Një telefonatë nga TV Blu Skay i kërkoi presidentit Nishanliu të ishte i ftuar në studion e tyre.
-Patjetër, i tha Nishanliu, me gjithë qejf, por të më falësh se nuk e kam parë TV tuaj.
-S’ka problem, i tha gazetari në telefon. TV jonë është licencuar së fundmi, është lokal dhe kap sinjalin që nga lagjja e sipërme e Paskuqanit deri në Tufinë, dhe nga rrëze e Dajtit deri tek Bregu i Lumit. Jemi të djathtë dhe ju admirojmë.
-Patjetër do vij. i tha Presidenti Nishanliu. Po si mund ta gjejnë këta të gardës studion?
-Ej, futu në Paskuqan, pyet ku e ka shtëpinë Uka, e njeh gjithë lagjja, pastaj ai ju sjell tek ne, se është pak rruga e keqe.
Presidenti i dha fjalën dhe më në fund shkoi në studion e tyre. Pasi doli fotografi me gjithë stafin një për një, të katër vetat që ishin aty, filloi intervista.
Gazetari: Zoti President, do ta fillojmë intervistën fillimisht me disa detaje të jetës suaj private. Po e fillojmë me shkollimin tuaj ushtarak. Pse e zgjodhët këtë degë?
Nishanliu: Bëra çfarë më thanë. Babi më tha do bëhesh oficer dhe u bëra.
Gazetari: Më pas ju u emëruat komandant toge. Pse vendosët të bëheni i tillë?
Nishanliu: Bëra çfarë më thanë. Aty më emëruan, aty shkova.
Gazetari: Jeni përfolur për rolin tuaj në ngjarjet e Shkollës së Bashkuar. Si është e vërteta?
Nishanliu: Bëra çfarë më thanë. Unë jam ushtarak dhe zbatoj vetëm urdhrat. Na urdhëruan ta mbrojmë bustin, e mbrojtëm. Na urdhëruan të tërhiqemi, u tërhoqëm. Unë jam ushtarak dhe si i tillë zbatoj çdo urdhër.
Gazetari: Pastaj ju filluat punë në Ministri të Mbrojtjes… Pse e bëtë këtë ndërrim mbiemri?
Nishanliu: Unë bëra çfarë më thanë ata të shtëpisë. Ata menduan se tani kishin ardhë kohë të reja dhe duhej mbiemër tjetër, ndaj e ndërruam.
Gazetari: A keni pasur që atëherë mustaqe?
Nishanliu: Bëra çfarë më thanë. Shefi imë më tha se një ushtarak në karrierë duhet doemos të ketë mustaqe. I ka pasur dhe gjyshi im, ndaj i mbajta dhe unë.
Gazetari: Kështu i keni pasur gjithmonë?
Nishanliu: Unë në fakt për këtë çështje pyes berberin e lagjes. Ai është i ambientuar me to. Ka një mekanizëm se si i mat sa herë që shkoj qethem. I mat mirë të dy krahët, lartësinë dendësinë dhe i qeth gjithnjë njësoj. Por këtë punë ia kam besuar atij.
Gazetari: A do vazhdoni të mbani mustaqe?
Nishanliu: Patjetër që do vazhdoj. E para nuk ma ka kërkuar askush t’i heq. Edhe zoti Berisha, i cili ka të drejtë të marrë një vendim për pamjen time të jashtme, nuk më ka bërë vërejtje dhe është dakord që unë t’i mbaj mustaqet. E kam pyetur disa herë në konfidencë se mos i mbetet qejfi që vetëm unë kam mustaqe në qeveri dhe më ka thënë nuk ka problem. Shfrytëzoj rastin të theksoj që kjo është dhe një panoramë e dimensionit të tij liberal dhe tolerant që shumë opozitarë të tij nuk ia çmojnë. Po ashtu kam marrë dhe mendime të ndryshme të kolegëve të mi dhe ata janë dakord që unë t’i mbaj. Vetëm zoti Ruli më ka bërë vërejtje dhe më thotë që duhet t’i mbaj dhe pak më të holla rreth 2 centimetra më pak, por nuk ma ka aprovuar as familja, dhe as Doktori nuk është shprehur për nevojën e hollimit të tyre.
Gazetari: Jeni presidenti i katërt me mustaqe i Shqipërisë, pas Ahmet Zogut, Omer Nishanit, Haxhi Lleshit.
Nishanliu: Në fakt jam konsultuar me kryeministrin Berisha për këtë dhe më ka thënë se mustaqet e mia nuk prishin shumë punë pasi janë në formën e Ahmet Zogut. I ngjan pak dhe Omer Nishanit, edhe pse nuk e kemi gjë në fis. Me Haxhi Lleshin nuk besoj se më ngjajnë.
Gazetari: A ka shanse që me marrjen zyrtare të mandatit të bëni ndonjë stilim tek mustaqet?
Nishanliu: Unë nuk bëj asgjë pa u konsultuar me shumicën në pushtet dhe nuk kam ndërmend të hyj me ta në konflikt për mustaqet. Nëse ata janë dakord t’i holloj, do t’i holloj, nëse duan t’i zgjat, do t’i zgjat. Unë kam marrë mandatin e tyre dhe do t’i respektoj ata deri në fund.
Gazetari: Faleminderit.
Pas intervistës Bujari u ngrit dhe kërkoi ta shoqëronin përsëri se nuk gjente dot rrugën për të dal nga studio në rrugën kryesore. Uka e shoqëroi sërish dhe kur iu shfaq kthesa e Kamzës, u sigurua që ishte në rrugën e duhur.
ha ha ha, qesh e ngjesh o Mero djali!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html
Ky eshte Nishanliu,qe nuk gjen dot as rrugen per te dal nga studio.Mirenjohje Antenes,per humorin qe me fal.
Do te me pelqente qe te behej nje perditesim i shprehjes te vjeter popullore : “u zune per mustaqet e Çelos” ne formen : ” e pesuan nga mustaqet e Jarit”…
Humor ne kohe kolere.Faleminderit Meros.
o zoti mero nuk ka lezet me u talle me mustaqet e presidentit(por me qense nuk eshte betuar akoma si president) jarit kemi te drejte me i thane te dhj….sha mustaqet.
mero, po pse nuk e pyeten per masterin fallco?
Per arsye qe tashme edhe kryeredaktori i di, sepse Instituti i Studimeve Europiane as ka e as ka patur lidhje me IRERIE.
Eh, lajmi, lajmi
Z.Bujar Faik Nishani ka qenë student i Shkollës Pasuniversitare për Studime Evropiane ( sot Instituti i Studimeve Evropiane, me VKM 1182), në periudhën e viteve 2004-2006, me numër regjistri themeltar 61, dhe me numër diplome 86.
Z. Bujar Faik Nishani ka përfunduar ciklin e studimeve Master pranë këtij institucioni duke përmbyllur të gjitha detyrimet e tij me mbrojtjen e mikrotezës me titull ; “ NATO, BEP, Traktati i Varshavës dhe BE. Paralelizma, përjashtime apo bashkëpunim”.