Berisha filloi dje konsultimet për presidentin. Të parët që u ulën në zyrën e tij ishin përfaqësuesit e LSI. Ilir Meta, Petrit Vasili, Edmond Haxhinasja.
-Jemi mbledhur të diskutojmë për çështjen e presidentit, tha Berisha. Siç e dini ne jemi të interesuar për një president me një konsensus sa më të gjerë brenda mazhorancës. Për këtë u kam thirrur sot të flasim dhe të konsultohemi.
-Ne jemi për një president që të ketë një mbështetje mundësisht 70 përqind, tha Meta.
-Tani zotëri, ne aktualisht kemi një kandidat që ka 90 përqind mbështetje brenda shumicës. Mbështetja juaj e çon 100 për 100. Kjo e bën procesin kushtetues.
-Ah, e kuptova, ka hile zoti kryeministër, i tha Petriti. Nuk duhet konsensual brenda shumicës, por brenda parlamentit. Ah, jo, e kapa, do ta na e fusësh.
-Zoti Ministër, shiko. Kam dy fjalë për ty, por nuk është as vendi, as koha. Ministria juaj zotëri duhet të shikojë një herë detyrat e saj, pastaj të merret me politikë. Keni lanë spitalet pa ilaçe, nuk i jeni përgjigjë me profesionalizëm aksidentit tragjik, keni rimbursuar barna të klientëve tuaj, keni dhe shumë probleme të tjera. Do vij nesër Lili të flasë me ju. Tani unë mendoj se disa punë janë më të rëndësishme se kjo e presidentit. Dakord, për këtë ke mendimin tënd…
-Jo, unë nuk thashë gjë zoti kryeministër. Desha të them sa mirë të ka shku mendja që e quan konsensual brenda shumicës.
-Nejse, vazhdojmë, tha Berisha. Pra, zoti Meta duhet një përkushtim që ta ruajmë këtë koalicion se përndryshe pasojat do jenë të rënda për ju dhe për gjithë shqiptarët, d.m.th jo pasojat, por problemet me të cilat do ndesheni, d.m.th jo probleme personale, por shiko, në fakt nuk duhet të gaboni. Shiko, Klani i Zemunit nuk duhet me ju ba presion. Është gabim i madh të jeni peng i Klanit të Zemunit. Nuk kam dashë me ua thanë. Jo, është gabim. Do të ndëshkoheni, d.m.th do tu ndëshkojë populli.
-Dakord zoti Berisha, këto mund të jenë mendimet e Klanit të Zamirit, por ne kemi përgjegjësit tona për integrimin ama, këtu kemi dhe Ministrin Haxhinasto, i cili mund të thojë fjalën e tij për pasojat që mund të kemi të gjithë nga një veprim i nxituar i juaji.
-Zoti kryeministër, desha tu dërgoja dhe një sms pak më parë se nuk ma hapët telefonin, por më mori zëdhënësi i Fules dhe më tha po bëjmë sikur nuk e dimë që ka kaluar afati për reformën zgjedhore, por duhet ta mbaroni sot urgjent…
-Zoti Ministër, shiko. Atë karrige zotëri e ke prej meje dhe si Ministër i Jashtëm na ke turpëru disa herë. Shiko, nuk po flas për skandalin e pordhës dhe gjëra të tjera, por na ke turpëru. Jo, ministër më të dobët qeveria ime nuk ka pasur në atë post dhe je aty falë koalicionit. Tani të them unë ty, që të gjitha këto presione që më bëni me Fyle e brryle nuk u shkojnë. Jo zotërinj ministra, shiko, nuk janë gjëra serioze këto… Dhe harrova, shiko, kur të ikësh në Strasburg javën tjetër, tako pak Jozefinën, seç ka ca dy pako rroba për gocën, dhe dhëndrit i kanë la rrobat dhe duhet dikush me jua çu. Merr edhe pak djathë kaçkavall se i duhet çunit të Kastriot Islamit se rrinë bashkë tek ambasada më thanë. Dhe ka shumë ankesa dhëndëri i Jozefinës për kushtet në ambasadë. Merre me mend që detyrohen të dërgojnë rrobat me i la në Shqipëri se s’ka njeri kush tu shërbejë aty. Dhe përfytyro që të jetë dhëndëri i Presidentes ai pas një muaji.
-Dakord zoti kryeministër. Mos ki merak për këto gjëra. Por unë s’ta thashë me të keq.
-Nuk ka probleme zoti Ministër, fola në parim që puna jote ka çaluar. Dhe disa të vërteta do t’i themi, kupton apo jo. Tani Klani i Zemunit nuk më dikton dot mua.
-Zoti Berisha, të thashë dhe një herë që Klani i Zemunit ka vdekur në Beograd dhe aty e bën ligjin Klani i Zamirit që e bën dhe në Tiranë. Ti vepro si të duash. Unë kam ardhur të flas si LSI, jo si dy ministra me kryeministrin. Po iki atëherë.
-Mirë, dakord, ju e dini. Dakord Klani i Zamirit, dakord, po shiko, mue s’më komandon dot Klani i Zamirit, e komandoj unë atë. Jo, ta dish mirë ti.
Iliri u çua dhe doli i pari.
-Ju dy ministrat prisni pak se kam një punë, i tha Doktori. Ti Petrit lidhu pak me Lilin seç ka një ilaç për rimbursim ajo tek aty qendrat e veta dhe do ta fusë në listë. Dhe Tritanit nuk i kishin pëlqyer ato ilaçet e respirimit në Spital Ushtarak ka një të vetin që duhet t’i fusin atë ilaç. Ti Haxhinase mos harro ato pakot e Jozefinës dhe merr masa që ky Artur Kuko mos të duket në Tiranë nja dy muaj.
-Si urdhëron zoti kryeministër, thanë të dy në një gojë. Ndërkohë Meta kishte dalë para gazetarëve dhe po fliste për rëndësinë e procesit.
ha ha ha, e modhe fare! Bravo TemA!
Kane diskutue gjan e gjate ne motel, mbi kamasutren! Sala e ka lexue tash vone dhe disa stile nuk po i kuptojke :p
Do kercase vertete nje dite. Te gjitha pazaret mafioze vjen nje dite e prishen!!!! Keta kujtojne se do jene tere jeten te privilegjuar. Sa vete do thyejne qafen bashke me salen!
e bukur…Artur Kuko…
E forte kjo me rrobat per Luiz Ejllit + kackavallin per cunin e Islamit