Baba Mondi i OSBE konsultohet për prirjet gay të shqiptarëve

18 Maj 2012, 19:54Antena TEMA
Baba Mondi i OSBE konsultohet për prirjet gay të shqiptarëve

Baba Mondi i OSBE vendosi të mbështesë paradën pro lëvizjes gay në bulevard më 17 Maj. Para se të përgatiste një deklaratë të shkurtër, thirri një nga këshilltarët e tij.

-Më duhet të di, tha, sa janë të prirur shqiptarët ta pranojnë paradën gay, tha.

-Po ku di unë, ndoshta duhet studim për këtë, i tha këshilltari.

-Po nga bisedat që bëjnë, mentalitetin që kanë, p.sh a e zënë ndonjë herë në gojë atë fjalë?

-Kë fjalë, i tha këshilltari.

-S’di si ta them, po e kam fjalën për prapanicën, i tha Baba Mondi i OSBE.

-Ou, shumë, tha këshilltari. Çdo gjë me atë e shpjegojnë.

-Atëherë ky qenka një sukses i madh, i tha. Më duhet të përgatis një raport për OSBE ku të shpjegoj pse shoqëria shqiptare është pro lëvizjes gay dhe ta argumentoj këtë me përdorimin e tepërt në zhargon të prapanicës.

-OK, për pesë minuta i ke gati, i tha këshilltari.

Pas pesë minutash ai mbërriti me një copë letër ku kishte shkruar shumicën e përdorimit të kësaj fjale. Ia vuri para Baba Mondit të OSBE. Ai i hodhi një sy, po nuk kuptoi gjë.

-Më dhe shpjegimin e kuptimit pas çdo fjale, i tha.

-Patjetër, i tha këshilltari dhe filloi.

 

-“Dite bythe”. Përdoret kur të ikën dita kot, për shembull pa pirë asnjë gotë.

-“Pune bythe”. Përdoret kur bën një punë shkel e shko, për shembull sikur bën raportin për zgjedhjet.

-“Do bythë kjo pune”. Përdoret zakonisht kur një ambasador shkon në takim me Berishën dhe zotohet se do t’ia plasë në fytyrë gjithë çfarë ka bërë.

-“Luje bythën”. Përdoret zakonisht nga OSBE për dy partitë e mëdha kur merren me reformën zgjedhore

-“S’ta mban bytha”. Përdoret si paralajmërim për takimin e mësipërm mes bashkëbiseduesve.

-“U bo bytha jote”. Përdoret zakonisht për vartësit e Berishës kur guxojnë të kritikojnë shefin.

-“Bythë derr”. Zakonisht njerëzit kanë parasysh Ilir Metën ose Fullanin.

-“Ta boj fytyrën bythë”. Është kuptimi i fshehtë i fjalisë “ta bëj fytyrën si këpuca”, që përdor Berisha në parlament për kundërshtarët.

-“E paske bo bythë”. E përdor zakonisht shoferi i OSBE për ndonjë mikun tuaj kur vjen u merr pas mesnate, pasi keni ngrenë darkë dhe kini pirë.

-“Na çave bythën”. Shprehje që shqiptarët përdorin ndaj një televizioni kur japin në lajme deklarata ambasadorësh.

-“Mbaje në bythë”. Përdoret shumë sidomos pas takimit tek Gjiri i Lalzit mes Metës dhe Ramës.

-“Të kruhet vetë bytha”. Kur dikush kujtohet papritur e sulmon Doktorin dhe pret pastaj sulmet e tij

-“I boni paret bythë”. E përdor Ridvan Bode për Doktorin pas çdo mbledhje qeverie.

-“Uuuu ç’a bythe”. E përdorin rojet e gardës kur kalon zëdhënësja e Doktorit.

-“S’ka bythë ku t’rrijë”. E përdorin zakonisht shqiptarët kur flet Doktori për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

-“Bythë palamë”. Përdoret si shprehje përkëdhelie në Bashkinë e Kamzës.

-“Bythë pamuk”. Është fjalë popullore që ka parasysh ekipin e Edi Ramës.

-“Bythë lesh”. Përdoret për mbështetësit e Bamir Topit dhe ka parasysh njerëz që punojnë ngadalë.

-“Bythë mut”. Kështu përkëdhel Doktori pjesëtarë të Forumit Rinor të PD-së.

-“Bythë mo!”. Kështu përgjigjen zakonisht miqtë e tu kur i pyesim ne si shkoi darka me ambasadorin.

-“Shtet bythe!!!!!!”. E përdorin zakonisht në Bruksel kur vjen puna për Shqipërinë. Tani e përdorin dhe shqiptarët për Greqinë.

-“Është bo bythë”. Përdoret zakonisht për ju zoti ambasador nga miqtë tuaj pasi përfundon një drekë punë ose darkë.

 

Baba Mondi i OSBE po dëgjonte i mahnitur sa shumë përdorim kishte ajo fjalë në fjalorin politik shqiptar. Për më tepër shpjegimet e këshilltarit e qartësuan shumë pasi ajo fjalë ishte aq popullore, sa në disa raste shpjegonte dhe veprimet e tij.

-Faleminderit shumë, tha. M’i përkthe këto fjali me kujdes se do t’i fus në raport. Më vjen shumë mirë që shumica e fjalive lidheshin me kryeministrin dhe me mua si drejtues i OSBE. Kjo tregon që qeveria dhe OSBE janë qartazi kundër politikave homofobike dhe janë shumë të familjarizuar me atë fjalë. Me ç’pashë, opozitën dhe zotin Topi vetëm në një rast i ilustronin me këtë fjalë. Mua dhe zotin kryeministër në shumë raste. Kjo tregon qartë se qeveria shqiptare ka ecur para me reformat dhe ka arritje serioze në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Le të më kritikojnë tani që nuk merrem me çështje të demokracisë, po ua mbajti, tha. Na sill një shishe të bëhemi bythë tani se e meritojmë.

9 komente në “Baba Mondi i OSBE konsultohet për prirjet gay të shqiptarëve”

  1. MEMEDHETARI says:

    “Ah,c`na cau bythen!!!”,tha me vete keshilltari-“Nuk u ngop njehere ky djall!!!”…

    1. Gudar Beqir Meta says:

      Akademia e Shkencave ka edhe ajo nje fjale, Bythe qire, por kjo vlen vetem per ambasadore te caktuar, kryesisht qe emerohen ne Shqiperi, si rob koti.

      1. Gjelosh Nika says:

        Bythshkatarrum, eshte fjala me e sakte per Mondin! Nderhyni ne OSBe dhe cojeni me sherbim ca dite nga Kavaja ?

  2. Julia says:

    jeni te mrekullueshem!le ky memedhetari yll fare!

  3. Arjan Çani (Bytha) says:

    “As me plas bytha fare” thote Berisha kur degjon ndonje Ambasador ta kritikoje me gjysmë zeri.

  4. ertu says:

    e kam bythen e mire — esht zakonisht pergjigja qe duhet tjapesh ne intervist pune qe tfillosh pune. sic boni ciljeta

  5. Bujar says:

    hahhahahahhhahahah e mrekullueshme sidomos ajo shtet bythe Greqia hahahaahaaaaaaaaa

  6. aleksandri i madh says:

    hahahaha byca byca byca i kisha harruar keto shprehje shqiptarce. bravo mero!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje