Doktori mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Mbledhja nuk ka ndonjë rëndësi, pasi Shqipëria ka dhe kryesinë e radhës së Këshillit të Evropës dhe Doktori këto gjashtë muaj është i pari i vendit atje. Por dy reporterët e Këshillit të Evropës, që mbulojnë Shqipërinë, e thirrën mënjanë për t’i sqaruar për disa çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Interesin më të madh e kishin për Flamurin.
-Kemi dëgjuar që keni emëruar ministër një njeri pa formimin e duhur dhe problematik, i thanë reporterët.
-E keni gabim, i tha Doktori. Ka integritet shumë të lartë. Ai njeri nuk ka ndryshuar kurrë. Është njësoj siç e kam njohur 15 vjet më parë.
-Cili ishte motivi që e zgjodhët ministër?
-Ishte vendi bosh zotëri.
-Kemi lexuar që ka nivel të ulët kulturor…?
-E keni gabim. Ai vjen nga një trevë me tradita të forta folklorike. Të parët e tij janë goranë dhe goranët janë një pasuri e madhe e vendit tim. Jemi këtu në Këshill të Evropës dhe ju duhet të jeni krenar që unë kam zgjedhur një njeri që vjen nga një pakicë kulturore në Shqipëri.
-Po kemi dëgjuar se ai nuk ka personalitet dhe mund të bëjë veprime për të cilat nuk e ndjen veten përgjegjës?
-E keni gabim zotëri. Ai është ministri im dhe ka personalitetin tim, ka besimin tim, natyrisht ka dhe mbështetjen time. Nuk besoj se i duhet ndonjë gjë më shumë për të qenë ministër.
-Ka dyshime se ju e keni emëruar të prekë zgjedhjet në qarkun Kukës dhe Dibër ku synoni të ruani diferencën katër deputetë. Të dhënat tona flasin se 90 për qind e shefave të policisë janë nga këto dy qarqe.
-E keni gabim zotëri, historikisht policat nga Kukësi dhe Dibra janë bë sa herë e kam pasur unë pushtetin. Kjo nuk ka lidhje me emërimin e tij. Ai s’do të luftojë që diferenca në Kukës dhe Dibër të thellohet, kjo është normale. Ai do luftojë për qeverinë e tij.
-Po ai nuk ka as formim profesional…?
-E keni gabim zotëri, asht mjek, ja si unë…
-Qartë, këtë deshëm të thoshim, i tha reporteri. Kalojmë në disa pika të tjera. Është problem në Shqipëri mosndëshkueshmëria e politikanëve të lartë. Dënoni vetëm njerëz të nivelit të ulët, politikanët nuk i prekni.
-E keni gabim zotëri. Sot sapo më njoftuan se gjykata e Tiranës ka dënuar një deputet 50 mijë dollarë. Ashtë dënim shumë i rëndë. Është paga e katër viteve të tij si deputet. Praktikisht është e gjitha pagesa e mandatit të tij. Është dëmi i rëndë dhe i merituem. Unë i falënderova zotërinjtë e gjykatës që u çliruan nga tutela e frikës dhe bënë hapa të mëdha në dënimin e politikanëve të lart. Besoj se kjo traditë do të vazhdojë.
-Aha, nuk e dinim, tha reporteri. Çfarë ministri ishte ky deputeti?
-Jo, asht i opozitës, por asht nga ata që akuzon qeverinë dhe familjen time për korrupsion. E kemi bë shembull, po të duan le të vazhdojnë.
-Kemi dhe një pyetje të fundit, duam të qartësohemi për kryeprokurorin e ri. Cili do të jetë ai?
-Emërimet e fundit e tregojnë fare mirë vendosmërinë e opozitës për të ecur në këtë rrugë. Kemi emëru një president të shkëlqyer, kemi emëruar një ministër të Brendshëm të shkëlqyer, një si ata do të bëjmë dhe kryeprokuror.
Doktori eshte ne buze te gremines. Ai vetem do qe ta shtyjme por ne kemi frike vete nga humnera!
me Flamurin na u mbush mendja top qe lexuesi me i rregullt i Temes eshte Berisha. Po ai shefi i opozites ca m… lexon se na plasi?
Une e pelqej rubriken e gazetes Tema,antena mbrenda familjes,por kur jep gjera jo te verteta,ngelem i zhgenjyer.
Flamuri eshte nga fshati Novosej,fshat ne gor por qe flet 100 perqind Shqip,pra nuk eshte minoritar.Por as goranet vet nuk e njohin veten per minoritar por per Shqiptare.
Meqe eshte permendur Gora ne shkrim,po ju kujtoj se nga Gora kemi patur kryetarin e parlamentit dhe me pas zv kryetar i KM.
Pra qudia nuk eshte se gora paska nxjer nje minister,por qudia eshte se si Sali Berisha po perzgjedh ministrat,ne se doni shkoni ne Gore,rini ca dite atje dhe kur te ktheheni beni nje artikull per Goren.
o arber, goranet nuk jane shqiptare, jane gorane, pakice me prejardhje sllave. Gjuhen origjinale e kane te perafert me bullgarishten, shqip ata flasin por e kane te mesuar.
Dhe nuk eshte “qudia” por “cudia”. Edhe ti paske pak pune per te mesuar shqip.
Po cke mer burre tani qe u bera minister
nga 2 mln Euro pasuri do ta coj ne 20 mln Euro.
Kjo esht llogaria qe behet andej nga Kukes Citi
Dibraneve merru te keqen nuk jane police por i ke te gjithe drejtore
nuk tepelanasata qe jane o me dele o me kapele
Eshte me keq se aq! Nuk e vuri minister te vjedhe zgjedhjet ne Diber e Kukes,po ne te gjithe Shqiperine! Sic ka bere gjithmone!
lereni mulin te beje qejf,se ata te tjeret cfare kane me shume se muli.
HA HA HA ,,,tamam e keni denu nje deputet.
po tja mbaje bytha ndonje tjetri le te hape goje.
se, po se denoje gjykata e dergojme per gjah.