Kunati rihap kioskat tek rruga e Toptanëve

7 Qershor 2012, 21:05Antena TEMA

Kioskat e Kunatit u rihapën përsëri. Një re e madhe me tymin e qofteve dhe birra duken që nga larg. Kunati nxori kioskat që ua shiti biznesmenëve në dhjetor dhe tani i ka vënë në punë për llogari të tij. Arsyetimi është Kampionati Evropian i futbollit dhe zgjedhja e presidentit. Në kërkesën që Luli i drejtoi Kunatit, për t’iu lutur që të hapte këtë aktivitet, i radhiti një sërë arsyesh politike të cilat ai duhet t’i ishte parasysh. Ja teksti i letrës.

 

“I dashur Kunat.

Meqë ti je njeriu që më je gjendur gjithmonë në çdo hap të karrierës sime, duhet të mendosh diçka urgjente në këto momente për të tërhequr vëmendjen. Unë mendoj se duhet të hapësh urgjent kioskat tek rruga jote, por këtë radhe vetëm me qofte dhe birra, ndoshta dhe misra të pjekur. Arsyet janë këto.

Dje në darkë më erdhi në shtëpi Fahriu. Kishte javën e rrogave dhe kishte qenë tek Kilja i Postës t’i merrte rrogat e muajit. Kilja nuk ia kishte dhënë pasi i kishte kërkuar që Bujar Leskaj t’i mbyllte një kontroll të shtetit dhe t’i shmangte disa abuzime të rënda që Kilja ka bërë me disa çmime që ka blerë me lek. Kilja i kishte thënë Fahriut në shenjë presioni se kishte takuar Jozefinën dhe ajo ishte e tërbuar. Fahriu më tha se ajo po përgatit në PD një valë goditje kundër nesh si Bashki e dështuar që për një vit s’kena bë asgjë dhe që shiu i parë që ra na mbyti sheshin Skënderbej. Ajo sipas Fahriut është e tërbuar që unë me Ilir Metën e nxorëm nga loja për president. Tani raundet e presidentit po afrohen dhe në rrugën tënde që të çon në parlament do ketë shumë tension. Ndaj është mirë që ta kemi situatën nën kontroll duke hapur kioskat e tua dhe duke mos lejuar grumbullime të dyshimta njerëzish.

Pas Fahriut më erdhi në shtëpi dhe Liri. Ai ishte i kënaqur që ia kish futur Ramës, por më tha se nëse Doktori nuk e mban fjalën që t’i jap Albpetrolin, ai do ikë përsëri. Ti e kupton që atij po nuk i dhe një pazar nuk i ecën muhabeti. Unë ia dhashë fjalën menjëherë dhe ai u çlirua dhe qeshte me të madhe duke përsëritur “ë ë ë, po si ia futëm ë ë ë, i madh ë ë ë, po si ja futëm, si, ë ë ë”… dhe qeshte. Por pas shpërthimeve e pashë se ishte paksa i frikësuar dhe në dilemë. Ndaj është mirë që ky aktivitet të nisë sa më parë që njerëzit të heqin mendjen nga politika.

Një arsye tjetër është dhe kriza ekonomike. Pallatet në Vlorë na kanë ngelë pa mbaruar. Edhe pse erdhi sezoni veror, ato akoma nuk janë bërë gati. Foli me Babi Xhaferin, po ai thotë që na duhen ca lek dhe i japim dorën e fundit. Unë tani mund të kërkoja ndonjë lek me rastin e presidentit, por meqë kjo çështje u zgjidh pa pasur nevojë për pazar, nuk mbledh dot lek. Ndaj është mirë që të bësh një dorë lekësh dhe t’i hedhim tek pallatet në Vlorë. Babi Xhaferi më thotë që kanë dalë mirë dhe nuk bie në sy fare që janë brenda në det, pasi kanë distancën e duhur nga rruga në brendësi të detit. Ma tha dhe Doktori tani kur ishte në Vlorë. Keni bë një punë të mirë me ata pallate, më tha. S’e keni shkelë ligjin. Ligji i urbanistikës që thotë duhet të jenë 100 metra larg detit. Ne e kemi dhjetë metra brenda, nuk na kap ai ligj. Kollozi më dha fjalën që do ta çonte Doktorin në darkë tek tuneli që të mos dukej pallati, po ai e kish pyetur vetë dhe Kollozi ia kish treguar. I tha që nuk ka problem për legalizim se është në det dhe s’ka pronarë. Doktori i kishte dhënë fjalën se do vinte në inaugurim si investim historik në turizëm.

Arsyeja e fundit, por jo aq pa rëndësi, është dhe puna e Baba Mondit të OSBE. Ai njeri duhet mbajtur nën kontroll këto kohë se ai po nuk piu birrë, flet budallaqe. Për mendimin tim rezervoji një tavolinë free në një vend të mirë dhe gjithë çfarë ha e pi aty i ka nga ne. Është mirë të çosh dhe ndonjë vajzë të bukur t’i shërbejë dhe pas birrës së dhjetë ngacmojeni pak të bërtasë ndonjëherë “Rroftë Liri e shtypit”, “Rroftë demokracia” se mund ta ndihmojmë t’i ketë si dokument që ka folur dhe për to, kur ka qenë në Shqipëri, se e kishte bërë leckë kjo e OSBE për shtypin. Kam parë një intervistë të tij që ai pëlqeka dhe gjerat krudo dhe sushin. Merrni ca të tilla, mbajini në një frigorifer aty dhe vërjani para sa herë të vijë.

Me shpresë që këtë punë do ta mbarosh shpejt.

Luli”

Pas kësaj Kunati mori karrotrecat e Bashkisë, shkoi tek parkingu, ngarkoi kioskat e panairit, i vuri në vend të vet, thirri Irfanin, mbushi rrugën me birrë dhe filloi punën. Menaxherja e marketingut sajoi dhe një slogan ku shkruhej: Kush do zgjidhet president? Eja futja me birrë e bëhu vetë!

13 komente në “Kunati rihap kioskat tek rruga e Toptanëve”

  1. lulzim Olldashi says:

    I shemtuari te zoti,,,,vodhi reklamat, taksit speed, plazhet e vlores me pishinat e tij te shemtuara, cdo leke a fond te mundshem qe ka bashkia e tiranes…..i shemtuari me buzeqeshjen me antipatike ne bote eshte sekseri me i madhe i bashkise tr ose administratori i cdo fazllici qe vjen ne shqiperi…..ca turpi o zot. degediseni kete mut ne katundin e tepelenes nga ka ardhur te shpetojme te gjithe.

    1. Elidon Spiro says:

      Rruga e re pedonale “Kioskat e Kunatit”
      Tirane 2012
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/rruga-kioskat-e-kunatit.html

    2. cika says:

      Per pallatet ne Vlore seka fain ai e ka ky kok loqia yne ky mustaqe muti fshatari im Shpetim marhemi qe i dh leje ndertimi.

  2. E i mort dreqi i mort. Tashtina do e detyrojn prape Lymin me honger qofte me birre aty. Hajt mo sjom tu i bojkotue ene ksaj radhe per hater Doktorit.

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Lymo, maj ene nji babane ne dor qe te te njof ene te vi e ta qi ras un 1 birr ty. Shofim neshjet e Europianit bashk. OK!

      1. Pse mre car jom une byznesmen me pi birr jashte orarit t’punes? E kur me i ndjek hallet e forumt t’partise pastaj

  3. aleksandri i madh says:

    Hej milet cfare eshte kjo pedonale? mos eshte kafshe e re ne Tirane. hhahahahahaah

  4. tironci says:

    car keni mer lal. Ky kunati socialist osht. Pse e shani. Edhe Ilir Meta Socialsit osht. EDhe per ket gjo fijin e ka Sal Berisha!

    1. fule.gov.al says:

      Eh mer Ramy… duhet ti mbash ere truve qe ke, per te kuptu se per cfare e ka fajin Sal Birisha.

  5. Adem says:

    70 000 leke te merr Bashkia per nje parkim te gabuar thuaj se shqiptaret e kane rrogen 1000 euro.Ajo te merr per dy minuta nje te treten e rroges mujore. Turp per ta qe duan te mbushin xhepat,ne deri tani nuk po shohim asnje gje ,te gjitha trotuaret dhe rruget e tiranes qe do zbrazeshin te ishin te lira per qytetaret jane zene me kolltuke te lokaleve. le pastaj taksat edhe kesaj rradhe fatura e ujit erdhe me e madhe se heret e tjera. ku je o popull pse nuk ngrihesh per te drejtat e tua po vetem degjon lajme dhe flasim me njeri tjetrin pa na degjuar njeri.

    1. webapp says:

      Perse duhet te parkosh gabim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje