Lajmi se Zinedin Zidane ka dhuruar 1 milionë franga për Shqipërinë si vendi më i varfër i Evropës e ka tronditur Doktorin. Nga SHBA ku mësoi lajmin, mori në telefon Sandrin.
-Dëgjo seç është një provokator, një Zinedin Zidane, që ka paguar 1 milionë franga se gjoja ne jemi vendi më i varfër i Evropës. Duhet ta hetojmë urgjent kush e ka futur këtë provokator. Hiqeni urgjent nga lajmet, bllokojeni nëpër gazeta dhe ma gjej kush e ka futur.
-Po Gimja me këtë Mand Dukën i marrin këto pare, tha Sandri, ja t’i pyes këta k….
-Shiko, kjo është punë e Edi Ramës, dëgjo, shiko, ta them unë ty, se Zinedin Zidane as që e di ku bie Shqipëria, po këta e kanë gjetur për tu tallur me ne. Do refuzohen urgjent lekët, ndryshe unë urdhëroj prej nesër Bashkimin të fillojë parkingun tek Qemal Safa dhe ua mbyll dhe këtë stadium që kanë.
-Po mirë Doktor, ja i pyes unë dhe të sqaroj.
Sapo mbylli telefonin me Doktorin, Sandri u lidh me Gimen e Redbull-it.
-Ore ca është ai bythzi që ka dhënë 1 milionë franga për Shqipërinë vetëm që të thotë është vendi më i varfër i Evropës. Kush e ka futur atë se dhe ti me Mand Dukën që i merrni jeni shumë k…
-Ca thua bre lalkë, ca paresh kemi marrë ne? Ai ka dhënë ca pare për fusha sporti, pse o, me qindarka do merremi ne o? Me 1 milion franga ne vëmë baste në javë.
-Pyet pak Mandin, mos e ka futë ndonjë nga këta shkërdhatat socialistët se nuk ka mundësi. Doktori thotë jemi të dytët pas Gjermanisë në Evropë, del ai bythziu thotë jemi të fundit.
-Po mirë bre Sandër, po dhe të dytët nuk jemi de, diku andej nga fundi thuaj. Nejse, ne nuk kemi dorë se s’kemi marrë leka. Po mos ta marr vesh Ridvani se i merr menjëherë se i është bërë syri bakër për lek.
-Ore, dëgjon ti që është tërbuar ai Burri apo jo? Më mori nga Amerika, tha më gjej urgjent kush do të eklipsojë vizitën time në SHBA. E kanë bërë kastile, tha. Më duhet ta gjejmë patjetër.
-Ja të pyes këtë Shakohoxhën, tha Gimi i Redbullit, se ky merr vesh ndonjë gjë.
Mori Shakohoxhën dhe ia shpjegoi situatën.
-Ah, le se e di unë, tha. Ka kapë një dorë të mirë ai, se shkoi një shoku jonë që vuri X Barcelonën që i luajmë me këta të Hong Kongut, dhe nga kombinimi kapi 8 milionë. Këtij i paskësh thënë njëri që puno në Francë në një pub që kishte digju Zidanen, që do dalë X Barcelona me Çelsin, se i kishte thënë Mesi në telefon që e ke të sigurt X. Ky shoku i këtij mikut tonë na e tha dhe ne, po ne s’e lujtëm se kishim dyshime se s’na e hapi telefonin Mesi. Ne dhe kur e kopsitim me këta tanët e kemi problem, jo me ata që ta dredhin.
-O Shako më lodhe, d.m.th pse na ka dhënë 1 milionë franga po të them, jo si fiton ai 1 milionë se ai ka pare me thasë.
-Ah, pse na dhuron, po ku di unë o burrë pse na dhuron, po s’i doni ju, m’i jepni mua.
Gimja mbylli telefonin i dëshpëruar.
Mori prapë Sandrin.
-As Shako s’di gjë, tha. Punë bastesh seç më ngatërroi, po s’kishte lidhje me opozitën.
-Po si t’ia bëj atij Burrit unë që e do të lidhur me opozitën? Ç’u kujtua dhe ky bythzi të japë lek tani. Pak halle kemi ne, dhe këtë kishim mangut.
-Po mirë bre byrazer, mos i ka dhënë pa të keq, pse u shkon mendja që ka hile?
-Po si o pa të keq? Po ta kishte pa të keq, jepte lekët e nuk ndihej, nuk thoshte janë vendi më i varfër i Evropës. Ja ka bë për kunj atij burrit. Nuk i del inati atij po si t’i gjejmë ndonjë lidhje me opozitën që ta qetësojmë. E çmendi këtë Selvinë, këtë zëdhënësen e re të PD, po i dikton deklaratën kundër Zidanit në telefon dhe ajo më pyet mua, a është Sekretar për Sportet në PS ky Zidane?
-Po ç’të të thotë Gimja o byrazer, mua po ikën mendja se për pak humba kupën. Për mua thuaj e financon ky Shpëtim Gjika, se me këtë rast e heq dhe unë qafe se më lojti nga mendja o byrazer.
Na kemi modelin ma te mir ekonomik e nuk dim ku ti cojm paret, ky ZiZu shkon e na dhuron pare.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html
Uellkom turist, we spik berish!
Eh car i ke bo vetes mer Zidan, po cfare te duhet ty te falesh pare per shqiptaret, more zoteri, po ne ketej nga familja e demokratikeve kemi dhe nje shprehje; ti qe me bone nder, Zoti te bofte gazep’ them per ne demokratiket por kjo ka lidhje ma shume me ate qe eshte ne kale, se ta dini mire dhe per kete kam fakte se Zidan eshte pjese e mafias, eshte pjese e fallangave te bllokut, ai eshte ma i zi se te zite, ai eshte krimineli i gjithe shqiptareve, ai eshte krimineli ma i keq i Amerikes!!!? Une kam fakte dhe keto do i bej publike, ai ka dashur te vrase nje lojtar ne fushen e lojes por, degjoi zerin tim ne televizor dhe ja fali jeten!!!?
Pavaresisht nuancave humoristike, artikulli permban diskriminim racor te theksuar dhe per mendimin tim gazeta duhet te kerkoje falje madje edhe te paguaje ndonje gjobe te majme. Ta kuptoje dhe ky zagari i gazetes qe njerezit nuk gjykohen nga ngjyra e lekures( pavaresisht se Zidan nuk eshte i zi)apo nga prejardhja e tyre.