Gjatë Festës së Abetares në Prizren, ku u promovua dhe abetarja “patriotike”, Flamuri kishte menduar dhe një skenar të vogël për të prodhuar një ngjarje emocionale. Dy fëmijë, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova, do lexonin para Doktorit abetaren në çdo faqe që ta hapte ai. Kështu erdhi dhe momenti emocional. Doktori dhe Hashimi u ulën në tavolinën e mësuesit dhe dy nxënësit u ulën përballë tyre. Doktori do pyeste nxënësin nga Shqipëria të lexonte germat, kurse nxënësi nga Kosova të shpjegonte figurat.
Doktori e hapi abetaren nga fillimi dhe ajo u hap tek germa D.
-Ma lexo pak, i tha Doktori nxënësit nga Shqipëria.
-D e madhe e shtypit, d e vogël e shtypit.
-Shumë mirë, i tha Doktori. Ti tjetri tani, çfarë është kjo figura?
-Patëlxhan xhaxhi Berisha, iu përgjigj nxënësi nga Kosova. Kshtu i thotë mama ime.
Flamuri qeshi, kurse Hashimi qëndroi serioz.
-Mirë e ka, e ka gjetë, tha, ç’ka ka me qesh ktu?
-I thonë domate, tha Flamuri.
-Ani, na patëlxhan i thona, s’ka problem.
-Nejse, meqë është abetare e përbashkët, tha Flamuri, mirë është me i thënë njësoj.
-Gabim e keni, i tha Hashimi, krejt na e dijmë që kjo patëlxhan është.
-S’ka problem, tha Berisha, vazhdojmë me germën tjetër. Jemi tek germa K. Fillo lexoje, i tha nxënësit nga Shqipëria.
-K e madhe e shtypit, k e vogël e shtypit …
-OK, vazhdo ti, i tha nxënësit nga Kosova, na thuaj çfarë është kjo figura?
-Patika, tha nxënësi nga Kosova.
Flamuri qeshi përsëri.
-Ca u ka gjet me kesh me çdo fjalë të djalit, i tha Hashimi. Patika janë. Krejt e dina që patika janë.
-S’ka problem, tha Doktori, se e korrigjon më vonë. Kjo është datë historike dhe kjo abetare ka me bë histori. Vazhdojmë me germën tjetër. Ja ku u hap abetarja tek germa P. Na e lexo pak, i tha nxënësit nga Shqipëria.
-P e madhe e shtypit, p e vogël e shtypit…
-OK, hë, si i thoni ju kësaj figurës, iu drejtua nxënësit nga Kosova?
-Farmerka, i tha nxënësi nga Kosova.
Plasi përsëri e qeshura nga grupi i Flamurit. Thaçi u bë krejt nervoz.
-Ça po keni me kalamanin, krejt në rregull e ka. Krejt Kosova farmerka u thotë, ju po i thoni pantolla, po ani njësoj është. Mirë e ka djali.
-S’ka problem, i tha Doktori vazhdojmë me një germë tjetër. Shkojmë tek germa S.
-S e madhe e shtypit, s e vogël e shtypit…, lexoi nxënësi nga Shqipëria.
-Shporetiiii, tha gjithë nervozizëm nxënësi nga Kosova, që tani ishte i sigurt që kish qëllu në shenjë.
-Jo, soba, bërtiti nxënësi nga Shqipëria.
-Çka po thu or ti, i tha nxënësi nga Kosova. Soba asht dhoma ku mblidhen burrat, aty ku thërret gjyshi im krejt pleqtë e katundit.
-Ti ej budallë, i tha nxënësi nga Tirana. Soba është ajo që ngrohemi me dru. Hahaha si qenka dhoma e gjyshit.
Nxënësi nga Kosova u mërzit dhe mbylli abetaren.
Ndërhyri më në fund i zoti i abetares. Ai po vdiste t’i binte në sy Doktorit për atë që kish bërë.
-Mos u mërzisni, tha. E kam dhe një pyetje dhe e mbyllim. Meqë u ngatërruat me germën S, po u bëj një pyetje alternative për germën S. Po u tregoj një personalitet me germën S. Është një udhëheqës që mbledh qindra- mijëra njerëz në shesh dhe ngre peshë njerëzit kur flet… Në fotografi ndërkohë ishte një burrë shtatmadh, me fytyrë të egërsuar, me dy gishta lart para mijëra vetëve.
-Kush është sipas teje, e pyeti nxënësin nga Kosova.
Të gjithë po rrinin të ngrirë a do ta gjente. Nxënësi i nguli sytë fotografisë, shikonte turmën e njerëzve të egërsuar, gishtat lart të atij burrit dhe tha:
-Shkau…
-Po me S të thamë, jo me SH, ndërhyri Hashimi që u zu ngushtë.
Doktori bëri sikur nuk e dëgjoi, ndërsa Flamuri iu turr hartuesit të abetares.
-Ja keni fut kot, tha. Asnjë germë nuk njohu ai nxënësi. Do ta anulojmë tenderin, do bëjmë tjetër.
Jua solla abetaren femije te dashtun, ashtu sic ju solla kushtetuten …
shkau eshte me shpirt saliu. ne fakt eshte buri i shkines
ju te gazetes tema , ja filluat me fyrje menjeher ,qa kujtoni ju se do te arrini me me kto hajgare pa krip ,
i thoni vetes goxha medium ju lutem lereni kto shaka,
perpara se te korigjoni te tjeret ,merruni me veten
meqe jemi tek fjalet e cuditshme, c’do te thote “hajgare” ???
Hajgare do të thotë të bësh humor.
per ty o Kosova-Loqe,
Berisha-Thaçi, a po e ndajnë Shqipërinë nga shqiptarët… ?!
Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, dhe Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, u puqën bashkë në ditën e Abetares, por edhe në ditën kur në Tiranë ishte një protestë Gay e mbështetur nga ndërkombëtarët. Mbase kryeministri shqiptar zgjodhi largimin për t’iu shmangur efektit anti-elektoral që mund të prodhohej si mbështetës i këtij grupimi devijues, por kur myslimanët dhe “Ekrem Huri” kishin paralajmëruar anti-protesta. Ajo që ra në sy Ditën e Abetares në Prizren të Kosovës, edhe pse nuk ka shumë nevojë [asi abetarja shqip është, ishte mungesa e përfaqësuesve të opozitës për të disatën herë dhe e presidentit të Republikës, Bamir Topi. Ky i fundit gjendet në SHBA në takimin e OKB-së, por fare mirë mund ta kishte marrë një ftesë. Përkundër këtij fenomeni po ndodh diçka e çuditshme në politikën dhe shpëlarjen e trurit ndaj shqiptarëve. Ndarja e madhe që po prodhon dyshja Berisha-Thaçi. Dhe faktet janë kokëforta më shumë se kurrë. Pothuajse në çdo inaugurim dhe takim të zhvilluar, kjo dyshe ka injoruar me prepotencë provinciale e fshatareske krerët e shtetit dhe mungesë respekti të theksuar ndaj opzozitës. Këta dy faktorë së bashku përbëjnë në efekt elektoral mbi gjysmën e shqiptarëve. Dhe faktet janë kokëforta. Përveç ditës së djeshme të Abetares, dyshja Thaçi-Berisha, me garniturën apo qershinë mbi tortë se fundmi, presidenten Jahjaga, janë parë së bashku pa Topin në shumë raste. Përurimi i tunelit të Kalimashit, përurimi i “përfundimit” të Rrugës së Kombit në Shqipëri, efekt elektoral zgjedhjet e 2009, prezent edhe Erdogan. Fillimi i Rrugës Kosovë-Merdare, inaugurimi i ambasadës së Kosovës në Tiranë këtë fillimviti, prezente dhe Jahjaga, por jo Topi (ftesa e munguar), inaugurimi i rrugës së re “Ibrahim Rrugova” në Tiranë, (megjithëse ekzistonte një e tillë më parë), festimet e themelimit të shoqatës “Vatra” dhe më skandalozja, festimi i “Besëlidhjes së Lezhës”, marrin pjesë drejtues kosovarë, por mungon Topi !. Në të gjitha rastet e mësipërme presidenti Topi ka munguar. Arsyetimi është lidhur me politikën, por de juro ai është President dhe kjo sjellje ka qenë një puç shtetëror. Analistë dhe media kanë heshtur, vetëm një pakicë e ka denoncuar (përfshi agjencinë AMA). Të tjerët heshtën duke e ditur se çfarë fundi të frikshëm mund të sjellë kjo situatë. Parashikimet janë ogurzeza, pasi dyshja Berisha-Thaçi me sjelljen e tyre po promovojnë një skenar të tipit Kore e Jugut-Kore e Veriut dhe Vietnam i Veriut-Vietnam i Jugut…….
kosova, ti mos u merzit se mero nuk ka gje as me kosovaret as me dialektin e tyre (nje pjese e mire e Veriut te Shqiperise perdore te njejtat fjale me ato qe jane perdore me lart nga nxenesi kosovar). KJo eshte satire qe satirizon dy lideret tane te “patriote te medhenj”.
Bravo Meros se i qellon bukur, eshte i gjithanshem.
@kosova
Të kujtosh këto budallallëqe vërtetë është për të “qa”.
o burra nje pyetje kam une.Nga 37 deri ne 2004 te pakten kane mesu alfabetin e shqipes per 67 vjet me abetaren e nderume te Kole Xhumarit.Kush jane kto palaco qe bajne lojna politike me abc,keto debila qe per nje foto oportuniteti arrijne me shk…filizen e shkollimit te femijeve te kombit?Po ktyre autoreve su vjen turp?ah medet s’me vjen te shkruaj ma
…nc nc nc nc !!!
o turpi i botes, ju qe e keni botuar e me pak ai qe e shkroi, si sju vjen turp, shikoheni ne pasqyre … !!!
ABETARJA behet qe femijet shqiptar te mesojne drejt si i thuhet Patligjanit/domates, dredhezes/luleshtrydhes, dhe majmuneve sic jeni ju !!!!!
Mire e ke ti or zotri po Abetaria te behet nga njeres te fushes dhe te pa varur menderisht e fizikisht nga politika e pa pergjegjshme dhe anti patriotike e tyre. Ne Abetare mesohen shkronjat dhe fjalet e bukura te popullit e jo brockullat e tyre .Per kete bravo i qofte Temes e Mero Bazes per humorin e satiren qe ben me keta dy dordolece te tokes shqiptare
Bukur…, sa dhe e vertete…
Karragjozlleqe!Fyerje per dialektet shqiptare.Keto fjale perdoren dhe ne Shkoder.Humor banal dhe fyes per dialktet shqiptare,qe gjithsesi jane shume te aferta ,krahasuar me ato te gjuheve te tjera(psh italiane)
ore ju kosavaret pse e mbroni kaq shume saliun se eshte geg se eshte mysliman ky nuk eshte patriotizem .ne nuk trazohemi ne politikan tuaj jane hallet tuaja dhe ju i zgjidhni vet.sikur thaci ti japi tokat shqipetarve serbeve cfare do thonit ju.une prandaj nuk e dua salen tokat e stergjyshit e gjyshit tim ja ka dhene grekeve tani do ju japi dhe tapi prandaj na lini rehat ne hallet tona.ne duam qe greku tu japi cameve tokat ndersa shqipetar me ligjin7501 u jep toka grekeve, tokat e tona qe i kemi trashigimi brez pas brezi.
post i ri ne qivirine shqiptare perkthyes shqip-shqip nga koqevarishtja ne shqip dmth, se keta ate qe thone vetem vete e marrin vesh.