Flamuri kupton sekretin pse Doktori nuk takon Ramën

26 Maj 2012, 21:39Antena TEMA
Flamuri kupton sekretin pse Doktori nuk takon Ramën

Gramozi dhe Patozi do të takohen të dielën paradite për të folur për presidentin. Shumë njerëz janë shqetësuar përse Doktori nuk takohet vetë me Edi Ramën, por dërgon postierë. Flamuri, i cili u bë keq nga ky takim, pasi duket sikur “Numri 2” në PD tani është Patozi, vendosi të shkojë vet tek ai Burri dhe ta pyeste për situatën.

-Si do shkojnë këto bisedimet për presidentin, i tha Flamuri, do t’i bëjmë dot votat?

-Do negociojmë Flamur, i tha Doktori. Ti e di që unë kam takuar Çimin e Çamëve, Fatmirin, kam taku Ilir Metën me dy ministra, kam taku Fatos Nanon. Kam bë gjithë përpjekjet.

-Po me këta socialistët Doktor, si do t’ia bëjmë, se pa ata nuk bëhen votat.

-Tani Flamur, unë po e bëj timen. Nuk kam lënë njeri pa takuar dhe të them të drejtën, jam i hapur, do të takoj përsëri. Dje për shembull, më kërkoi përsëri Fatmiri, kishte një punë. Folëm prapë për këtë çështje. Kam qenë në Ramëz, Flamur. Një vend shumë i bukur turistik, një mrekulli. Erdhi dhe Jozefina aty, e takova dhe Jozefinën. Jo, do e takoja patjetër, kupton apo jo? Se Nanon e takova, dhe asaj i kish ngel hatri që se kisha takuar si kandidate për presidente. Jo, do ti takoj të gjithë, pa diskutim…

-Po këta socalistët doktor…

-Shiko Flamur. Do kem dhe takime të tjera. Mund të takohemi ndonjë prej këtyre ditëve me Kastriotin. Shiko, duhet me e taku dhe atë vet. Sot kur erdha nga Shkodra, ndalova në Lezhë, e kam taku dhe deputetin e Lezhës. Shiko, kanë shumë rëndësi këto gjëra. Dhe sot kam takuar boll deputetë në Tiranë. Biles, rrugës kur po vija në zyrë pashë dhe Lejla Përnaskën, i thashë shoferit bjeri borisë ta përshëndesë, se janë hap llafe sikur është e lëkundur. E përshëndeta dhe atë. Jo, patjetër do të takojmë gjithkënd që na duhet. E kemi detyrim ndaj Evropës këtë gjë.

-Po me këta socialistët doktor, sikur të…

-Shiko Flamur. Do kem dhe takime të tjera. Kam taku para një ore Astrit Patozin, ishte optimist. Më tha djalë duket se do dalë. Tani zotëri ne nuk do shtimë bast ç’mund t’u pjellë ne mendje aleatëve, por unë po i takoj. Kam taku dhe Edmond Spahon. Ishte shumë i qetë dhe i motivuar. Shiko, atë kemi për ta bërë në vend të Ritvanit. Dy poste nuk mund t’i mbajë Ritvani. Do ta shikojmë atë punë. Është njeri besnik shumë Spaho. Me thënë të drejtën, do të takoj kë mundem.

-Po këta socialistët Doktori, sikur t’i thërrisje…

-Shiko Flamur, po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i takue të gjithë. Kam planifikue biles të takoj dhe Mark Markun. Jo. do ta takoj. Kam kaq kohë që se kam takuar. që më 2010. Tani do ta takoj. Ai ka mendimin e vet. por unë do ta takoj Ka shumë rëndësi kjo. Janë hap llafe se do deputetë të Bamirit do dalin pas presidentit, do votojnë një herë kundra, pastaj do ikin. Jo, do ta takoj atë patjetër.

-Po këta socialistët Doktor, sikur ti thërrisje se po thonë që ..

-Shiko do takoj dhe Selami Xhepën. E kam pas këshilltar, është njeri punëtor, fjalëpak. Do ta takoj patjetër. Biles dhe Sherefedinin do ta takoj. Shiko, ata kanë bërë një gjë, kanë qëndru, kanë shpreh simpati për Nanon, por unë kam me i taku. Shiko, do takoj çdo njeri që të kem mundësi. Unë këtë betejë e kam nisur për ta fituar. Do ta fitoj patjetër…

Flamuri e pa që nuk e lejonte të hapte fare gojën për socialistët dhe u çua.

-Faleminderit Doktor. E kuptova, tha. Tani jam më i qetë.

Duke dalë në korridor, ishte hutuar i tëri. Nuk e kuptonte përse ai nuk e linte t’i thoshte pse nuk takohesh me Ramën. Përpara ju shfaq Genc Ruli. Vendosi ta testonte një herë Rulin, se ai herë pas here flet dhe me Ramën në telefon. Ia shpjegoi gjithë situatën dhe se si Doktori nuk e linte të fliste.

-Ta shpjegoj unë, i tha Ruli. Një burri i iku gruaja nga shtëpia. Burri u çua dhe shkoi tek zjarrfikësit e qytetit dhe kërkoi gruan. Nuk është këtu, i thanë. Ne s’jemi për të gjetur gratë e humbura, por për të fikur zjarre.

Iku burri dhe shkoi tek elektriku. Nuk të ndihmojmë dot, i thanë ata, se ne jemi për defekte në linjat e elektrikut. Prej andej iku dhe shkoi tek ujësjellësi. As ne nuk ta gjejmë dot gruan, i thane, se ne jemi vetëm kur nuk të vjen uji në shtëpi. Burri u largua pa kundërshtuar.

-Prit, i tha sportelisti. Pse nuk shkon në polici, po vjen ke ne?

-Atje nuk shkoj kurrë sa të jem gjallë, i tha burri, se ata ma gjejnë dhe ma sjellin prapë në shtëpi.

-E kuptove biro pse s’të linte të flisje për PS-në?

 

 

5 komente në “Flamuri kupton sekretin pse Doktori nuk takon Ramën”

  1. geri says:

    flamuri eshte lif? mos e ngacmo te shkretin.

    1. Cfurku says:

      PRESIDENT VETEM ADRIAN QIVIXI E BEN, SE AI PO DREJTON BASHEN ME 40 HAJDUTE, JO ME SALEN ME 200. AI ESHTE EKONOMATI ME I MADH I BOTES – E KA THENE SALA, SE JA KA MBUSH MENDJEN NJE KATUNAR LLAPAQEN QE ESHTE PADRINUA I QIVIXIT- AI CILI PILI. ASHT GOMAR, POR MA SHUME SE GOMAR, SE DURON CDO PORDHE MGADO QE I VIJNE. BEN PER PRESIDENT.

    2. Shkodrani prej Puket says:

      Rama e ka lan me e takue ma von Salen, me i cue ushqime :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  2. mergimtari says:

    Vdeksha une po e kuptoi Flamur magari frazen e fundit qe i tha kodoshi Rul mafiozi .Paris

  3. Tahir muhedini says:

    Do vesh prape flamuri kepuce qe i fuain uje me carape te grisura e ishalla e degdisin per patate prape mutin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje