shqiptarja.com
Karlsruhe i Baden është një qytet në Gjermaninë jugperëndimore, krahinë që shquhet për prodhimin e verës por edhe të birrës. Atje gjermanët nuk janë shumë gjerman, në kuptimin figurativ. Janë të dashur, të thjeshtë, kryesisht janë familje me shumë fëmijë dhe që flasin me zë të lartë, që qeshin sa herë ju qeshet dhe shtrojnë tryeza të mbushura me dashuri. Në një vend të tillë është rritur Eugen Wollfarth, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, me të cilin kam lënë një lunch.com. (Ai e krahason familjen e tij të gjallë me pesë vëllezër e motra me familjet e Italisë veriore, ndoshta jo ato të Sicilisë, por më sugjeron të mos e shkruaj për të mos shkuar shumë larg në fantazi.)
Nga zyra e OSBE më telefonojnë duke më thënë se ambasadori do të dëshironte që të drekojmë me Sushi në orën 12 e 30.
Në restorant nuk ka këmbë njeriu dhe ambasadori Wollfarth mbërrin fiks në 12 e 30. Më përshëndet në shqip me një “mirëdita” që duket si top sheqeri mbi kafe. Nuk është hera e parë që e takoj dhe ndoshta për faktin se ambasadorët na janë bërë si të shtëpisë ose më saktë si kryeministri dhe lideri i opozitës, në minutazh televiziv dhe për nga rëndësia. Ndihem rehat. E vetmja vështirësi është për ta ndjekur kur flet pasi vrapon pak në anglisht por nëse unë e shoh në mënyrë habitore ai i rikthehet fjalisë me po aq dëshirë sa herën e parë.
Kamarieri po vonon dhe ai sërish në shqip, thërret dy ose tre herë:- Ju lutem!
Porosisim sushi me të gjitha shijet dhe disa pjata të tjera. Refuzojmë supën që të dy.
Ai ka diçka të zakonshme që për hir të së vërtetës i reflektohet edhe në ekran. Mes çasteve dyshoj se nuk është një nga ata diplomatët që luan me shumë pista. Duket një burrë i ndershëm, të paktën në vështrim të parë. Nuk j’a kisha vënë re më parë por sot tek flet i ndihet një “Th” e lehtë në vend të “S” dhe imagjinoj që në moshën e fëmijërisë duhet të ketë qënë thuthuq.
Dreka me sushi mbërrin tek pjata e dytë dhe bashkë me të dyshimi që edhe kjo drekë mund të frymëzojë për një tjetër shkrim gazetarin e Antenës Mero Baze i cili nuk ka kursyer sulmet ndaj ambasadorit të OSBE.
Zoti ambasador si ndiheni kur lexoni Mero Bazen?
-Kush është ai? – pyet ai në mënyrë retorike dhe nis e qesh me moskokëçarje ose të paktën kështu hiqet. Nuk besoj që e kalon kaq thjeshtë me veten e tij, por si diplomat i duhet të përzgjedh mimikat.
Ai është gazetari që j’ua akuzon për qoftet dhe barren, vazhdoj unë. Besoj që e njihni dhe se po reagoni kështu si një hakmarrje që jepet në pjatë të ftohtë. Përse nuk e takoni?
– Pse u dashka të humbas kohën time kot?! Nuk e kam takuar kurrë dhe nuk kam në plan ta bëj. Media është e lirë të thotë ç’të dojë. Nëse zoti Baze do të lexoj këtë rubrikë jam i sigurt që s’do thotë që ka ngrënë ambasadori sushi, por se kam ngrënë peshk të ngordhur, dhe e mbyll me një tjetër të qeshur ironike.
E di që jeni gjerman, por a është e vërtetë që e pëlqeni aq shumë birrën?
– Në krahinën nga vij, na pëlqejnë të dyja, si vera ashtu dhe birra. Aty ku kam lindur prodhohet verë shumë e mirë, por prodhohet dhe është e pranishme edhe birrë e mirë.
Kë lexoni nga opinionbërësit shqiptarë?
– Lexoj Fatos Lubonjën dhe e çmoj shumë. Afrim Krasniqi më pëlqen gjithashtu shumë. Ka edhe të tjerë sigurisht.
Po politikanë të tjerë veç Berishës, kë simpatizoni?
-Lulzim Bashën dhe, po ashtu, Edmond Haxhinasto është një personalitet që më pëlqen.
Harruat opozitën? Apo nuk e harruat?
Jo, sigurisht. Më pëlqen Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli, Arta Dade. Femrat në politikë janë shumë të rëndësishme dhe, shpesh, shumë bashkëpunuese. OSBE ka patur disa projekte ku ka kërkuar punën e tyre dhe këtu femrat janë shumë të zonjat.
Ambasadorin e kam dëgjuar shpesh të flas për 21 janarin në intervista të ndryshme televizive, por gjithmonë kam dashur që dikush t’i bënte një pyetje të thjeshtë.
Duke qenë se OSBE është një organizatë që ka në fokus të drejtat e njeriut, dhe vetë misioni në Shqipëri është ka zhvilluar shumë projekte. Vetëm para pak ditësh e kisha parë në një aktivitet me fëmijët jetim zotin Wollfarth. Pyetja kishte të bënte me jetimët e 21 janarit.
-A keni takuar ndonjërin prej tyre zoti ambasador?
Ai mu përgjigj menjëherë dhe thatë me një “Jo” friguese. Por për çudinë time e vazhdoi mendimin. Ndoshta se ajo “Jo” i doli në mënyrë jo diplomatike por si një reagim qytetar e pse jo dhe personal. Të gjithë kemi këndvështrimet tona në lidhje me fenomene të ndryshme dhe gabimi i tjetrit mund të jetë mëkati ynë i fshehtë por që se tregojmë lart e poshtë. Me veten time e vlerësova që nuk më gënjeu diplomatikisht si ndonjë koleg i tij do të bënte duke dhënë përgjigje të llojit:- Ah po, jemi duke menduar për ata.
Jo Wollfarth nuk e bëri këtë dhe i lumtë!
-Jo, sepse zonja Kazhani, nuk mendoj se një jetim që është bërë publik është më i rëndësishëm se një jetim i zakonshëm që se njeh askush. Dhe së dyti Misioni OSBE është gjeneralist në projekte. Nuk merret me raste të veçante dhe nuk dua të personalizoj asgjë. Dua të bëj detyrën time, unë dhe stafi që më mbështet.
Pik e zeze, mjere ne!!!!!
Ky gjermoni Volfarti, mi ka dhan cadrat pistolete, thikat me helm, prezervativat e cpum dhe do gjana te tjera:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html
TI,MOJ MIRA KAZHANI KE BERE MIRE QE KE DREKUAR ME BABA MONDIN DHE KERKON QE ANTENA TA PERDORE DREKEN TENDE PER NDONJE QYFYR TJETER LIDHUR ME BABA MONDIN.PO EDHE BABA MONDI ESHTE I VETEDIJSHEM PER POPULLARITETIN QE GEZON TEK SHIPTARET ME PERSONALITETIN DHE INTELEKTIN E TIJ ,POR QENKERKA ME FAT KODOSHI SE ASHTU SI SKENERBEU YNE I MADH QE NA QEVERIS SOT NUK KANE TE SHARE .QE TE DY JANE SINONIM I NJER TJETRIT.VETEM QE SI EXPERT I BIRRES DHE I KERNACKAVE NUK KA TE KRAHESUAR PADYSHIM QE E KA TE JUSTIFIKUAR ME ORIGJINEN NGA VJEN.
Me ne fund misioni OSBE po ben perpjekje serioze per te rregulluar imazhin e demtuar ne keto vitet e fundit!
Me kete interviste ambasadori i vertetoj shqiptareve se OSBE nuk ha vetem qofte por vlerson mbi te gjitha Sushin, i cili eshte ushqim shume me i sofistikuar…Antenes i mbetet vetem te kerkoj falje publike per panikun e perhapur dhe qe sot e tutje te publikoj foto te ambasadorit me pjate Sushi!
Wolfarth du me t’be nje pyetje: A do te futesh ne garen se ksuh do e zevendesoj Berishen, apo ti mendon se eshte i pazevendesueshem?
Pyetja e dyte : A mund ta duash 1% ket vend, besoj me kupton.
ke te drejte moj Mira se ketij gallofi vetem petavrat e kashta pas catise i ka mbetur se qaramidhet i kane rene e i pikon shtepia shekoje nga pamja qe ka mare si nje qen para koskes te hedhur perpara dhe pret urdher per ta lepire.
E shikoj ne tryeze te ulur me qoftet dhe birren perpara dhe, sinqerisht,per nje moment ndjej keqardhje…
Ka nje fytyre si babaxhan…
E per me teper ne shqiptaret e kemi ne gjak mikpritjen…
Por kujtohem per pergjigjen hileqare qe ka dhene per jetimet…
A mund te jene te gjithe jetimet te njellojte???????
A mund te jene me te njejtin “status” jetimet e 21 Janarit,te cileve ua vrau prindet Qeveria ??????????
Qeveria per te cilen ai flet me superlativa sa here gjen rast??????…
Mos valle Fabrika e Birres se Irfanit qe zoti Ambasador “e takon” shpesh,nuk eshte njelloj me ca fabrika qe “nuk i njeh askush”???…
Dhe pamja “babaxhane” me “fshihet” papritmas…
Tani shikoj perpara tryezes nje pijanec me sy te skuqur…
perderisa birrat jane te mira dhe pa hile do te thote qe qeveria po drejton shtetin ne menyre shume demokratike. bira ka. qofte ka. qepe sa te duash.c’fare duan me teper shqiptaret
Jo, sepse zonja Kazhani, nuk mendoj se një jetim që është bërë publik është më i rëndësishëm se një jetim i zakonshëm që se njeh askush.
Legen burre. Keta femije jane bere jetime me bekimin tend dhe te Arvizut. Ju qe na predikoni demokraci e drejtesi bekuat doren vrasese te Berishes.