Cherie këshillon Berishën për sistemin e drejtësisë

4 Maj 2012, 22:50Antena TEMA

Cherie u takua dje me Doktorin. Në qendër të bisedës ishin punët e drejtësisë në Shqipëri, por dhe vizioni i Doktorit për të ardhmen e drejtësisë.

Fillimisht Doktori e njohu me reformat në fushën e drejtësisë

-Së pari dua t’iu informoj se qeveria ime, unë personalisht, dhe Familja ime, kemi ndërmarrë një sërë masash dhe reformash që drejtësia në këtë vend të funksionojë. Natyrisht që kjo ndërmarrje ka hasur pengesa serioze. Cilat janë ato do të thoni ju? Fillimisht prokuroria. Ajo është një vegël në duart e opozitës dhe kërkon që çdo vit dikush nga qeveria ime, ose Familja ime, të shkojë para drejtësisë. Ka katër vjet që nuk na është ndarë. Në fillim deshën të na fusin në burg yllin e qeverisë sime, timin personalisht dhe të familjes sime, Lulëzim Bashën, por dështuen me turp se nuk ua mbajti ta çonin në afat dosjen.  Nejse, qeveria ime, unë personalisht, dhe Familja ime morëm masat tona. Pastaj ju turrën ministrit të Mbrojtjes vetëm pse ai kishte ndihmuar tim bir të ndihmonte ca miq të vetët të bënin një biznes që synonte shkatërrimin e armëve që na ka lënë komunizmi peshqesh. Nuk ia dolën dot pasi qeveria ime, unë personalisht, dhe Familja ime, e mbrojtëm atë me imunitet. Nuk mjaftoi kjo dhe ju turrën zëvendëskryeministrit tim, të cilit i montuan një kasetë, e cila nga minuta 12.38 sekonda deri në 12.46 sekonda ishte fshirë një sekuencë dhe dukesha sikur isha dhe unë hajdut. Atëherë qeveria ime, unë personalisht, dhe Familja ime, vendosëm ta hedhim poshtë fare si provë dhe gjykata vendosi duke i dhënë drejtësi qeverisë sime, mua personalisht dhe Familjes sime.

Pastaj Presidenti. Në fakt ju keni shëptue se keni Mbretëreshë, por ju siguroj unë ju që do të kishit të njëjtat probleme po të kishit edhe kryeministër, dhe president. Ka organizu puç shteti, ka tentu të marrë pushtetin me dhunë dhe ka marrë përgjigjen e merituar pasi i kemi vrarë katër ushtarë. Tani tenton të dënojë ata që mbrojtën pushtetin. Duan me më dënu Komandantin e Gardës. A ke parë dhe dëgjuar ti që mund të dënohet Komandanti i Gardës së kryeministrit…?

-Më falni, po ky presidenti çfarë donte më shumë se president, ka post më të lartë se presidenti këtu?

-Shiko, ta them unë ty. Më ka gjetë belaja. Të gjithë lakmojnë postin tim. Jam unë president, të gjithë thonë duam president, jam unë kryeministër, të gjithë thonë dua dhe unë kryeministër. Tani ai moj zonjë mendon se posti i kryeministrit është më i madh se presidenti dhe donte të më merrte postin. Po në fakt e mori përgjigjen e merituar.

-Shumë interesante. Po zonja juaj si i ka punët. Ka mbledhur ndonjë fond për fondacionin e saj?

-Po, diçka ka mbledhur. Në fakt përpiqet. Këta të tatimeve u çojnë rregullisht ftesa biznesmenëve, janë rreth 1000 biznese të mëdha që kontribuojnë sa herë u shkon ftesa. Ka dhe ankande pastaj. Por ka dhe qendrat e shërbimit, të cilat mbledhin lek. Në fakt kështu s’ka pasur probleme. Drejtësia nuk është marrë me të.

-Mua më çmenden. Më janë qepur gazetarët, dhe kur blej në E-bay m’i nxjerrin në gazetë. Dhe herën e parë që erdha këtu tek miku i gruas suaj, zoti Taqi, si i thoni ju, më nxorën në gazeta. Më vjen mirë që gruaja juaj s’ka probleme me drejtësinë dhe shtypin.

-Në fakt jo se nuk ka, por ne po bëjmë reforma dhe po i rregullojmë ca gjëra. Gazetarët që shkruajnë për mua personalisht apo familjen time, maten mirë, pasi pastaj organet e shtetit bëjnë punën e tyre. Dhe drejtësia me thënë të drejtën disa leksione i ka marrë. Por unë shpresoj se pas zgjedhjes së presidentit të ri gjithçka do të rregullohet. Reformat në gjyqësor do të përfundojnë, dhe pas këtij zhvillimi besoj se gjykatat do të jenë në harmoni me qeverinë dhe pushtetin, duke ndihmuar njëri- tjetrin drejt integrimit evropian.

-Shumë interesante, tha zonja Blair. Kam dhe një porosi nga zoti Taqi, si i thoni ju sponsorit tim. Atij i duhet një fotografi me ju, se shumë banka i kërkojnë lekët e kredive dhe më shpjegoi diçka që nuk e kuptoj, por tha po të bëj një fotografi me të, m’i shtyjnë këstet.

-Patjetër, do ta bëj për ju zonjë, por shiko, nejse, ai duhet të jetë korrekt, se akoma nuk ka paguar fotografinë me zonjën time.

3 komente në “Cherie këshillon Berishën për sistemin e drejtësisë”

  1. TOMORI2012 says:

    EH MOJ Z.CHERIE SI MUND TE KETE PROBLEME MBRETI LEGJENDAR BERISHA DHE KELYSHET E TIJE ARGITA XENI FAZLLICI LULEZIMI POR TI MUND TA VERIFIKOSH EJA KRYEJ NJE TRANSAKSION TE MADH DHE DO TA KUPTOSH NESE MUND TA KRYESH VETEM NESE KALON NGA ZYRA LIGJORE KOLA/MALLTEZI, SHKO NE ZYREN E REGJISTRIMIT TE PASURIVE VETEM AJO ZYRE TI KRYEN VEPRIMET DO AREM APO NAFT APO KROM TI GJEN LULI XENI DO ENERGJI TI GJEN XENI ME FAZLICIN CDO TJETER TI MOJ ZONJE.

  2. vali says:

    hahahahahaha, e bukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje