Mediu dhe Nano qajnë hallet për presidentin

8 Maj 2012, 22:21Antena TEMA
Mediu dhe Nano qajnë hallet për presidentin

Mediu dje u takua me Nanon për çështjen e presidentit. Biseda u zhvillua nën trysninë e takimeve Rama- Meta dhe nuk pati shumë interes për publikun. I pari e mori fjalën Nano.

-Fatmir, ç’do bëjmë me këtë punë se ky Ed Rama më duket është i pabesë?

-Ça të them unë Fatos, ai juaji është mirë, po ky joni më duket se ka shkarë fare. Nuk të lë as të diskutosh për një çështje. Ja ishte çështje e Vishës. Ti e di që unë kam detyrime ndaj atij. Nuk më la as të bisedoja. Më tha o me mua, o me avokatin tënd. Nuk e di, me të nuk flitet fare.

-Ça do bëjmë me votën tënde, a më jep garanci?

-Po unë ta jap, po ai sa dëgjon që unë i premtoj dikujt votat, del e thotë do heqim imunitete dhe e ka vetëm që të më çojë mua në gjykatë. Shko më arreston Mirin në Fier. Ça s’më ka bërë.

-E di, ta qaj hallin. Ja njoh mirë dëshirën për të futë njerëz në burg. E kam provu në kurriz. Po ai s’më ka më faj. M’i ka Rama. Unë i them më bë mua president, ai shkon ia premton Metës. Më ka marrë dhe Narin. I thashë o Ramë, lëre Narin se unë e kuptova në fund të mandatit dhe e futa në burg, mos e fillo nga e para atë punë. Ma thonë këta çunat, që Nari mbledh nja dhjetë çuna rrotull dhe merr Metën në telefon. I thotë, fola me atë shkërdhatën, i thashë eja në Lalz se të q… robt. Ai shkërdhata desh me ma dredhë, po i thashë, po ma drodhe, nuk shkel në Durrës më. Dëgjonin ata çunat me vivavoce dhe qeshnin me të madhe. Pastaj thanë që dëgjuam shumë të qeshura në telefon se dhe Meta ua kishte hapë me vivavoce të vetëve.

-E di o burrë, e di, ashtu bën Nari me të gjithë, po dhe ky joni nuk është në rregull, dëgjo mua. O do të bëjë Jozin, o s’ka. Nuk të lë as të diskutosh. Thotë kam 69 vota, o me mua, o në zgjedhje. E ka gjithë hallin të më lërë mua pa imunitet.

-Si t’ia bëjmë se mua më duhen nja pesë vetë. Dy çamët, një grek i kam. Kaç Islami ma ka dhënë fjalën. Kam dhe Ben Malajn. Po u bëtë 5 të sigurt, s’ka ç’bë Rama me Metën, le të mbajnë Narin pastaj.

-Unë të jap fjalën që po i mblodhe 20 firma të jesh kandidat, ta jap votën e prish shumicën, por mos më detyro të ta jap publikisht tani se nxehet ai Burri dhe më bën gjëmën.

-Shiko se unë i kam gjithnjë 5 vetë që vendos presidentin, ndaj e kam fiksim t’i kem pesë dhe nuk po kandidova unë, boll mos me ia dhënë këtij Ramës se nuk ia fal kurrë që më ka marrë këtë Narin. Unë s’i kam ndërhy tek shoqnia e tij atij. Dhe Tan Lepurin ia ka marrë Doktori, jo unë. Ai më mori Narin dhe këtë nuk ia fal. Se ti nuk e njeh Narin sa praktik është. Ne dhe sherrin që patëm, e patëm vetëm se ma fuste në llogari dhe nuk ishte korrekt, por për punët e tjera është shumë praktik. Dhe mirë që ma ka marrë Narin, po kam frikë se dyshja Nari- Mona do bëhet shumë e tmerrshme. Këtë s’ia fal Ramës.

-Po dhe ky joni o burrë nuk është në rregull. Shiko, më ka kapë mua Mirin në Fier vetëm pse është shoku im. Kam dhe një shok tjetër, ka bë katër vrasje, bile njëra ka qenë vrasja më e bukur në Fier dhe atij i bi më qafë, kot. I thashë le se janë çuna të mirë, i mban në gojë gjithë qyteti, nuk dëgjon, ma bë kastile. Rri dëgjon ata italianët. Ata janë shkërdhata o burrë, e mban mend si ma sajuan mu dosjen me katër vjet burg kot fare, atëherë që më ndihmove ti.

-Ai nuk ishte nder i vogël zoti Mediu. Të kishin dënu dy gjykata për trafik droge dhe ta mbylla. Tani një votë po të kërkoj. Maksimumi s’do jesh katër vjet në parlament, po unë të kam shpëtu nga katër vjet burg.

-Nuk e kam atje, se po të jetë për atë punë ky joni burg na e ka bë dhe parlamentin, por ky do me më futë në burg vërtet. Po të ishte për ashtu, më mirë të kisha bë burg në Itali se janë më të mira se burgjet këtu.

-E ke të drejtë, po s’ke ç’i bën, i tha Nano duke pa orën dhe disa gazetarë që po afroheshin. Kujdes se po vijnë gazetarët, duhet të themi që u morëm vesh, po na pyetën se çfarë biseduam.

Gazetarja e parë u afrua.

-Zoti Nano, kam një pyetje. Ç’mendoni për takimin Rama- Meta?

-Më falni, po unë nuk jam zoti Rama dhe ky nuk është zoti Meta, po zoti Mediu.

-Po, po, ju njohim, tha gazetarja, po ç’mendoni për takimin Rama- Meta…?

1 komente në “Mediu dhe Nano qajnë hallet për presidentin”

  1. Bujari says:

    Nje hajdut e vrases ende i pa futur ne burg me nje vrases burgaxhi e hajdut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje