Dje Flamuri ka pasur pritje populli me kandidatët për president. Lista e tyre u shtua papritur dhe Flamuri ishte i detyruar të linte një orar pritje me ta.
I pari në takim ishte Fatos Nano.
-“Po vij në mënyrë formale për të respektuar idenë e negociatave, pasi siç dihet, gjithçka është konsumuar në mënyrë informale dhe jemi në rrugën e duhur për të arritur një drejtpeshim, i cili i nevojitet jo vetëm ekuilibrave të momentit, për të cilët ka nevojë Shqipëria, por dhe predispozicionit tonë maksimal, për të qenë dhe për të bërë shërbëtorin e paqes dhe rolin e civilizuesit në aspektin komplementar të asaj që forcat politike duhet të bëjnë për të mirën e vendit dhe sidomos për të arritur një standard, i cili na lehtëson ecjen tonë përpara, integrimin në Bashkimin Evropian por dhe aspiratat e tjera euroatlantike të Shqipërisë, të cilat mishërohen mbi të gjitha tek ata faktorë politikë që kanë kultivuar tolerancën si identitet të tyre në lidhje me zhvillimet në vend…”.
Flamuri po përpiqej të përqendrohej, por fjalia ishte tmerrësisht e gjatë.
-Më falni zoti Nano, s’ka nevojë të prezantoheni kaq gjatë, i tha Flamuri. Formularin tuaj e kemi marrë. Nga ne do keni katër deputetë, ke dhe nja 7 nga këta laramanët, përpiqu të gjesh dhe nja shtatë nga PS dhe jemi në rregull se ti e di që kandidat për president nuk mund të vetëshpallesh, duhet të propozojnë 20 deputetë.
-Sigurisht që jam familjar me dispozitat kushtetuese, siç jam po ashtu komplementar me projektin tonë të madh të përbashkët për të krijuar një profil serioz dhe stabilizues për të mirën e vendit….
-Tani zoti Nano unë them që bashkë nuk kemi çfarë diskutojmë se ti flet vetë me atë Burrin, më lejo të pres këta të tjerët.
-Të kuptoj qartë, erdha në respekt të institucionit informal të kryetarit të partisë, pasi kryetarin real e kontaktoj në mënyrat e mia, tha Nano.
Pas Nanos hyri Haxhinasia.
-Edhe ti, tha Flamuri i habitur.
-Jo shef Flamuri, unë kam ardhur pasi na duhet të të themi se shefi jonë i madh, d.m.th zoti Meta, do kandidojë për president.
-Si është e mundur, i tha Flamuri. Po Nano sapo më tha që ai ka votat e tij për firma?
-E vërtetë është, shefi ia premtuar në një moment dobësie, por e ka gjykuar të kandidojë dhe ai vetë, ndaj dua të di se përveç katër votave tona, a ka ndonjë votë nga ju?
-Po ne kemi 4 vota në dispozicion për kandidatët e tjerë, po sa ia premtova zotit Nano. S’ka problem, po ua premtoj dhe ju.
-Faleminderit, i tha Haxhinasia dhe doli.
Pas tij hyri Neritan Ceka.
-Zoti Flamur, ti e di që partia ime më ka propozuar dhe po të vë në dijeni zyrtarisht se kërkoj së paku disa vota nga PD-ja për tu kandiduar.
-Po ne i kemi katër vota në dispozicion për ju, i tha Flamuri, po t’i premtoj dhe ty, por a e ke vota të tjera?
-Tani për tani jo, por shpresoj tek ndonjë votë e LSI dhe çamëve.
-Po ata më duket se ia kanë premtuar Nanos dhe Metës?
-S’ka problem, rëndësi ka të m’i premtojnë, i tha Neritani, pastaj shohim e bëjmë.
-OK, me mua je në rregull, i tha Flamuri. T’i kam falur votat e mia.
Pas Neritanit hyri një burrë tjetër.
-Si quhesh, i tha Flamuri?
-Jam Saimir Maloku, i tha burri.
-Ç’punë bën, i tha Flamuri.
-Jam i dërguar i Papës për president, i tha.
-I Papës. Por Papa na ka thënë të bëjmë Jozefinën, i tha Flamuri.
-Hajt mo burrë, siç u premtoni ju votat këtyre që dolën, ua premton dhe Papa të gjithëve. Rëndësi ka të më shënosh, pa për tu bërë kemi kohë. Zgjedhjet janë në qershor.
-OK, po e shënoj që ke votat e zotit Papë…, tha Flamuri. Më fal, si quhet zoti Papë, si e ka emrin?
-Ne në Vatikan i themi Papa Benedikti XVI, i tha Saimiri, por këtu kam dëgjuar që i thoni Ai Burri.
po komunistet do te vene kandidature,,,se ai buri i tyre sikur…….
Ahhhh qy si baj dot te dyja un: edhe kryeministrin edhe presidentin ;p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
OH,SA KAM QESHUR,IMADH AUTORI APO IDEATORI I ANTENES ESHTE FAQJA ME POPULLORE DHE ME DASHUR GJITHMONE PAS EDITORIALEVE TE PA ZVENDESUESHME TE MERO BAZES E ESEVE TE BLENDI MANES ,JU PERGEZOJ DHE JU UROJ SUKSESE NE KRIJMTARINE TUAJ.SA HERE QE HYJ ONLINE TEK TEMA GJEJA E PARE QE BEJ I HEDH NJE SY SHPEJT E SHPEJT TITULLIT TE EDITORALIT TE RADHES,NEQSE NUK KA DALE AKOMA LARGOHEM PESIMIST NGA GAZETA.KUR ELEXOJ ATE MBUSHEM ME SHPRESE QE NDOSHTA PO SHTOHEN RADHET E ATYRE QE KERKOJNE TE NDRYSHOJJNE SADOPAK GJENDJEN TE PASHPRESE QE KA PLLAKOSUR VENDIN.DUKE JU FALENDERUAR PO E MBYLL KOMENTIN DUKE SUGJERUAR DICKA ,NE VAZHDEN E TAKIMEVE TE FLAMURIT ME KANDIDATET, PER PRESIDENT DUA QE NGA SHOQERIA CIVILE TE PROPOZOHET BABA MONNDI,PO CILIN DO TE PYESNIT JU ,NUK KA RENDESI SE KUSH MUNDET EDHE BABA MONDI I OSBE- SE,SE KA ME SHUME SE 10 VJET QE JETON NE RPSH OSE DHE BABA MONDI I DYTE NGA KOMUNITETI MYSLYMAN ,PER MENDIMIN TIM QE TE DY I PLOTESOJNE KRITERET ASHTU SI NANO ,CEKA, META ,TOPALLI ,KRYEMADHI,BERRISHA.
hahhah sa te medhenj qe jeni..nga e gjithe kjo situate e keqe ne shq vetem ju na beni te qeshim..mgjth eshte humor por realiteti eshte ashtu sic e pershkruani ju..flm
Kush eshte Saimir maloku , se mbarova duke qeshur por kete te fundit nuk e kapa se kush ishte ne te vertete.
eh qe vdiq Zajua i Menkulazit se do te ishte kandidat me i denje se keta palaco qe po pretendojne per ate vend