“Jemi mbledhur sot këtu në këtë takim historik për Shqipërinë, për të vendosur disa piketa, në fakt desha të them se kjo ditë, kjo ngjarje, pra vendimi ynë për të rishkruar historinë, është historik.
Jam këtu para jush sot në nderim të thellë të punës suaj si historianë dhe studiues, por që natyrisht në punën tuaj duhet të keni parasysh disa teza bazë, të cilat në të vërtetë janë historike dhe të domosdoshme për historinë. Pse do thoni ju? Ua them unë ju.
Së pari desha të them se historia e historisë sonë është tragjike, pasi ajo është shkruar nga njerëz jo kompetentë dhe të politizuar…”
Dëgjohen zëra nga salla… (Ne e kemi shkruar).
“Ua them unë ju pse. Le të marrim Luftën Nacionalçlirimtare. Çfarë ishte ajo d.m.th., si u bë, kush e bëri, pse e bëri, janë shumë pikëpyetje që duhen zbardhur. Me thënë të drejtën luftën e paguan anglezët, e bënë shqiptarët dhe e përvetësuan komunistët. Pse do thoni ju? Ua them unë ju. E përvetësuan komunistët se ata morën paratë. Shiko, korrupsioni tek e majta shqiptare ka fillue qysh kur ata shpërdoruan fondet e taksapaguesve anglezë. Dolën aty ca çunakë, që përlesheshin me karabinierët dhe vriteshin në prita dhe u bënë heronj. Jo zotërinj, Qemal Stafa u vra, dakord u vra, po s’ka pse ia vëmë emrin stadiumit. Ka qenë më i dobëti në futboll. Kemi dëshmi të shokëve të tij. Nuk dinte të luante. Nuk dinte. E dinë të gjithë. Epo kjo është historike, duhet shkruar. Duhet shkruar dhe duhet hequr emri stadiumit. Ka reaksion thoni ju? Mirë, gjendet mënyra. Atëherë heqim stadiumin. Investitorët e mi më thonë se nuk ka leverdi të ketë stadium në mes të Tiranës dhe aq më keq ta ketë emrin Qemal Stafa. Ta heqim zotëri. Jam dakord, ta heqim. Deshëm ta heqim për 100 vjetorin, por Bashkimi dhe Zamiri thanë nuk kemi lek për pallate këto kohë se jemi hollë. E shtyjmë për më vonë, po ta heqim. Kjo ka rëndësi.
Tani të dashur historianë, më thoni ju mue, ç’ishte ajo luftë? Ua them unë ju çfarë ishte. Luftë ishte. Por jo më e tmerrshme se ajo e vitit ‘97. Sipas të dhënave tona në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare janë vrarë 2800 vetë, në vitin 1997- 3400 vetë. Vëllavrasja është tipari themelor i luftës së shqiptarëve. Këtë duhet ta pasqyroni dhe ta ngulitni mirë në histori. Jo, kjo duhet shkruar. Se shqiptarët mo zotëri nuk duhet të bëjnë vëllavrasje. Ngrihen një mëngjes, rrëmbejnë armët dhe thonë të përmbysim pushtetin dhe të vrasim të parin e vendit, familjen e tij… Kjo është e patolerueshme. Kjo duhet të ngulitet mirë në histori si një gjë gjakësore, që duhet hedhur poshtë. Tani ua them unë ju se si duhet të shkruhet historia. E para që duhet të shkruani, më falni, e dyta, se e para ishte kjo që thashë më lart, pra gjëja e dytë më e rëndësishme është të evidentojmë rolin historik të demokracisë dhe pluralizmit në zbardhjen e të vërtetave të luftës. Jo, kjo duhet bërë. Disa të vërteta duhen thënë dhe ne do t’i qëndrojmë kësaj kauze. Mendoj se ka ardhur momenti historik ku historia të shkruhet ashtu siç e meriton ky moment historik.”
Kthehet nga Luan Maltezi dhe e pyet nëse ka ndonjëri ndonjë paqartësi.
-S’di ç’të them, i tha Luani, se këta janë ca shok të mi, por këta janë për Mesjetën dhe Skënderbeun, jo për Luftën se ata nuk i thirra se janë komunistë.
-Ashtu, po mirë, po i them dy fjalë dhe për Skënderbeun, i tha Doktori.
-Le, le, se janë të qartë për atë, i tha Luani, se po fole ti, gati është një prej këtyre dhe e nxjerr me origjinë nga Puka, nga të parët e tu.
-Nejse, kjo është një ditë historike dhe unë thashë ta ndaj me ju idetë e mia për historinë. Po ju keni të drejtë të shkruani dhe ndonjë mendim tuajin.
-Patjetër, tha Luani i kënaqur, dhe u çua i pari që të mbyllej mbledhja.
? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? :-):-) ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ?
GAZ PAC O MERO BAZE!
Eshte cmendur ai vend!
Se sa merita ka Qemali nuk jam shume i sigurte, por, por, por…. Di qe dha jeten, nuk ishte Oligofren si Kryeministri yne i nderuar, femijet nuk kishte qe te vidhte si Zeni e Argita, dhe ishte Komunist i bute jo vrastar si Kryeministri jone! Qemal Stafa ndryshe nga Sulltani jone nuk kishte aspirata per tu bere mbret!
Ky krieminister eshte njeriu me bajat,me injorant e me i pa pergjegjshem qe mund te kete pasur ndonje here kombi yne.Shiko trapllikun me te madh qe nxori nga goja.Zogu i shpalli lufte Italise nga Anglia??Ku ku nene.Zogu vodhi pare sa i desh trapi ,u arratis nje dite para pushtimit te vendit.dhe atje perkrahu luften per cilirimin e vendit nga pushtuesit.Gallat.ironi apo mutesi eshte kjo deklarate e cila tregon vecse nje mendje te pjerdhur jo te rrjedhur.
O sal , jam ka i ruj delet ne veri kendej ka je edhe ti. O burr po ti po don ta shkruajesh historine njejte si ENVER HOXHA, po leri historianet o burr ta bejne punen e vet, a edhe aty po i shtjen hunt a…. le pash nderen se ja ke kalue edhe shokut Enver.
PO edhe per pavaresi do bejshe cesnure kush me ardh e kush jo. U befasova kur mora vesh se Akademiku Kosovar Rexhep Qosja nuk eshte i ftuar. Nuk eshte qe nuk e meriton por ti je hakmarres dhe personalisht i merre gjerat. Pavaresin se ke pru ti o Sal. Edhe ai Qosja ka pa punue dicka per shqiptarizem. Ti ne ket rast bjen si njeri shume i ult dhe hakmarres qe nuk i lene servilat tu me ftue Rexhep Qosen per 100 Vjetorin e Pavaesise. Kene do ftojesh koke shkencore nga Kosova? ….as lumi Shkelzen nuk te lan me parregullesi qe bene.
Mero bravo qe i kap ne momentin e duhur cmendurite e ketij psikopati qe ka mare aratine e spo e gjen dot rugen nga eshte nisur bashke me nje tufe lolosh qe i bejne beria ketij te rjedhur nga trute e per faj te baba Ram qe polli kete shtaze e te Enverit qe desh ta bente malokun qytetar kete mesjetar ne renje e te mashtrusit ALIA qe na i la ne qafe si puna e litarit te te vdekurit kete moster te felliqur . Po vetem nje pyetje po i bej keti historianit kameleon mire shkaktaret e lnc i gjeti po te 97 si do na i shkruaje historine dhe cilit ishin shkaktaret e furnizuesit e kesaj lufte vlla vrasese pa prezencen e te huajve si ne lnc. Ky MERO VLLAI DO VARENE E AZIZIT QE TI VINE MENTE SE NDRYSHE DO TE NA MARE NE QAFE ME CMENDURITE E TIJ.
injoranca e bashkuar me negativitet rezulton ne nje monster te tille, mjer ne…….
komunist i pashërueshëm, mjeran në kulturë dhe gjithçka. kur rritesh ne mal deri 18 vjec cfar mund te ndryshosh më pas? asgje! madje ndryshon te tjeret, i ben si vetja. kte po ben dhe ky serbi me ne.