrin, i tha drejtori, vetëm përshkruaj sëmundjen.
-OK, ashtu po bëj, tha Flamuri.
I shkoi dr. Petrelës në pavijon. Doktori i sjellshëm e uli në karrige dhe para se të fliste Flamuri, foli vetë.
-Mos ke ardhë të më heqësh ndonjë nga puna, të më biesh ndonjë nga LSI, tha, se s’kam vende. Mezi e kam bë ekipin.
-Jo, jo, tha Flamuri. Kam ardhë si koleg se ti e mban mend që dhe unë kam mbaru mjekësi.
-E mbaj, e mbaj, tha, se më bënin telefon nga PD-ja gjithmonë kur kishe provim.
-OK, shumë mirë, i tha Flamuri. Kam një muhabet sekret. Një politikan i lartë është i sëmurë nga Sindromi i Heshtjes. Nga se vjen kjo sëmundje dhe çfarë pasojash ka?
Dr. Petrela u përtyp pak dhe filloi të mendonte kush mund të ishte ky. I pari që iu kujtua ishte Bamir Topi, se ai kish thënë që unë flas me heshtjen. E mendoi në sekondë se interesi i Flamurit ishte për të si kundërshtar i Doktorit. Po ia bëj të rrezikshme, tha me vete, t’i bëj qejfin, ndoshta më ikën shpejt nga zyra.
-Tani kjo sëmundje nuk është shumë e përhapur, tha dr. Petrela. Ne kemi pak raste, për të mos thënë të papërfillshme. Por nga literatura që kam lexuar, kur kjo sëmundje kap politikanë të lartë, është e rrezikshme.
-Ashtu, tha Flamuri, cilat janë shenjat?
-Si të ta them, ata përbëjnë rrezik publik, tha. Për shembull ndodhin vrasje, ata heshtin, ndodhin vjedhje, ata heshtin, dhunohen qytetarë, ata heshtin, dhunohen ligje, ata heshtin, dalin skandale korrupsioni, ata heshtin, shkruan media, ata heshtin, priten pemët, ata heshtin… Problemi nuk është këtu, por ata në mendjen e tyre duket sikur veprojnë. Flasin me vete, bëhen nervozë, marrin pultin e TV në dorë, mërmërisin diçka, por heshtin.
Flamuri i bë dyllë i verdhë. I kujtoheshin sjelljet e Doktorit. Dr. Petrela ndërkohë po kënaqej se mendonte që po e demonizonte Bamirin në sytë e Flamurit.
-Po tjetër, tjetër çfarë pasojash kanë?
-Mendoj se nuk kanë të ardhme në politikë, i tha dr. Petrela. Ata e caktojnë në mendje të tyre se ç’do bëjnë dhe nuk ia thonë njeriu dhe pastaj mendojnë se njerëzit e dinë ç’duhet të bëjnë dhe ata bëhen nervozë që njerëzit nuk bëjnë çfarë mendojnë ata…
-Tamam si i ndodhi Doktorit me Bamirin dhe Moisiun, tha Flamuri me vete, që ata nuk e kuptonin se çfarë donte ky.
-Ka dhe shenja të tjera, vazhdoi dr. Petrela. Kur vjen puna për fushatë elektorale, ata thonë që i kemi punët në rregull dhe kanë në mendje të tyre shumë plane që s’ia thonë askujt dhe në fund mund të humbasin.
Flamuri u ngrit befas në këmbë.
-Boll doktor, faleminderit, i tha. Qenka sëmundje e poshtër. A ka ilaç që shërohet?
-Mirë është të ikë nga politika dhe të shikojë jetën private, i tha doktori.
Flamuri u xhindos.
-Kot të pyeta ty, ti nuk je psikiatër, tha dhe doli i nxehur jashtë.
-Dreq o punë, tha me vete dr. Petrela, këta mërziten dhe kur kërkon t’i ngjisësh ndonjë sëmundje Bamirit. E dashkan akoma.
-Dr. leshi, tha me vete Flamuri duke shkuar për tek makina. E njeh shumë atë Burrin dhe bën sikur nuk e di që po flet për atë dhe më bën sikur është mjek i madh. T’i them atij Burrit t’ia heqim këto gradat fare.
heshtje eternale inshallah!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html
se gjen gje monstren, e ka lene zoti per ta degraduar totalisht,para se ta coje ne ferr.
Hesht Berisha? Po trainohet per detyren e re : Shef i SHIK-ut.
O Sefer, ç’na i nxjerrë këto fytyra, pak po e shohim nëpër TV-ne.
Të lutem mos na e mërzit edhe këtë rubrikë.
Të lutem Sefer, mos na e merzit dhe kete rubrike me keto fytyra, se boll po i shikojme neper TV-ne
Rrjedhia e mendimit eshte e pa kapshme dhe pa linje logjike mire do te jete qe te heshte per gjithmone do zoti te realizohet sa me shpejte qe te shpetojme.
flamurit po i rritet shtiza kurse rames bytha.
faktikisht muli eshte per tu tundur sic ka dhe emrin po me keto 3 fjali i ka rene pikes…
-Dr. leshi, tha me vete Flamuri duke shkuar për tek makina. E njeh shumë atë Burrin dhe bën sikur nuk e di që po flet për atë dhe më bën sikur është mjek i madh. T’i them atij Burrit t’ia heqim këto gradat fare.