Një ndeshje futbolli mes ekipit të politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të BE në Tiranë ishte planifikuar për t’i dhënë fund aktiviteteve për Muajin e Evropës në Tiranë. Ekipi shqiptar ka kapiten Haxhinasen, kurse ai i BE ambasadorin Sequi.
Problemi i parë që i lindi Haxhinases ishte se Doktori nuk i dërgoi futbollistë në ekipin e vet. Haxhinasja u shqetësua seriozisht. I dërgoi një memo ku theksonte rëndësinë e të qenit të deputetëve të PD-së në ekipin e tij, por Doktori nuk i ktheu përgjigje fare. I shqetësuar, Haxhinasja po e përjetonte këtë si një krizë të marrëdhënieve të tij me Doktorin. Lëvizjet e fundit të LSI kishin krijuar shumë probleme, por Haxhinasja nuk donte që problemet të përplaseshin tek ai.
Nuk dinte kë të thërriste në ndihmë. Ia shpjegoi hallin Ilirit.
-S’ka problem flori, tha Iliri. I them unë Nar Kokës, gjen ai ndonjë nga PD-ja, pimë një kafe dhe e rregullojmë.
Ashtu u bë. Nari filloi nga puna. Mori në telefon Palokën.
-O Edo, o vëlla, po ça keni mo burrë që nuk luani me këtë Haxhinasen, është alamet djali, mos e shikoni se tall trapin Meta e thotë do ta bej president. O çun i mire. O pak b..q.., po s’ke ça bo. Sa i modh je, sa mirë ia bone atij Kol Ballës në parlament sot që i përmende kollaren. E ka hëngër kollaren, ai dgjo mua, dgjo vëllain ti se ma ka thonë Meta, ka thonë ai i gjati.
-Po pthe o, unë e kam në dorë të bëj ekipin e Haxhinases? Lem rehat o Nari.
-Mirë vëlla, s’ka problem, i tha Nari dhe mori Haxhinasen.
-Fola me atë Palokën dhe ia dhjeva fare. I thashë na duhen nja tre- katër Paloqe si ty në ekip. Po ç’ke o burrë, tha, që më flet si Nano dikur. I thashë shkërdhatë, mbylle gojën, mos ma sha Nanon se vij të q… në b… U dhje fare. Ik o pallë, i thashë. Ça më kujto mu ti, se jam ushtar i Jozit si ty. Ik o legen, i thashë. Unë flas me Doktorin vetë, ja i them Metës na ul për kafe e na jep tre- katër emra. U dhje qafsha plakën.
-Po si do t’ia bëjmë konkretisht, i tha Haxhinasja.
-Mos ça kokë o burrë se flas unë me dikë nga Doktori dhe i dërgon.
Haxhinasja ishte ende në makth. Ora e ndeshjes po afronte dhe njerëzit e Doktorit nuk po vinin. Më në fund e merr në telefon Gjergj Lezhja.
-Ne të PD po futemi në ekipin e Bashkimit Evropian, i tha. Unë, Qukapi dhe Bardh Spahia. Më vjen keq po plotësoje me këta të Bamirit dhe të Ramës listën. S’kena punë me ju. Doktori u nxeh shumë kur i thashë që mund të futemi në ekip me ju. Në asnjë mënyrë, tha. Në Muajin e Evropës duhet me qenë me Evropën.
-Po Nari foli me, ju e pyeti Haxhinasja me gjysëm zëri.
-Me mua për herë të fundit ka folur në qeli kur isha zëvendësministër i Brendshëm, tha Lezhja.
-Po pyet Palokën mos ka folë me atë, i tha Haxhinasja, se atë kishte shok.
-Shokët e Palokës i njoh vetëm kur u shkon në varrim, i tha Lezhja.
Haxhinasja u mërzit edhe më shumë që e kish tallë Nari. Meqë koha nuk premtoi, bëri me urgjencë ekipin e vet.
Problemi më i madh ishte se OSBE nuk mori përsipër arbitrin, pasi lojtarët më të mirë, ata të Doktorit, shkuan ne ekipin e BE dhe OSBE nuk donte të kishte konflikt interesi. U ra dakord që pavarësisht rezultatit, raporti përfundimtar për ndeshjen do dorëzohej pas zgjedhjes së presidentit që të mos ndikoheshin negociatat.
Kjo e lehtësoi sadopak Haxhinasen nga emocionet dhe iu rrit siguria për të hyrë në fushë. Aty përveç kamerave zyrtare pa dhe kameramanin e kryeministrit që filmonte.
-Po ai çfarë do, i tha Lezhjes.
-Lëre atë tha se po nuk na duhet filmimi, e zhdukim. Është kameramani i 21 Janarit. E ka dërgu Doktori.
Familja e lumtur Berisha. baca asht i xanun me zgjedhjen e presidentit:p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/childrens-day-erishajt.html
mos na ngatroni .ky njeriu a quhet haxhi pordha?
Po Nexhmie Topalli me cilin ekip do te luaje?
Topalli tani eshte masazhatore !!! E vune nje here me lujt futoll me ekipin si portiere po i hapte shume komet dhe …nji e dy .. e hante per shalesh..