Në raundin e tretë të bisedimeve, Doktori nxori emrin e Zaganjorit për president.
-Tani jemi mbledhur këtu të dalim me një emër. Tani unë e kam një emër zotërinj, kam zotin Zaganjori. Kush është zoti Zaganjori do thoni ju? Ua them unë. E kam emëru ambasador në vitin 1992 në Gjermani dhe ka ba një punë të shkëlqyer. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë u ngritën në stadin më të lartë të mundshëm që kanë njohur ndonjëherë. Shqipërinë e vizitoi Ministri i Jashtëm Gensher, pastaj Gjermaninë e vizitova unë dhe takova Kancelarin Kol, pastaj Shqipërinë e vizitoi Sekretari i Jashtëm Kinkel e kështu me radhë. Në krizën e vitit 1996- 1997 ka mbajtur një qëndrim të jashtëzakonshëm. Ai ka mbështetur qeverinë time dhe Partinë Demokratike në ditë të vështira, duke siguruar mbështetje të personaliteteve të larta gjermane siç ishte në atë kohë Ministri i Financave apo Ministri i Mbrojtjes. Pas rebelimit komunist të vitit 1997 dhe me ardhjen në pushtet të socialistëve, atë e pushun nga puna. E pushun…
Ndërhyn Meta.
-Doktor, mos e politizo problemin se nuk ishte rebelim.
-Dakord, harrova që je këtu, dakord, tani unë e ti e dimë ç’ishte, po dakord. Shiko, e kthyen nga shërbimi dhe erdhi në Tiranë. Më tha mua ç’të bëj tani. Tani do qëndrojmë, i thashë, do rezistojmë dhe do vijë dita jonë. Ashtu bëmë. E emërova konsulent ligjor timin për çdo çështje të PD me bandat mafioze komuniste, të cilat m’i përfaqësoi me sukses. Jo vetëm mua, por dhe shumë biznesmenë të PD-së i ka ndihmue dhe këshillue sa ka mundur. Ai i ka rezistue çdo oferte me e largue nga mua dhe nga PD-ja. Bashkëpunëtori im Pollo deshi ta merrte me vete në kohën që u gënjye nga qeveria mafiozo- komuniste e të dilte kundër meje, por Zaganjori me kthjelltësinë e njeriut largpamës nuk shkoi pas tij. Koha i dha plotësisht të drejtë. Në vitin 2001, në zgjedhjet më të dhunshme që ka njohur historia e Shqipërisë….
Ndërhyn Meta.
-Doktor, mos e politizo tani…
-Dakord Ilir se harrova që je këtu. Tani o zotëri ato zgjedhje ashtu ishin, po ajo kohë ishte. Tani Zaganjori na ka përfaqësue në atë kohë në Gjykatë Kushtetuese me gjithë forcën e tij dhe na ka ndihmue. Ja kam ditë për nder.
Në vitin 2003 ju e mbani mend që unë dhe zoti Nano bëmë një marrëveshje të gjerë dhe deshëm të bëjmë disa reforma të mëdha. I kërkova zotit Nano të ma votonte Zaganjorin në Gjykatë Kushtetuese në shenjë mirëkuptimi për bashkëpunimin tonë. Ma ka bë. I jam shumë mirënjohës. Prej asaj kohe ai ka qenë një zë dhe përfaqësues real i PD dhe i imi në Gjykatë Kushtetuese. Ka plot njerëz që më kanë tradhtue dhe më kanë ndihmue, por ky burrë s’më ka tradhtue kurrë. Shikoni vendimet e tij, janë të gjitha pro PD-së në çdo çështje dhe në pakicë. I vetmi rast që më tradhtoi ishte kur votoi kundër marrëveshjes së ujërave me Greqinë, por më mori leje. Nuk kisha ça me i ba. I dhashë leje se e kishim të humbur.
Ka bërë dhe shërbime të tjera në PD dhe më gjerë. Së fundmi ai ka udhëhequr dhe doktoraturën e zonjës Topalli dhe e ka ndihmue atë me këshillat e tij. Ju ftoj zoti Meta të jetë ky propozimi juaj për president. Ju nderon ju, më nderon mue dhe gjithë Shqipërinë. Faleminderit.
U vendos një heshtje.
-Unë jam dakord, tha Fatmiri. Dhe mua më ka ndihmuar për çdo çështje ligjore. Dhe për Gërdecin e kam pyetur.
-Edhe mua, tha Meta. Megjithëse mua më duket më i mirë për kryeprokuror.
-Ilir, dëgjo mue, më mirë këtu. E gjen vetë ai kryeprokurorin.
-Dakord jam dhe unë, tha Iliri.
U kthyen kokat nga Çimi i Çamëve.
-Po ti, e pyeti Berisha…
-Unë…, tha Çimi i zënë gafil. Dakord mo jam, s’ka problem derisa paska votue kundër Marrëveshjes së Ujërave me Greqinë. Unë e kam alibinë. Vetëm ky mbiemri tingëllon keq.
Zeni do te ishte me kon(sensual) se ky Xhevahiri i Saliut…
Ma mire Frroku se sa ki Zagarnori!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
E pse te mos jete Presidente nje gruaqenuk merret me politike,juriste,e mencur ,e qe e do kete popull te mjere qeekane abandonuar te gjithe politiket.Tetilla ka sa te dua po qe sedoni ndonjeemer poju a japim,Vjollca Mece,Majlinda Keta,Kozara Kati,Teuta Ibrahimi ekush e di sa te tjera si keto.
Vjollca Mece …juriste e pjekur dhe serioze !
Pikes i ke rene per zj.Vjollca Mece.
Sherefedin, ndigjoje zanin e Arberies! ma mire gra se burra ne presidenc! Shoqeria shqiptare do prosperoj ma shum!
Ky Qendrestar qesharak i Saliut
s’e meriton te jete as roje,
jo President!
Qysh ne kohen e Enveri ky Zaganjori ka qene zagar i pushtetit, si Sala.keta jane zagaret e pushtetit qe i moren frymen ketij vendi.
Mbiemri Zaganjori vjen nga fshati turistik Zogaj ne Shkoder pertej Shirokes dhe jane familje me vlera qytetare.Te gjithe ata qe jane me origjine nga Zogajt quhen Zaganjore. flm
po ata qe vine nga fshati Bish Qen te Peqinit si quhen apo qener .Tani kete spo kuptojme do zgjedhin president apo qen roje te Berishes se po te jete keshtu ka qen sokakeve sa te duash e le te zgjedhin nje te bukur te urte e te bindur qe mos haje ndonje te Berishes, Liri koklopes e kompani
Dyi kemi siper lumit DRIN edhe kete andej do ta marrin::
Rama duhet te fuse kandidate Nanon se do kete gallate.
Ky ZAGA(R)NJORI i Saliut eshte pedagog tek universitet burdello i Henri Cilit
..ky zaga..na qenka besniku i partise..!!..na ndoten vendin kjo race servilash te neveritshem…si puna e saliut. Duhet nje studim per ta njohur kete fenomen me rrenje. Vetem istalimi i demokracise do te na shpetoje nga kjo bashkesi ..servilash..te tipit Uriah Hipi
Eli-Tiv
Te lutem me sqaro pse istalimin e demokracise do ta sjellin Xhelil Gjoni (Iliri), Spiro Koleka (Edi Rama),Hamit Beqja (Iliri),Hamid Shamku (Ledi), Myslym Peza (Dashi), Myftar Tare (Ervin Bushati), Gramoz Ruci,Llambi Gegprifti (Alfred),Sulejman Bushati(Ditmiri)etj qe nuk po i permend.
Te lutem me bind qe keta nuk do ti ngjajne baballareve.
1. MILITANT PARTIAK:
Ka qenë përfaqësues ligjor dhe Avokat i PD dhe Sali Berishës, në vitet 1997-2001.
2. GJYQTAR I NJËANSHËM
Si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka votuar gjithmonë Pro Qeverisë dhe Sali Berishës, dhe kundër përcaktimeve të Kushtetutës dhe ligjeve.
3. SHKELËS I KUSHTETUTËS
Po shkel rëndë Kushtetutën duke qëndruar si anëtar I Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ka që në vitin 2010, që i ka përfunduar mandati.
4. TË PARIN KA INTERESIN VETJAK
Edhe pse mandate si anëtar I Gjykatës Kushtetuese i ka skaduar, që në vitin 2010, në çështjen e gjykuar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Topi, votoi pro qëndrimit të tij dhe kolegëve të tjerë në detyrë, duke dëshmuar se shqetësimi më primar për të, është përfitimi i një rroge të lartë, dietve, dhe shpërblimeve të tjera të majme, duke treguar se në dallim nga kolegu Plloci që dha dorëheqjen, interesi i tij, është jo Drejtësia, por Babëzia!
5. BASHKË-AUTOR I SHITJES SË DETIT GREQISË
Në një konflikt të tmerrshëm interesi, edhe pse anëtar i Gjykatës Kusgtetuese, ka këshilluar Qeverinë (Ministrinë e Jashtme), për procedurat dhe negociatat e ndjekura me Greqinë, për caktimin e kufijve me Greqinë, në 2009-ën.
6. AKADEMIK I KOMPROMENTUAR!
Nuk dihet mënyra sesi ka marrë tituj Doktor e Profesor, as punimet që ka kryer dhe as përmbajtja e tyre!
7. BASHKËAUTOR I SHKATËRRIMIT TË ARSIMIT TË LARTË NË VEND
Edhe pse anëtar i Gjykatës Kushtetuese, vijon të jetë dhe të marrë para nga taksat e shqiptarëve, si anëtar i Këshillit të Lartë Shkencor, në ditët më të zeza të arsimit të lartë shqiptar, privat e publik.
8. RROGËTAR I HENRI ÇILIT
Jep mësimdhënie, në një nga Universitetet Simbol të Shitjes së Diplomave në vend, UET, të analistit Qeveritar, Henri Çilit.
9. PEDAGOG I DËSHTUAR
I urryer dhe antipatik për të gjithë studentët e tij, për arrogancën, fodullëkun dhe boshësinë, në mënyrën e mësimdhënies.
10. KA SHKRUAR TEZËN E DOKTORATURËS SË SHEFES SË TIJ POLITIKE, JOZEFINA TOPALLIT
Në një nepotizëm dhe lokalizëm të tejskajshëm, ka hedhur poshtë qenien si Prof. Dr., duke marrë përsipër të jetë Udhëheqës Shkencor, dhe mesa duket shkruesi i Tezës së Doktoraturës së Jopzefina Topallit. Përmbajtja e kësaj doktorature refuzohet të bëhet publike, për të mos u zbuluar autorësia e vërtetë e saj dhe plagjiaturizmi në hartimin e saj.
11. ZGJEDHJA E TIJ, KRAHINARISTE, TRIBALISTE
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, zgjedhja e tij si Presidetnt, cenon rëndë balancën dhe kohezionin kombëtar të vendit, pasi vjen nga Shkodra, duke e shndërruar Shqipërinë, në një Republikë të “Mbi Lumit Drin”!
Or mik me emr te gjate:po te jesh i kahershem ne kete forum,duhet te kesh vene re jam nder anti-berishistet “me te kualifikuar”,okay?
Por kur flet per Xh:Zaganjorin,mos u bej aq sharlatan sa ta hedhesh poshte ate dhe si person privat dmth profesionist,sepse edhe aty ku ke te drejte behesh i pabesueshem;shkurt muhabeti mos fol si militant qorr i E.Rames. Sidomos nuk mund te flitet per Xh.Taganjorin si profesionist i deshtuar dhe i kompromentuar,nuk mund te akuzohet per problemet e arsimit te larte te vendit,nuk mund te flitet per te si pedagog i deshtuar….
Me objektivitet qe te mos e degjenerojme fare forumin e gazetes ku gjithkujt i jepet e drejta te grij sallate si te doje duke u bere simbol i demokracise mediatike.. ?
Pervec 11 argumenteve tuaja me te cilat nuk guxoj te heq as presjen,dua te shtoj se e njoh zaganjorin si servil krenar te Ramiz Alise,pikerisht ne ate kohe qe intelektualeve e rinj nuk ja u ndjente fare per Partine e Punes.Per mua,mjafton nje ore per te zbuluar qe eshte pa shtylle kurrizore.Nga ai nuk mund te buroje asnje sherbim social,akademik apo juridik.Eshte plehre.
Une nuk u bazova te shkrimi po te tallja qe i behet gegnishtes. pse jeni nga jugu kush ju jep t drejte te talleni me dialekin gege. a e di ti gazetar se gegnishtja eshte baza e shqipes se sotme?!