Rekomandimet e fundit të ODIHR kundër numërimit elektronik të votave dhe kontrollit të kartave të identitetit, e gëzuan shumë Baba Mondin e OSBE. Kishte dy muaj që i priste këto rekomandime dhe kishte punuar shumë tu mbushte mendjen ekspertëve të ODIHR që në këtë vend elektronika nuk funksionon. Problemi i parë ishin marrëdhënia e Doktorit me ODIHR. Eksperti i ODHIR tha se ekziston një mosbesim tek Doktori, që mund t’i vjedhë votat, ndaj duhen marrë masa.
-Gut, gut, tha Baba Mondi. Edhe unë kështu mendoj. Por ka një problem. Ai ka shpallur një nisëm që quhet “Shqipëria në moshën e internetit”, pastaj e ka ndryshuar në “Shqipëria digjitale” dhe tani po e kthen në “Shqipëri e zhvilluar”. Kjo do të thotë që ai është shumë i përgatitur në teknikën digjitale dhe unë kam frikë se do të na vjedhë votat me sistemin e numërimit elektronik. Ndaj ju nuk do ta lejoni.
-D.m.th sipas jush kjo është një gjë që bëhet, por nuk duhet bërë se e manipulon Doktori?
-Po, po. Ky ka arritje të papara në ekonomi dhe në teknologji. Ky është vendi që është numër 1 në botë për përhapjen e internetit. Këtu edhe bujqit në fshat janë përdorues të mëdhenj të internetit. Vetëm në një studim që bëri pak ditë më parë Doktori shpjegoi se si bujqit shqiptarë janë përdorues të mëdhenj të teknologjisë digjitale. Kjo më shtyn të dyshoj se ky ka përgatitur gjithë popullin për këtë teknikë dhe populli këtu është më i zgjuar se makinat dhe mund të na vjedhin votat me numërim elektronik.
-Shumë interesante, tha eksperti i ODIHR. Po a na bindet ne sikur t’i themi mos e bëni numërimin elektronik?
-Padyshim që bindet se flas unë me të. Mua nuk ma ka prishur kurrë. Çfarë i kam kërkuar, ma ka dhënë. Sa herë shkoj tek zyra, e gjej tavolinën e shtruar me gjithë të mirat. Çfarë nuk mban në zyrë, pije nga gjithë llojet dhe gatime tradicionale. I ka dalë nami sikur nuk pi alkool, por me mua ka pirë, jemi kënaqur. Është njeri shumë i dashur dhe shumë i mirë. Pastaj ka dhe një zakon të mirë që të sqaron për çdo gjë dhe të mbush mendjen. Vetëm ta dëgjosh për arritjet e Shqipërisë, mahnitesh. Mua ma thotë shpesh, vetëm ju nuk ua kalojmë dot akoma, se jeni vend i zhvilluar. Të tjerat i kemi lënë pas. Po unë realisht mendoj se dhe Gjermaninë e ka lënë pas. Nuk ka mundësi të jenë njësoj. Unë kur shkoj në Gjermani, nuk më flet njeri me gojë. Këtu ma shtrojnë me të ngrënë e të pirë kudo që më shkel këmba. Ja, isha këtë fundjavë në Vlorë, më dhanë qofte me vezë peshku. Ku ka në Gjermani gjëra të tilla?
-Dakord, dakord, d.m.th ti thua të heqim dorë nga numërimi elektronik se ky na i vjedh. Po nga kontrolli elektronik i kartave?
-Edhe ajo duhet anuluar. Pse duhet anuluar thua ti? Ta them unë ty pse duhet anuluar. Doktori ka karta identiteti pa fund. Gjithë ata që janë në emigracion e kanë kartën e identitetit këtu dhe ai ua mban të mbledhura. Ia jep një njeriu tek qendra e votimit dhe i check- on ai të gjitha dhe pastaj voton. Prandaj unë them është më mirë të votojë një njeri me një kartë dhe s’ka nevojë të kontrollohet. Se ndryshe pastaj ai do të dhjetëfishojë votuesit. Janë të tmerrshëm këta komisionerët në fshatra. Marrin raki dhe qofte me vete, ia shtrojnë aty me të pirë dhe në fund çohet njëri dhe kalon gjithë kartat tek aparatura, mbush dhe kutitë dhe ikin. Ndaj nuk duhet lejuar.
-Dakord, po e anulojmë dhe këtë. Por mos e kundërshton Berisha se ai e ka pranuar?
-Ia mbush unë mendjen. Për mua ka shumë respekt. Ma thotë gjithmonë “më ka plasë buza me këta ambasadorët e OSBE. Ti je i pari që më ke hyrë në zemër”, thotë. Dje më kishte dërguar shoferi i tij qofte Korçe. Ishin të papara, i bëri gruaja tavë me lëng. Dhe një herë tjetër që ishim në Korçë kemi provuar të tilla. Bëhen shumë të mira. Do tu jap dhe ju kur të vini për zgjedhje.
-Dakord, dakord, po e heqim dhe këtë, tha eksperti i ODIHR. Ti merr përsipër të menaxhosh situatën këtu.
-Nuk ka problem këtu. Këtu janë të gjithë dakord. Kundërshtojnë disa drejtues të opozitës, por ata janë pakicë. Shqipëria ka 4 milionë banorë, ata janë gjithsej nja 5 vetë. Pse, ata do pyesim ne. S’e ke idenë sa mirë do bëhen zgjedhjet kështu. Eja atë ditë, dalim bashkë e kënaqemi. Hamë një mëngjes me paçe në Tiranë, vazhdojmë hamë një drekë në Elbasan, bëjnë imam- bajalladi dhe në darkë e mbyllim në Korçë me kërnacka. Marrim dhe një asistente të bëjë raportin. Le të shkruajë aty që pati ndonjë parregullsi, por ishin hapa përpara. Dhe e mbyllim.
-Dakord. Rëndësi ka të mos vjedhë Berisha, tha eksperti i ODIHR. Të tjerat i rregullojmë.
Baba Mondi i OSBE, i kënaqur u ngrit me vrap, doli në korridor dhe mori në telefon Doktorin.
-E rregullova, tha. Tani mund të deklarosh se nuk i pranon numërimin elektronik dhe kontrollin e kartave.
-Faleminders shumë, i tha Doktori. Eja këtu, fol me rojen se i kam lënë porosi që drekën e ke falas me qofte tek kuzhina e kryeministrisë.
Baba Mondin e OSBE-se e kane ftuar edhe BEQIRET PEDE,per te marre pjese ne PARAKALIMIN E TYRE NE 17 MAJ,DITA E FITORES KUNDER BYTHES!!!
hahaha sa kam qesh. ne fakt esht me qa me te verteten qe ka brenda shkrimi. ky baba mondi i osbe esht me gjith mend per turp te zotit, ketit sala nuk i jep me shum se 100.000 euro qe te bej ca i do qefi sales. hallall mero baze se ka ke qit nga hundet pislliqet sales dhe familjes te vet.
Po ky trapi akoma ne Tirane, Gime PUROJA me stafin e Skenderbeut po e presin ne feste dhe ja kene bere gati nje tepsi me kernacka dhe nje gjym me bire se po serdhi nuk behet festa ,keto le ti lere per mevone se do te ndihet mungesa e ketij kllounio