Zbardhet biseda Klinton- Meta: Dua një foto me Hillarin, pa Monikën!

19 Maj 2012, 19:50Antena TEMA
Zbardhet biseda Klinton- Meta: Dua një foto me Hillarin, pa Monikën!

Gjatë një konference në Vjenë, Ilir Meta pa se Bill Klintoni, ish presidenti i SHBA, po rrinte vetëm në një seancë. Iu afrua me kujdes dhe pa që nuk kishte asnjë roje. U afrua dhe pak dhe asgjë nuk ndodhi.

-E kapa, tha me vete. Atë fotografi që nuk bleva dot me miliona sa ishte president, e mora tani.

U afrua dhe më, dhe asnjë roje përsëri. Askush ta ndalte, askush t’i thoshte mos u afro, asnjë kamerë… Ishte momenti final.

-Mirëdita zoti President, i tha Iliri.

-Mirëdita, i tha Klintoni.

-Nuk di a më njihni, jam Iliri, tha.

Klintoni rrudhi pak vetullat në përpjekje për tu kujtuar.

-Ilir Meta, i tha, nuk di a më mban mend? Unë dhe Monika ju kemi pasur idhull.

-Ah, jeni partneri i Monikës, pyeti Klintoni.

-Jam burri i saj, i tha Iliri.

-Oh, gëzohem shumë. Ka qene vajzë e mrekullueshme. Kam kaluar shumë mirë me të. E gjithë çfarë ndodhi ishte një zhurmë e medies, donin të më dëmtonin mua. Nuk ishte ashtu siç dukej.

-Po, e mbaj mend atëherë, tha Meta, në Shqipëri kishte rrëmuja, ishte viti 1997 dhe kishte trazira kur ndodhi ajo.

-Po, e mbaj mend. Shumë mirë, ja e mbani mend, shumë mirë. Unë i isha i stresuar për gjendjen në Shqipëri dhe në fakt as që e dija fare se çfarë isha duke bërë. Ja kështu ndodhi, por ishte vajzë shumë e mirë. Ju si jeni tani?

-Mirë, faleminderit. Të përshëndes dhe të sjell të fala të përzemërta dhe nga Monika.

-Faleminderit, bëji ta fala. Më vjen mirë që dëgjoj një fjalë të mirë nga gojë e saj.

-Ju kemi pasur si idhull, tha Meta. Ajo nuk të lëshon nga goja.

Klintoni u skuq pakëz. “Ah gojë e saj tha me vete”.

-Çojini të falat e mia, i tha Metës. Çfarë pune bën tani? Më thanë që ka hapur disa dyqane veshjesh dhe të brendshmesh.

-Kemi disa dyqane në bllok, i tha Meta, me rroba me gjëra, është një si lloj galerie, por s’po na ec shumë. Më shumë rri në Gji të Lalzit.

-Ah, interesant, s’i kisha dëgjuar këto. Shpresoj të jetë bllok i mirë ai ku keni dyqanet dhe gëzohem që jetoni buzë detit. Po ju me se merreni vetë?

-Unë kam pasur disa procese gjyqësore, pasi vura në vend dinjitetin tim pas disa kompletove që më bënë, por tani i kam punët në rregull. E kam rregulluar me të dy palët. Por desha një takim me zonjën tuaj. Ai takim m’i zgjidh gjithë problemet e jetës.

Klintoni u skuq përsëri.

-Më vjen keq, tha, por nuk mund t’ia kërkoj këtë gjë Hillarit. Bëhet shumë keq po iu kujtua Monika.

-Po s’ka problem, i tha Meta, unë shkoj vetëm, pa Monikën. Më duhet doemos ai takim. Me atë takim unë i zgjidh gjithë hallet e jetës.

-Çudi e madhe, i tha Klintoni. Unë Monikën tri herë e takova dhe e kam pasur hall gjithë jetën, kurse me Hillarin kam gjithë jetën dhe s’kam zgjidhur asnjë problem, vetëm halle kam pasur.

-Nuk ka rëndësi, mua një takim më duhet, i tha Meta. Po ma rregullove këtë, më bën nder. Eja dalim bashkë një fotografi dhe tregoja zonjës suaj, i thuaj ky djali do të bëjë një takim me ju. Mos i thuaj gjë për Monikën.

-OK, i tha Klintoni dhe dolën në foto.

Pasi Meta u largua, Klintoni ishte shumë i hutuar. Thirri organizatorin e konferencës t’i shpjegonte ç’i kishte ngjarë.

-Më erdhi një djalë i ri, tha që qenka burri i Monikës dhe më kërkoi takim me Hillarin. Me thënë të drejtën ia premtova se nuk do ta bëhet ndonjë skandal se është dhe fushata në Amerikë, po interesohu pak kush është ai djali, që të marr masat. Dhe i tregoi fotografinë.

-Ah, mos u mërzit, i tha organizatori. Është një deputet shqiptar, ka qenë dikur kryeministër. E kanë kapur duke vjedhë, po e ka falë gjykata. Tani i duhet një foto me Hillarin të zgjidhet përsëri.

-Eh, si s’mu ndanë këta shqiptarët, tha Klintoni i çliruar. Nuk mjaftoi që u çlirova Kosovën, por do t’u bëj dhe ndere personale.

7 komente në “Zbardhet biseda Klinton- Meta: Dua një foto me Hillarin, pa Monikën!”

  1. Dean says:

    ”…Klintoni u skuq pakëz. “Ah gojë e saj tha me vete”…”
    Hahahaaaaaaaaa….a,
    Ah ajo gojë e saj ……Lol

  2. Ben Chicago says:

    ME I MADHI NGA TE GJITHE
    kur ta lexoje iliri dhe monika krahas inatit ka mundesi edhe te qeshin

  3. Cakalli7 says:

    e bill mavira e kane harruar qe ua clirove, thone e cliruam vete me ndihmen e turqise

    1. hajriu says:

      Po pallavesh ngele moj ulkonje . Nga i shpik keto teori mor i pafytyre ? Nejse , nuk ke faj , eshte geni jot i basarduar . Ju greket jeni aq te ndyre sa qe edhe Zoti po ju doli perpara tentoni ta genjeni .

  4. Vlora says:

    ha ha ha shum e madhe monika levinski dhe monika kryemadhi.
    shum afer jane…..

  5. katunari says:

    E modhe fare,e ka perdor shume me mend kocidencen e emrave autori,i modh fare.

  6. analist says:

    E pshurre aleancen e shenjt te Metes me Ramen me kete fejton z.Mero…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje