Të shtunën Jozi çeli Fondin e Presidentit në Kavalishencë. Pas disa përgatitjeve nga njerëzit e Familjes, takimi final do të bëhej në orën 20.00. Kur Jozi hyri, katër biznesmenët që janë dhe themeluesit e Fondit, prisnin gjithë emocion. Njëri prej tyre, më kryesori, që është dhe kushëri i dhëndrit, dhe që ndërton mbi tokat që janë kthyer në emër të gjyshes së tyre tek klubi Partizani, çeli i pari takimin.
-Në radhë të parë dua të të uroj një herë suksese në detyrën e re. Për ne që sot ti je Presidente e Republikës.
-Falemners, falemners, jua paça borxh, s’kam me ua harru. Unë jam tip mirënjohës, e kam diftu dhe do të dëftej që jam mirënjohse. Ne nuk duhet me na ngatërru kurrkush me atë bukëshkal që Brisha e bëri president dhe ai i përmbysi kupën. Jo, s’kena atë moral na.
-As që e vëmë në dyshim, i tha biznesmeni i Familjes. Po të prezantoj këta shokët. Kryesisht punojnë në Gjermani ose Zvicër, kanë fonde investimesh të mëdha, lëvizin me miliarda, kanë nevojë thjesht për siguri për disa koncensione që e i kemi nisë në lidhje me një linjë ndërdetare me Italinë, kemi në dorë ndërtimin e disa poligoneve demontimi që të mos na ndodhë siç i ndodhi Zenit në Gërdec dhe natyrisht duam pak prioritet në ndërtimet në Tiranë dhe zona turistike, se letra tokash gjejmë plot. Sot ka biseduar në mesditë dhe Arbi me atë djalin e tezes që ka pasë në hipotekë dhe na ka gjetë dhe ai letra të tjera tokash, kështu që duam që çdo gjë të shkojë mbarë.
-Ju falemners shumë. Ju e dini se unë nuk do isha këtu po të mos ish Brisha. Asht njeriu ma human, ma zemërgjanë, ma i qiltën, ma serioz, ma shpirtmadhi që kam pa. Po ku keni pa ju mar që një kryetar partie në dy mandate resht të dhurojë postin e presidentit për dy varts të vet? Të parit ja dha atij bukshkalit e i tash po ma jep mue. Po ku gjeni ju mar në botë nja njeri të tillë, nji burrë shteti të tillë, nji kolos të tillë, nji njeri me përmasa lideri botor? Po kurrkush mar nuk lejon vartësit me u bë ma të mëdhenj si ai vet. Veç ai burr’ e ban këtë se u beson vartësve. Turp e faqe të zezë për atë që e tradhtoi. Mua do më ketë besnike tan jetën.
-Ne kemi besim të plotë, tha biznesmeni i Familjes. E di që kjo punë ka nevojë për pare cash për mos me lanë gjurmë. Unë fola me atë Burrin e ai më tha duhet me taku direkt Jozin, kërrkënd tjetër. Kjo më bindi se çdo gjë është në rregull. Ne po të bëjmë një herë një pagesë sa për fillim. Ke këtu katër milionë euro. Shifni mundësinë me gjetë do deputet që të besohet që ta kanë dhënë votën për arsye të tjera jo politike. P.sh me qenë katolikë është mirë se thonë njerëzit kanë votu si katolike Jozin, nuk e kanë tradhtu partinë. Diçka të tillë duhet të gjesh.
-E kena merak vetë ktë punë. Ju falemners shumë e s’kena për me ua harru. Unë nuk jam si ai tjetri, që i gjetme lek herën e parë dhe s’na e diti dhe për nder, tha votun për mu. Unë ua di për nder tan jetën. Dhe diçka tjetër. Çdo ndihmë e juaj do administrohet me kujdes, do numrohet çdo euro, me dhimbsuri. Çdo tepricë do tu kthehet një për një. Unë këto pare i marr i çoj fill tek ai Burrë, se veç ai din ku me i përdorë e si me i përdorë. Ju falemners shumë.
-Kam dhe diçka tjetër, i tha biznesmeni i Familjes. Ne kemi pare boll, veç do të donim që mos me futë shumë njerëz në këtë valle se flasin pastaj. Ju na thoni ne sa duhen, i mbledhim ne për ju, mos u përzieni. Më pas rregullohemi.
-Mirë e boll. Kam idenë se dojna katër vota me çdo kusht me kanë të sigurt. Do vota mundena me i marrë dhe lirë. Sidoqoftë duhet me bë gat për ma të keqen. Unë ju falënderoj shumë. S’kam me e harru kurrë këtë ditë dhe këtë takim. Dhe kur të bahna presidente, s’kam me e ndërru këtë vilë dhe s’kam me shku tek vilë e Enver Hoxhë. Këtu kam me qëndru veç me nderu këtë ditë. Ju falemners.