Baba Mondi i OSBE mahnitet nga havjari i Alievit

28 Maj 2012, 21:53Antena TEMA
Baba Mondi i OSBE mahnitet nga havjari i Alievit

Baba Mondi i OSBE kërkoi një takim me Doktorin, me rastin e marrjes nga Shqipëria të kryesimit të Këshillit të Evropës. Doktori e priti me kënaqësi takimin. Meqë kishte boll kohë, vendosi ta priste tek vila e Mehmet Shehut, ngaqë ishte dhe afër ndërtesës parlamentit dhe afër OSBE.

Baba Mondi i OSBE shkoi në orar- shumë i përpiktë. Për ta bërë më atraktive drekën, Doktori porositi kuzhinieren të ishte në gatishmëri nëse Baba Mondi i OSBE do hante diçka.

-Urime, i tha Baba Mondi i OSBE, për kryesimin e Këshillit të Evropës. Shpresoj tu jap mundësi të shpalosni vizionin tuaj evropian dhe të ndihmoni demokracitë e reja që nën shembullin tuaj të ecin përpara.

-Të faleminders, i tha Doktori. Pa diskutim që do japim kontributin tonë. Shiko, para se të vazhdojmë, do pak havjar, është i mrekullueshëm.

-Po, patjetër. Ku e keni gjetur zoti Berisha, është shumë i shtrenjtë?

-Ta them unë tye. Është histori e rrallë. Shiko. E njeh Alievin ti? Jo, nuk e njeh Alievin ti. Është burrë i mirë në fakt. Kam mësu shumë prej tij. Nejse, në fakt unë mendoja se nuk e kishin qejf fare në Perëndim. Dhe kur morëm këtë kryesinë e Këshillit të Evropës i thashë dhe Ministrit të Jashtëm që do kemi probleme me Azerbajxhanin, por mirë është ta zbusim pak. Kur, ç’më thotë ai mua? Ta them unë ty ç’më thotë. Dëgjo se kjo është e bukur shumë. Më thotë mos ki merak fare zoti kryeministër se nuk kemi asnjë perëndimor kundër tij. Si është e mundur kjo, kupton apo jo, i thashë unë. Se Këshilli i Evropës për demokracinë është, dhe me thënë të drejtën ka plot probleme. E bëri mire këtë festivalin, po probleme ka ai d.m.th, të jemi të sinqertë. Do thuash ti miku im si ka mundësi që ai e kishte mirë me perëndimorët. Ja, ky, tha, dhe tregoi nga havjari.

-Si është kjo punë, pyeti Baba Mondi i OSBE i çuditur. Sytë iu hapën tej mase dhe buzët po i lëngëzonin. Fetat e vogla të bukës të lyer me havjar dhe një shampanjë e shtrenjtë vjeneze e hapur nga Doktori ia kishin hequr trurin.

-Ta them unë si është kjo punë, i tha Doktori. Çfarë bëka Alievi? Sa herë hapet sesioni i Këshillit Evropës, dërgon për këta anëtarët e Asamblesë nga një pako me havjar, nga gjysmë kg secilit. Dhe porosit ambasadorin e vet tua japë në konfidencë dhe t’i thotë secilit e ke vetëm ti nga Presidenti Aliev. Kaq. E marrin atë dhe mbyllet çdo debat. Fantastike, kupton apo jo. I paparë, kupton apo jo. Kur sapo morëm ne kryesinë e radhës, më vjen mua ambasadori i tij dhe më thotë: zoti Berisha, ke këtë pako. E mora, e pashë, ishte një kg. E ke nga presidenti, tha. Me thënë të drejtën u gëzova shumë dhe ua dhashë këtyre të kuzhinës ta mbajnë këtu me raste. Erdhën këta të KiE, u nxora pak. Sapo e hëngrën, panë njëri- tjetrin në sy dhe përmendën Alievin. Nga e kuptuat që ma ka dërguar Alievi, u thashë. Kur ma treguan dhe ata, nejse se ma tha Ministri i Jashtëm. Epo kjo është fantastike.

-Qenka vërtet mbresëlënëse zoti Berisha, tha Baba Mondi i OSBE. Do bëj ç’është e mundur kur të mbarojë mandati këtu të shkoj në Azerbajxhan. Qenka vend i mrekullueshëm. Këtu çfarë s’po më bëjnë. Mirë ata të gazetës Tema, po tani kanë filluar dhe politikanët më thonë të largohem nga Shqipëria. Ja kishte dalë ai Dash Shehi, kishte thënë të ik. E kanë të gjithë pse kam dalë në foto duke ngrënë qofte dhe duke pirë birra. Se po të kisha dalë me havjar si këtu, nuk do hapte njeri gojën.

-Mos i dëgjo ata. Ta tregova këtë thjesht si histori meqë më pyete. Shkon shumë me këtë shampanjën dhe pas kësaj është mirë të vazhdohet me krudo ose sushi. Shiko, ushqimi krudo, sushi, havjari janë sekrete të jetëgjatësisë. Qoftet janë të shijshme, por të siguroj unë ty që niveli i kolesterolit të rritet në mënyrë galoponte dhe do kesh probleme. Kjo është zgjidhja. Shiko, Alievi është treguar i zgjuar. Përfytyro moshën e Këshillit të Evropës, të gjithë pleq, pak havjar, pak shampanjë dhe harrohen problemet. Pastaj shiko. Kam qenë aty unë. Ka probleme, nuk është s’e nuk ka, por ka ba gjëra të mëdha. Ka bë qytet të bukur, është vend i zhvilluar. Ka pasur moton “Azerbajxhani, vend i zhvilluar”. Jo, atë do kemi dhe ne tani. Ajo ka rëndësi. Shiko, demokracia është term relativ. Veprat ngelen. E ka bë mirë atë. Merr dhe pak havjar se e shikoj që po të pëlqen.

-Faleminderit zoti kryeministër. Më keni lehtësuar me këtë që më treguat. Mendova se vetëm unë komprometohesha me të ngrënë. Kjo që më tregove më lehtësoi. Unë së paku mbyll sytë për median dhe demokracinë që ka probleme këtu, që në fakt nuk ka fare. Ata po mbyllin sytë për Azerbajxhanin.

4 komente në “Baba Mondi i OSBE mahnitet nga havjari i Alievit”

  1. Poliksenos says:

    Ky Baba Mondi ka ba shumë për na,ta themë ynë ty,kupton apo jo.
    -Kot thonë që duhet të iki,ky duhet të shporet,pupton apo jo!

    1. Kavajsi says:

      Me karagjoz diplomat se ky nuk kena pas nonji her.
      E dashka edhe nji kshu bythve ky!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/nuk-kane-fund-kinezerite-e.html

  2. analist says:

    …ç`me thote ai mue? (jo mua,se Berisha vazhdon te jet fshatar dreqi e mori…)

  3. Albert says:

    Po,eshte plotesisht e vertete! Veprat ngelen! Dhe kryevepra jote more kriminel eshte degradimi i aspirates se shqiptareve qe kane aspiruar dhe aspirojne te jetojne nje jete me dinjitet ne nje shtet dinjitoz,krejt ne te kunderten!!! Pra,sot nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve,pervec bandes se langove dhe hajduteve qe mban ti rrotull, zgjohen ne mengjes me te vetmin preokupim si ta zhvatim,si ta rrjepim,si ta vjedhim dhe si ta shesim per dy aspra shtetin,dinjitetin kombetar dhe Shqiperine!!! Per kete “kryeveper” do mbahesh mend!!! Kjo damke do t’i ndjeke pinjollet e tu brez pas brezi!!!!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje