Flamuri bën listën e të papunëve të qeverisë me rastin e 1 Majit

1 Maj 2012, 22:34Antena TEMA
Flamuri bën listën e të papunëve të qeverisë me

Ja kush punon nga qeveria

Flamuri bëri një plan interesant për 1 Majin. Vendosi të merrte takim me gjithë zyrtarët e papunë të qeverisë me rastin e 1 majit dhe t’i pyeste ata se si mund të punësoheshin. Hapi organigramat e gjithë ministrive dhe marrëveshjet me gjithë koalicionet dhe nxori një listë përfundimtare.

Në fillim vendosi të pyesë atë Burrin se kush mund të quhej i papunë në kryeministri.

-Tani për administratën nuk di ç’të të them, po në qeveri nuk mund të them se ka shumë të papunë. Eshtë e vërtetë se punët kryesore i bëj unë, po dhe ministrat më ndihmojnë. Natyrisht që punën e Bujar Nishanit dhe Eduard Halimit e bëjmë me shumë unë, po dhe ata ndihmojnë se mbajnë shënime. Ah prit, po, dhe Aldo Bumçi mban shënime kur flas. Ky Spiro Ksera mirë duket, më ka thënë Juela. Dhe ky Nasip Naço më duket se ia ka varë punës dhe ia ka lënë gjithë punët Ilir Metës. Me atë duhet me folë. Të tjerët ça të them unë, mirë duken. Ky Petrit Vasili është korrekt, po Lili thotë që ka raste po t’i lësh ndonjë punë dhe e bën. Ky Haxhinasia mirë është, thotë Editi, shkon në punë në orar. Tjetër çfarë të them unë tjetër. Ah, po, kam dhe këta këshilltarët e mi. Ça të them unë, i këshilloj sa herë mundem.

Atëherë Flamuri shënoi ministrat e papunë sipas atij Burrit.

Thirri të parin Aldon.

-Kë ke të papunë në Ministrinë tënde, i tha, d.m.th që nuk të duhet.

-Kam katër zëvendësministra, i tha Aldo, dhe prej tyre vetëm Nikolla punon. Më shumë punon ai nga Anglia duke studiuar dhe duke organizuar vizita, panaire se sa tre të tjerët që rrinë në zyrë dhe lozin me makina në kompjuter. Biles dhe për zgjedhjen e presidentit na ka ndihmuar se ka nxjerrë jashtë loje Nanon dhe s’na e ka bërë barrë. Kohët e fundit po ndihmon në sqarimin e palestinezëve, të cilët kanë marrë inat Doktorin që ka dekoruar çifutët. Ua ka mbushur mendjen që ia ka futë Lul Basha, i ka dhënë medalje fallco, se në Shqipëri nuk dekoron dot Bashkia, po Presidenti.

Ky i partisë çame që ma kanë sjellë tani, punon turni i dytë, se s’ka zyrë paradite punon tek televizioni i Irfanit, shet piktura. Zv/ministri tjetër shet miell paradite, po vjen në zyrë në darkë që mbyll bilance se thotë ka internet të mirë. Zonja Turku është në rregull, po nuk ka punë as mbasdite.

-Shumë mirë, tha Flamuri, ja po i shënoj dhe këta. Po ti, pyeti Nishanin.

-Unë kam kot këtë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i tha Nishani. Eshtë bërë një gabim në ligj. Duhej shënuar Drejtor i Përgjithshëm është Agron Kuliçi. Të tjerët janë punonjës policie.

-Po ky Poni punon, i tha Flamuri.

-Nuk e di, i tha Nishani, se nuk e kontrolloj dot, pasi më ka ndaluar mjeku aromat e pakëndshme dhe nuk i afrohem dot.

-Në rregull, i tha Flamuri. Po ti, iu drejtua Halimit, a ke njeri të papunë?

-Si të ta them shef Flamuri, i tha Halimi. Drejtorin e hipotekës e paguajmë kot se në fakt njerëzit kur kanë ndonjë hall kapin ose Zenin ose mua dhe ua ndreqim punët. Drejtorin e Pronave po ashtu e kemi kot se njerëzit takojnë Gitën po të kenë ndonjë problem. Të tjerët mirë janë.

-Po ti, iu drejtua Petrit Vasilit, a ke njeri të papunë nga vartësit.

-Kam shef, i tha Petriti. Kësaj Elvana Hanës ia bën gjithë punët Teta Lili. Kam dhe këtë motrën e Gimi Biondes, dhe asaj ia bën gjithë punët Teta Lili. Unë mendoj tu tërheq vërejtje se ajo është grua në moshë tani, s’ka fuqi të bëjë gjithë punët.

-Dakord, e mbajta shënim, tha Flamuri. Po ti, iu drejtua Haxhinases.

-Unë mirë shef. Kam shku çdo ditë në orar në punë. Ja pyet dhe Editin po s’besove. Dhe kam qenë korrekt me dietat dhe fletët e hotelit, nuk kam asnjë fallco. Dhe pasaporta shërbimi u kam dhënë të gjithë atyre që kanë kërkuar, përveç këtyre të opozitës. Tjetër s’di ç’të them kush është i papunë aty. Të pyes Editin një herë.

-Jo, jo, se ajo të nxjerr ty të papunë, i tha Flamuri. Ti Ksera ke ndonjë tepër aty apo jo, iu drejtua Flamuri.

-Jo shef, mirë shkojnë punët. I kam thënë Juelës, për çdo gjë të konsultohet me Frangajn, po jo me email më se na telendisi se ka fjalor të keq ai dreq. Të tjerat mirë më duken, s’më është ankuar njeri.

-Po ti Nasip, iu drejtua Nasip Naços.

-Unë jam në rregull shef. Kam këtë Drejtoreshën e Koncesioneve dhe Licencave, ajo është kot se e mbulon Meta. Ai natë e ditë merret me atë punë. E ka në gjak, nuk rri dot pa punë. Kam këtë Besian Peshën, e kam çuar tek vendburimet natyrore. Dhe atë e kam kot shef, se me atë punë merret natë e ditë Meta. I ka thënë vetëm mos u fut në miniera se do të zërë gazi, se na ngelesh në dorë. Kemi dhe KESH-in shef. Dhe me atë merret natë e ditë Gita, me Fazlliçin na janë bërë si motër e vëlla aty dhe na ndihmojnë për çdo gjë, i bëjnë vetë tenderat, i ndajnë punët, na kanë shpëtuar nga gjithçka. Tjetër ça të them unë. Kemi dhe Leshkon tek aviacioni. Dhe me atë merret vetë shefi në fakt, se ju e dini që atij nuk i rrihet pa punë, por dhe Leshko e ndihmon. Ne të tjerët nëpër vende ku ishim jemi.

-Në rregull, tha Flamuri. Për këtë u desha se duam të bëmë listën e të papunëve të qeverisë me rastin e 1 Majit, po siç po shoh problemi kryesor është se gjithë ngarkesën ia keni lënë atij Burrit dhe familjes tij. Kjo të mos përsëritet më. Ndryshe do keni probleme.

4 komente në “Flamuri bën listën e të papunëve të qeverisë me rastin e 1 Majit”

    1. Vila says:

      Shume serioze: Flamuri, ose “flama” sic i thone ne Kukes, ka vendosur me se fundi te beje shkollen e mesme, se mjek eshte bere direkt nga dhite. Me kete rast i urojme suksese dhe studime te mbara. Dhe nje note 10 ne matematike, amin.

  1. Sa per ate kukullen nasip naco nuk e ndihmon vetem ilir kok lopa por edhe amit duro zv i ilir koklopes ne tregjet e mafjes…ky eshte nje fakt zoti mero baze investigoheni kte gje dhe ilir meta del zbuluar qe shoqerohet me nje person qe ka vrar e ka prer hapur dhe sesht denuar..por vazhdon te jet zv i koklopes…duhet pyet ilir koklopa pse cove elikopter per amit duron kur u plagos nga shefi policis skrapar…pse amit duro vete perher dy dit para zgjedhjeve ne skrapar dhe terrorizon gjith qytetin e fshatrat…sa goca ka mar ky zv i kok lopes e i ka cu ne shfrytzim…etj etj…ktu duhet te kapeni o gazetar nqs jeni gazetar..kto fakte si them un por 90% e qytetarve te skraparit..

  2. Vlora says:

    ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ……………..e forte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje