Haxhinasja ka marr prej sot drejtimin e Evropës. Çelësat ia ka dorëzuar në Strasburg, ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Hejg. Të dy homologët kanë mbajtur dhe fjalën e rastit para auditorit në Strasburg ku bëhet ceremonia e ndërrimit të Presidencës.
I pari e mori fjalën zoti Hejg.
-Më lejoni t’iu uroj suksese në drejtimin e Presidencës së Këshillit të Evropës, i tha Hejg. Ky institucion ka lindur nga nevoja për një Evropë më të lirë, më demokratike, dhe më të sigurt. Ai lindi nga nevoja për zgjedhje të lira, për liri politike, për të drejtën e fjalës dhe protestës, dhe mbi të gjitha për një shoqëri të drejtë… Shpresoj se vendi juaj, i cili ka vuajtur për këto gjëra, do ta çojë përpara me drejtimin e tij këtë institucion.
Pastaj e mori fjalën Haxhinasja.
-Sot është një ditë historike për popullin shqiptar, për LSI dhe për mua personalisht. 17 vjet më parë, kur ne u bëmë anëtarë të Këshillit të Evropës, nuk e kishim menduar që do të vinte dita të ishim dhe në krye të tij. Më lejoni shkurtimisht të parashtroj konceptin tim për drejtimin e Evropës në këto gjashtë muaj.
Së pari, ne vijmë nga një qeveri, e cila quhet qeveri e integrimit dhe për këtë arsye motoja që do e udhëheqë presidencën shqiptare do jetë “Të bashkuar në diversitet”. Kjo do të thotë që puna jonë do të fillojë me selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg. Meqë jemi vend i vogël, por jemi në krye të presidencës, ne do të kërkojmë vendet tona të punës në administratën e Këshillit të Evropës. Në traditën e partisë sime është që të marrë 20 për qind të administratës, 4 poste ministrash e përkthyer këtu, katër poste institucionesh të rëndësishme divizionesh, 8 poste të dorës së dytë dhe 40 drejtori. Hapja e vendeve do të bëhet përmes një konkursi të paanshëm ku do të testohen aftësitë e zyrtareve aktualë në raport me Shqipërinë dhe vende të tjera të vogla të Evropës. Ata që do të humbasin testin do tu lënë vendin të tjerëve. Qysh tani po ua them se sipas të dhënave tona, 20 për qind e tyre do të humbasin testin. Kjo e forcon moton tonë “të bashkuar në diversitet”.
Së dyti, kjo moto na shoqëron ne dhe në punën tonë në Tirana. Ne jemi në një qeveri me Partinë Demokratike, por kjo nuk do të thotë se jemi të njëjtë. Partia jonë është më aktive, më luftarake dhe më prezent në poste kyçe delikate ku ke të bësh me paret apo probleme të tjera antikorrupsion. Ne u kemi vënë gjoksin këtyre punëve në Shqipëri dhe jemi të gatshëm tua vëmë gjoksin dhe këtu në Strasburg. Brenda këtij kuadri do të shikojmë dhe mbylljen e disa misioneve faktmbledhës për demokracinë në vende si Shqipëria, Azerbajxhani apo Kazakistani, të cilat tentojnë të trazojnë punët në ato vende duke raportuar për gjoja mungesë demokracie apo mungesë zgjedhjesh të lira, apo vrasje demonstruesish siç është rasti i Shqipërisë.
Së treti, desha të theksoj objektivin tonë për të reformuar Gjykatën e Strasburgut. Kjo gjykatë e ka tepruar me vendimet që jep kundër qeverisë. Dhjetëra qytetarë shqiptarë po fitojnë gjyqet kundër nesh dhe po na kërkojnë që dhe tua paguajmë dëmshpërblimet. Kjo na shton dyshimet se në këtë vend, sidomos në këtë Gjykatë, ka korrupsion dhe ndahen lekët mes gjyqtarëve dhe qytetarëve. Në Shqipëri ne kemi një traditë të mirë dhe të shëndoshë që një zyrtar i lartë i shtetit nuk humbet kurrë gjyq në një gjykatë. Ne jemi të vendosur ta eksportojmë këtë traditë edhe këtu, në Gjykatën Evropiane të Strasburgut si një përvojë origjinale me vlerë që i shërben shumë stabilitetit në Evropë. Për këtë kemi menduar të sjellim një grup ekspertësh nga Shqipëria të asistojnë këtë Gjykatë dhe të japin përvojën e tyre si mbrohet shteti përballë qytetarëve në shume raste. Po të jetë nevoja, jemi të gatshëm të biem dhe tre ekspertët që kohët e fundit fituan një gjyq në Tiranë në mbrojte të kryetarit të partisë sime.
Së fundi, shpresoj që kryesia e radhës të shërbejë për të vendosur marrëdhënie të mira dhe me medien evropiane, e cila na ka parë me sy kritik. Shpresoj të na jepet rasti të njohim nga afër pronarët e medieve, të bisedojmë për reklamat që mund tu japim në emër të Këshillit të Evropës, por dhe për okazione që ata mund të kenë për të bërë biznese në Shqipëri. Është interesante sikur pronarët e medieve në Evropë të shikonin mundësinë të merrnin licencë për hidrocentrale, për krom, apo tenderë të ndryshëm rrugësh në Shqipëri, për të parë nga afër se sa ngusht punon pushteti atje me medien. Shpresoj që këtë përvojë ta transmetojmë dhe këtu dhe t’i japim fund një herë e mirë traditës së gazetarisë që nxin realitetin dhe fut hundët në punët e qeverisë.
Faleminderit zoti Hejg për stafetën që na dorëzuat. Ne e dimë që po e marrim ketë drejtim në një kohë të vështirë, kur Evropa gjendet në buzë të greminës, por ju siguroj se do ta çojmë atë një hap përpara.
Harruat 7% z. Haxhinasto!
Kush me ndihmon dot duke me thene se si shkruhet: Haxhiqamili apo Haxhi Qamili? Po ashtu edhe Haxhinasto apo Haxhi Nasto? Se po qe se shkruhen bashke, qenkan te se njejtes specie, asaj te Haxhillesheve.
Pah, ç’shkrim ?! Fantazi e stilit gogolian, me t’u dridh k’misha n’shtat… Ironi therese, grotesk i vertete. Ku paska ken ky fare shkrimtaruci qe i ka lidh kaq bukur ngjarjet me Shqipnin?! Ai, shkruesi, n’vend me u gezue per drejtimin e Presidences Evropiane nga nji shqiptar, ironizon. Kur s’duem vehten, kush me na dasht?! S’ka thane kot i madhi F. Konica se armiku ma i rrezikshem i shqiptareve, jane vete shqiptaret.
hahaha bukur fort…shqiperija e Haxhiqamilit, Sali Berisha, do te kryesoje Presidencen e BE-se ,nepermjet burit te shquar Haxhinastja…C far koincidence….
Haxhi-pordha i Presidences se Keshillit te Europes,ha ha ha ha,,,,,,
Epo te kesh M.Jashtem dhe Haxhinasen eshte me vra veten me pistolete uji. Turp, turp….. Na felliqen gjithandej, mire qe cdo gje eshte qelbur por te pakten M.Jashtem qe na perfaqeson ne bote te paktem ta kishim tamam dhe jo si ky matrapazi qe vetem leke me falni EURO, do !!! Po pse pak individ te sakte kemi ??????
Ai që ka bërë këtë shkrim do të më paguaj dëmin që më ka bërë nga e qeshura (mirë që nuk kish këtu ndonjë kamer) besoj Merua do më dëmshpërblejë. Uf çfarë ironie therëse! Bravo, kështu e duan këta ksulhunj!
sa pordhe qe ka haxhiu i nastes. hajt degjoja pordhet per 6 muaj tani…
Ti Blini, shko dhe bli ndonje gje….
Mos na bej nacionalistin tani…. ne krye te KE e meriton te jete Shqiperia per keto 6 muaj por jo me palaco si Haxhinasto dhe qelbesira LSI. Kujt ja merrte mendja qe Mond thuq – thuqi (MEQE RA FJALA I DASHURI I ARTA DADES NE FAKULTET-ISH PEDAGOGES SE VET)qe ka bere kurs per te foluren ne moshe madhore do behej Zv/Kryeminister dhe minister i jashtem. O Zot, o Berishe, cfare na ke bere?!!!!
Para se te fillosh me gjykaten e strasburgut fillo njehere me gjykaten tone ne Tirane qe po qelbet nga era e korupsionit.
Strasburgu e di mire se cfare mafiozesh dhe sa lek i madh leviz ne gjykatat shqiptare …mos ja qall hallet atyre por njerzve te thjeshte hallexhinj ne Shqiperi qe vijne verdalle me vite te tera per nje proces banal …
U pordh kjo pune.
E keshtu eshte bota me radhe kur te hyje ne salle Haxhinanaja te tjeret me te drejte dote thone tani kush mban ere fendet e ketij se pordhet sja degjon njeri me ate surat e goje qe ka
Meso te shkruash se le nam!
Tani ka per te pjerdhur ne La-minor pa sordino…Haxhi-na-sje(ll)-Pordha
Pse si nxirrni mesazhet e njerzve? Sa turp!! Ha ha! Me duket se i paskeni shkruar te gjitha vet