Sandri dje bëri një mbledhje urgjente për të analizuar lajmet e grupit mediatik Klan për tragjedinë e Himarës. Duke qenë se ngjarja ishte e fortë dhe transmetimi në TV Klan është HD, Sandri ishte shumë i pakënaqur nga transmetimet.
Të parin mori në pyetje Bejten për lajmet e Klanit.
-Bejte, më thuj pak ku çaloi puna tek lajmet dje?
-Po ça të them unë Sandri, ti e di vetë mo, po nuk ishe ti këtu, çalo puna. Po unë thashë ngaqë Doktori është në Çikago, s’na intereso shumë tragjedia se ai nuk është në vendngjarje.
-Po jo mo burrë se ai foli dhe nga Çikago dhe la Samitin në mes…
-Jo o Sandër se Samiti mbaroi që dje në drekë, biles ai ka ndenjë kot gjithë mbasditen për atë punë. Po këto janë lajme për Sonilën, jo për mu. Mu ça të kesh për Ed Ramën me i ra, ma sill.
-Po ça k… ke bë dje për Ed Ramën? Si nuk bën njeriu një shënim, a një koment a diçka. Të gjithë e dimë që një ditë më parë Ed Rama ishte në Himarë dhe Vlorë. Të nesërmen ndodhi tragjedia. Një shënim mund ta kishe bërë ti që ku shkel këmba e tij, mbillet zi. E kanë pritë të gjithë shikuesit këtë. Më kanë ardhë mua dhjetëra mesazhe pse nuk e thoni këtë. Dhe Fevzos i kishin ardhë.
-Ke të drejtë Sandro, s’më shkoi menia ktu. Pastaj dhe ters o burrë, se do na tremben këta të Klanit se erdhi dhe tek Klani javën e kaluar dhe mund të na gjejë gjë Fevzon.
-Po ik mo k… ç’punë ke ti me Klanin, ti bë këtë që të them unë për Himarën. Mirë, ta dish. Do flas dhe Zamirin, s’keni rroga këtë muaj.
-Hajt mo burrë, s’u bë qameti, po durojmë, i tha Bejtja. Na jepni ushqimet me tollon tek TEG të paktën mos na qajnë kalamajtë për bukë.
-Ti Sonila ça bëre, më thuj ndonjë gjë, i tha Sandri. Se ti të paktën punon vetë, nuk je si këta parazitët e tjerë.
-Po mirë, ne e mbuluam shumë mirë. Ndodhi aksidenti, morëm lajmin që ka rënë autobusi, vendosëm të organizohemi menjëherë. Morëm Ministrin e Brendshëm, Nishanin, i thamë që ka ndodhur aksidenti. Ai tha po bëj not në pishinë se kam problem me fizioterapistin, tha. I thamë, çohu ik direkt se ka ndodh aksidenti dhe nuk fillojmë dot lajmet pa ikë ti. Mirë, tha i shkreti, e la pishinën në mes dhe u nis. Morëm dhe Myqyrem Tafajn. I thamë nisu urgjent në Himarë se ka ndodh aksident dhe kemi ngelë pa lajme, nuk e japim dot pa shku ju se e shikon Doktori nga Çikago dhe bën namin. U nis dhe Myqeremi. Kur mbërritën ata, dola vetë në studio dhe e dhashë lajmin. Theksuam që në fillim që një helikopter u ul pak çaste më parë në Spitalin e Vlorës, ku ishin dy ministra të qeverisë Berisha, qeverisë më të suksesshme të historisë së Shqipërisë që na ka futur në NATO dhe Bashkimin Evropian, të cilët do të asistojnë pranë mjekëve të Vlorës dhe Himarës, të cilët po përpiqen të shpëtojnë jetë njerëzish nga një tragjedi që ka ndodhur sot mbasdite. Ishte shumë i fortë lajmi. Pastaj morëm atë drejtorin e zjarrfikësve. Doli ai në plan të parë dhe tha se nuk dihet sasia e viktimave, por mendoj se do jetë e konsiderueshme. Pastaj më bëri një telefon Petrit Vasali dhe tha mund t’i përsërisni dhe një herë lajmet që të ik dhe unë në Vlorë. Unë s’kisha me kë të flisja se ti e kishe telefoninë zënë se po drejtoje operacionin, mora vendim personal ta marr pavarësisht problemeve që kemi me LSI. I thasë ok, nisu se e bëjmë lajm. U nis Petriti në Vlorë dhe e ribëmë lajmin ne që tre ministra janë ulur në Vlorë. Pastaj më mori reporteri nga Spitali Ushtarak dhe më tha që ka ardhë Bamiri dhe Ed Rama të japin gjak. Nuk na duhet gjaku i tyre, i thashë, nuk vlen për të plagosurat se është gjak i shprishur. Kur të vijë ndonjë demokrat, futu në linjë. Ashtu e bëmë. Pastaj mori reporterja nga Vlora. Kam një lajm ekskluziv për ABC, tha ajo. Bujar Nishani konfirmon që do ketë 12 viktima deri tani. Ndërpreva lajmet, e dhashë dhe atë. Pastaj kishim një lajm tjetër ekskluziv. Viktimat u bën 13 vetë. Pra sasia po rritej. Kur shkoi 13, thashë që të marr Doktorin në telefon. Mora Doktorin, ai ishte në Çikago, dhe kur e pyeta ça po bën, më tha ja po vij vërdallë kot se kena mbaru që në drekë Samitin s’kemi ç’bëjmë. I tregova për tragjedinë dhe u trondit shumë. Mirë, tha, unë po kthehem nesër. Unë i ndërhyra. I thashë, më fal që po të këshilloj, por duhet të bëjmë një modifikim sikur ti po e ndërpret Samitin e Çikagos, po e lë Obamën vetëm e po kthehesh për tragjedinë. Hezitoi pak, pastaj tha, mirë, bëje si të duash. Dhe e bëmë. Doli shumë mirë në fakt. Deshëm me e bë dhe pak më njerëzor me shku tek agjencia ajrore se ku ka kthye biletën Doktori, por ata në fakt u treguan legenë se thanë nuk e ka kthy në datën që e kishte, po vjen. Nejse, ne na doli mirë. I kishim të gjitha palët, d.m.th gjithë ministrat, dhe të LSI dhe të PD në lajme. Këta të sëmurët nuk i morëm se ishin pa qejf. Të tjerët po ishin të vdekur.
-Shumë mirë. Ja kështu bëhen lajmet Bejte, jo si i bën ti. Dhe një herë që kishe mundësinë t’ia dhisje këtij Ramës, e humbe shansin.
-Ke të drejtë, i tha Bejtja. Vetëm se kam frikë se këtij Doktorit po i ndodh si Nanos më 2005 se dhe atij një vit më parë i ndodhi një tragjedi e tillë me autobus nxënësish në Pukë, ene iku. E mba mend ti…?
Meqe eshte dite zie, na shfaq dokumentarin e Gerdecit o Sandri!
Te nderuar censurues.
Nuk thuhet shume shpejt,por shume shpesh,ndonese edhe kjo nuk qendron.
Akoma Sonila mbiemrin Meco e ka, nuk e ka ndryshuar ne Vokshi?