Prokuroria italiane mori dje në pyetje Renzo Bossi-n, djalin e Umberto Bossi-t, pasi gjetën diplomën e tij shqiptare. Renzo shkoi i qetë në zyrën e prokurorit dhe iu përgjigj pyetjeve.
Prokurori: Kur keni shkuar për herë të parë në Shqipëri?
Renzo: Në vitin 2009.
Prokurori: Pse zgjodhët Shqipërinë për t’u diplomuar?
Renzo: Kisha probleme të forta politike këtu. Nga inati i babit, që kërkon ndarjen e Italisë, mësuesit më ngelnin në klasë. Shumë nga ata ishin me ide liberale dhe urrenin babin tim që është federalist dhe që ka idenë fikse se në Romë janë të gjithë hajdutë që vjedhin veriun e pasur.
Prokurori: Po pse nuk keni denoncuar mësuesit që kishin sjellje politike ndaj teje?
Renzo: Nuk kisha ku të denoncoja. Në Drejtori të Arsimit ishte një i Polit të Lirisë së Berluskonit, ai e ka inat babin. Ai inspektori që mbulonte shkollën tonë ishte i Partisë së Finit dhe ata janë të tërbuar me babin që nuk i mbështeti atëherë kur dolën nga qeveria. Drejtori i shkollës është i Kazinit, një katolik i çmendur që predikon paqe dhe bashkëjetesë dhe më urren mua prej babit. Mësuesi kujdestar ishte i partisë së Butiliones, dhe atë e ka rrafë njëherë babi në korridor të parlamentit…
Prokurori: Dakord, dakord, nuk është e ndaluar të shkonit në Shqipëri. Po pse ua ka paguar shkollën babi nga lekët e partisë?
Renzo: Po ju e dini që babi im e ka të lidhur jetën me partinë dhe gjithë pasuritë e tij i ka shkrirë në parti. Kështu që çdo gjë jona është në parti dhe çdo gjë e partisë është dhe e jona.
Prokurori: Ç’mendon babi yt për shqiptarët se ai në përgjithësi nuk i do të huajt?
Renzo: Jo, e keni gabim. Babi im thotë që nuk ka gjë me të huajt, as me shqiptarët, thjesht nuk i do në Itali. Atje ku janë, s’ka problem. Ai na ka mësuar që të vegjël se më mirë të shkosh në Shqipëri se në Jug të Italisë, që jetojnë me paret e Veriut.
Prokurori: Po përse të shërben kjo diplomë në Itali, pasi këtu ka plot universitete prestigjioze?
Renzo: Një shoku i babit më kish gjetur një punë tek një ndërmarrje shtetërore, një si punë menaxheri, rroga ishte e lartë, por duhej diploma për administrim- biznes. Babi më ka thënë që diplomat e Jugut nuk bëjnë, as këto tonat se janë të politizuara dhe vendosa të marr një diplomë të pastër. U futa në Google, kërkova fjalën “pastër” italisht, dhe pashë që në Shqipëri kishte një universitet me emër të ngjashëm, Kristal, dhe shkova e mora atje.
Prokurori: Si ishte Universiteti, a të pëlqeu?
Renzo: Po, shumë. Kishte dhe 100 italianë të tjerë, vajza shumë të bukua dhe të dashura, pedagogë shumë të mirë, kushte shumë të mira…
Prokurori: A do t’ia ktheni lekët partisë që ka paguar për shkollimin tuaj?
Renzo: Do t’ia shpërblej me punë. Tani jemi thuajse në prag të fushatës elektorale dhe unë do të punoj vullnetarisht që babi im të rikthehet në krye të partisë për të mirën e saj.
Prokurori: Nga njohuritë tuaja për Shqipërinë, kush është President i Republikës dhe kryeministër i Shqipërisë.
Renzo: Më duket se atje kishte vetëm një post dhe ishte ky Sali Berisha. Ai më duket i bënte të gjitha punët. Ishte nga Veriu dhe dihet që Veriu është gjithmonë më i zhvilluar se Jugu dhe ai në të gjitha postet kishte vënë njerëz nga Veriu. Dhe tek Universiteti ku isha unë kishte shumë njerëz nga Veriu i pasur dhe i zhvilluar, që merrnin diplomat pasi i lusnin për vende pune. Kjo më dha shumë shpresë që dhe në Itali do gjeja punë, se siç dihet ne jemi nga Veriu i zhvilluar dhe i pasur.
na degjenerove o renzo se ne te gjithe me diploma kristali jemi….dhe sa e ke pare ti kristalin e kemi pare edhe ne!
edhe ky Bosi i Italise duhet te jete nga vucidoli i vucidolovicit hhhaahhahahhhhahahahh
“Renzo: Më duket se atje kishte vetëm një post dhe ishte ky Sali Berisha. Ai më duket i bënte të gjitha punët. Ishte nga Veriu dhe dihet që Veriu është gjithmonë më i zhvilluar se Jugu dhe ai në të gjitha postet kishte vënë njerëz nga Veriu. Dhe tek Universiteti ku isha unë kishte shumë njerëz nga Veriu i pasur dhe i zhvilluar, që merrnin diplomat pasi i lusnin për vende pune. Kjo më dha shumë shpresë që dhe në Itali do gjeja punë, se siç dihet ne jemi nga Veriu i zhvilluar dhe i pasur.”
Gallat e madhe ky perfundim i Renzo-s.”Veriu më i zhvilluar se jugu”.po ky na del edhe “demokrat blu nga veriu”mor illi saliut.Pika që nuk i bie rektorit,pedagogëve dhe gjithë rracës së mashtrusëve me emrat e universiteteve te tyre.pika qeverisë që lejon deformimin monstruoz të arsimit të lart në Shqipëri,Turp.
Na hapi pune ky shejtani italian, rrezikohet te nisin hetimet dhe me verifikojne diplomen mua.
hahaha jeni te medhenj me artikuj te tille..
RamPalloi Mos gjuj lloqe nga twitter, po te kerkoje interpelance per skandalin e njohur te Universiteteve
(celula te VRASJES se Arsimit Shqiptar, qe saliu I shpellave pergatitet T’u jape edhe pare; sak, qe Ta beje Toke te Mafies Serbe ket vend, ket Mision ka)
Te pergjigjet min. Arsimit, kryeministr/i kryemriminel, ProkuroriaPergj.
CFARe kan Bo dhe do bojne per kete veprimtari antishqiptare; saliKellira le ta analizoje ne kuadrin e 100vjetorit…se e ka ne qef te modh …
kurse ne presim… edvintwiterPallen te na boj te rradhes: ci -ciiiiiiiii,
Kaq ka Rilindas Vizionari yne!….
O milet,
Fajin Nuk na e ka saliiiiiiiiiiiiuu!!!
saliu per dite gjun me nje belagji, bashke me nji kercenim & tallje;
(dhe ket do vijoje te boj)
Po edviiiiiiiiiiiini ça pret, a mund te na thoni o edvinista???
Edhe njehere,
shkurt: Fajin (NEVE) na e ka…. 99ç ed-Pallu-PerversTredhmi (& co)!!
E ka vertetu me kohe qe eshte bashkefajtor- Kellire!
Pa te shohim mos I shkrep braces naj gjo!!(e kam serjozisht ket)
Ah ne delet!!!
une nuk i kam mare te kristali,jam ne regull.
Blogs and Web Credibility Several people have turned to newspaper web sites for details.
Look into my weblog :: flex belt reviews