Dita e Evropës u vendos të festohet përmes një maratone titulluar “Të vrapojmë drejt Evropës”. Kunati i Lulit mori masat që Luli të mos vraponte me këmbë, por me biçikletë, pasi kështu do të kishte mundësi të ishte i pari. Ambasadori Sekui iu bashkua turmës së njerëzve që do të vraponin. Por pasi startoi maratona, të gjithë u çuditën se si Luli, edhe pse me biçikletë, ngeli sërish në fund.
I pari që e mori në telefon ishte Doktori.
-Luli, na ke dëmtu shumë me atë maratonën, i tha. Kur nuk je në gjende të dalësh i pari, ma mirë mos me i hy një gare. Po të duhej arbitër më thoshe, Ristani pa punë është, por nuk ka kuptim që ti të dalësh i fundit.
-Jo Doktor, nuk ishte punë arbitri, por nuk më hapnin rrugën njerëzit, se kishin hapur fjalë se kush do dalë i pari, do marr leje qëndrimi në Evropë dhe u turrën të gjithë. Pastaj isha duke folur në telefon disa herë dhe u vonova.
-Ke ba shumë gabim. Nejse, të mos përsëritet më.
Pas maratonës ambasadori Sekui ju afrua i pezmatuar.
-Shpresoja të dilje i pari, i tha. Nuk është mesazh i mirë për qeverinë.
-E di, por më mori Ilir Meta në telefon, i tha Luli. Është i shqetësuar se zoti Berisha nuk do të takojë zotin Rama për presidentin.
-Po ti çfarë i the?
-Nuk di se nuk kam folë me Doktorin për këtë gjë. Duhet ta pyes një herë, se kam frikë se mendon se unë nuk dua të zgjidhet Jozi.
-Po ju doni në fakt?
-Patjetër që dua atë që do Doktori. Por puna është që Meta të mos mërzitet. Po me sa di unë Doktori nuk do ta takojë Ramën. Do dërgojë Fatos Bejën në takim.
-Çudi e madhe, tha ambasadori Sekui. Ç’janë këta të panjohur që duan të bëhen president? Të futen të paktën një herë në Big Brother t’i njohë Shqipëria.
-E drejtë është, tha Luli, por atje nuk lejohen telefonat dhe këta tanët nuk ka kush i udhëzon.
I fundit iu afrua Kunati.
-Më ka marrë një njeri me emrin Nari disa herë, i tha.
-Kush është Nari, i tha Luli.
-Nari është një nga Durrësi. Ka qenë mik i Nanos, tani është i Metës. Më tha “vetëm këtë Lulin nuk njoh nga PD-ja. Më ka thënë Meta fjalë të mira, du me pi një kafe. Nuk më erdhi mirë që doli i fundit në garë”, më tha.
-I thashë s’ka problem se e kemi lojë. Duam që të dalë i fundit të bëjmë sikur dalin këta të LSI të parët se pastaj bëhemi prapë bashkë. Po pastaj ai filloi të flasë me fjalë të pista, përmendte vazhdimsiht b… dhe unë e mora për provokim.
-Nejse, duhen dëgjuar njerëzit deri në fund, i tha Luli. Mos është ky i ngjalës në Gji të Lalzit?
-Ai është më duket, se më thoshte “ngjala që hëngri Meta me Ramën ishte 70 cm e gjatë”. Kush e bën 71 cm, ia fut në b… atij tjetrit.
Ka komando, por ka edhe telekomando! Lulezo lulja eme,Bosha asht telekomando. Kudo ku ka shkue e ka kry misionin e vet te piste: Vodhi rrugen e Lulit, 21 janarin, zgjedhjet ne Tirane, bashkine ja ka dhan kunatit!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/luli-i-partise-luli-i-bashkise.html
saliu tentoi te mesonte bicikleten qe te dilte ne bulevard me avziun.
vjet kur e kerkuan tha qe jam i semure nuk tregoi qe nuk di ta ngase
plak njeri nuk mesohet bicikleta 70 vjec