Më 24 maj në mbrëmje përfundoi dhe afati për reformën zgjedhore. Ultimatumi i Baba Mondit të OSBE që reforma të mbaronte në datën 24, nuk u përfill. Doktori as që e vuri fare ujin në zjarr për këtë çështje dhe la të kuptohej që reforma do bëhet pasi të gjendet presidenti. I zënë ngushtë nga kjo prerje në besë, baba Mondi kërkoi një zgjidhje. Mblodhi stafin e vet dhe kërkoi mendime se si mund të bëhej një deklaratë për të shtyrë datën përsëri.
Propozimi më interesant i erdhi nga një prej këshilltarëve të tij.
-Kam një ide, tha. Ty të thonë që të thonë Baba Mondi…
-Është paksa fyese, por në fakt kështu më thërrasin disa kolegë të ambasadave këtu. Por nuk e kanë me mua, e kanë me Baba Mondin, se duan t’i tërheqin vërejtje pse pi. Se mua më lejohet.
-OK, i tha këshilltari. Tani këtë gjë nuk e ndryshojmë dot. E vetmja gjë që mund të bëjmë është që të themi se afati i reformës ishte më 24 maj allaturka, që i bie 8 qershor allafrënga.
-Çfarë është ky kalendar, i tha Baba Mondi i lehtësuar.
-Kështu e kemi pas përdorur në Shqipëri, i tha këshilltari. Për shembull revolucioni i tetorit që është mbajtë më 25 tetor në Rusi, në Shqipëri festohej më 7 nëntor. Dhe negociatat për Kodin Zgjedhor kështu mund të interpretohen. Nuk di a të pëlqen, por meqë vetë e kanë hapur lojën që të thonë Baba Mondi, dhe ti jepua përgjigjen me kalendarin bektashian.
-Kjo qenka fantastike, tha Baba Mondi i OSBE. Pse s’ma kini thënë më parë këtë zakon të bektashinjve. Kjo qenka fantastike. Çfarë zakoni tjetër paskan këta bektashinjtë se ndoshta në hyjnë në punë?
-Po ka disa sekte të tyre që autosugjestionohen, i tha këshilltari. P.sh shpojnë faqen tej e tej e nuk u del gjak. Këtë e bëjnë pasi e rrahin fort faqen e tyre dhe mpijnë trurin duke i mbushur mendjen vetes që s’do të dalë gjak. Kjo besoj vlen në disa raste këtu në Shqipëri. Për shembull ka shume njerëz që u duket e tmerrshme të fitojë prapë Berisha. Po të përdorin këtë metodë, mendoj që e përballojnë dhimbjen dhe nuk ka problem.
-Qenka fantastike dhe kjo, tha, s’e kisha dëgjuar. Po ku aplikohet më shumë?
-Kjo aplikohet më shumë në disa sekte të Shqipërisë verilindore. Në jug është më ndryshe.
-Çfarë ka ndonjë gjë nga jugu, ma trego?
-Aty zonat janë të përziera. Për shembull në një fshat ka dhe ortodoksë, dhe bektashinj. Dhe këta dervishët kur ecin rrugës për pelegrinazh, zakonisht në pranverë, mbajnë dhe raso prifti në çantë, që po u doli ndonjë fshat i gjithë ortodoks, thonë jemi priftërinj. Tani s’e bëjnë, po dikur e bënin. Mendoj se duhet ta përdorësh këtë metodë kur nisesh në ndonjë zonë që i di me Doktorin dhe të dalin që janë me Ramën. Dridhe menjëherë, thuaj jam socialist.
-Interesante, tha Baba Mondi. Po tjetër, tjetër. Ndonjë gjë për ushqimet. Çfarë hanë, a e përdorin zgarën?
-Po, po. Bektashinjtë hanë çdo gjë, përveç mishit të lepurit. Nuk e di se ç’u ka hipur në kokë, por mishin e lepurit nuk e hanë pasi Imam Aliu seç u ka lënë një amanet për të. Qoftet i bëjnë kryesisht me mish viçi. Dhe në ramazan pinë dhallë ose kos të holluar. Kanë dhe zakone të tjera të mira. Mblidhen në teqe, shtrojnë gostira. Kur ka ndonjë grua që nuk lind, shkon në teqe, e këndon babai dhe lind. Ka plot gjëra që mund të marrësh prej tyre.
-Po këto të më kishe thënë që në fillim, tha Baba Mondi. Atëherë u zgjidh kjo punë. Le të thonë çfarë të duan, unë jam gati të vetëquhem Baba Mondi. Qenka fe fantastike kjo e tij. E ky kalanderi allaturka që qenka fantastik. Me ushqimin qenka në rregull. Ky mishi i lepurit nuk më shqetëson po të kem qofte. Jemi në rregull. Tani më ngelet të bëj një deklaratë ku të them se afati i fundit për reformën është 24 maj allaturka. Fantastike. Nuk mund të tallet me Perëndimin Doktori. Ne do respektojmë zakonet e vendit, po ai do respektojë doemos datën. Më 24 maj allaturka duhet reforma se s’bën.
Perle!
“tall bythen” me ket koqen e kanarit.se cenka komplet “idiot”.
Vetem me dal me kallash ne dore perkrah saliut, kjo i ka ngel Mondit pa bere
E pëlqej humorin por adhuroj Bektashizmin.Pavarsisht gjetjes dhe përtej saj Njerëzit më të ndritur të kombit ishin Bektashinj.Frashëllinjt dhe Ismail Qemali,e shumë të tjerë që historia Shqiptare i ka në Panteonin e saj.
Nuk eshte fjala ketu te ofendohet bektashizmi,por ky qelbaniku i OSBE qe e ha qyl ne Shqiperine e viçidolsve.
Hahahahah e madhe shume bukur.
p.s
Bektshinjte jane besimtaret MODEL ne Shqiperi dhe ndoshta edhe ne bote paqedashes nuk bejne kurre polemika, edhe pse jam ortodoks kam me shume RESPKET per bektashinjte se sa per nje pjese te mire te ortodokseve, sidomos fqinjet tane