Emini i zemëruar i shkruan Fatos Nanos

5 Qershor 2012, 21:36Antena TEMA
Emini i zemëruar i shkruan Fatos Nanos

Emini, zëdhënësi historik i Fatos Nanos, ka mësuar i befasuar dje se ishte shkarkuar nga ky post që e mbante prej 15 vitesh dhe është zëvendësuar nga një “dalëzots” tjetër për Fatos Nanon. I zemëruar u ul dhe i nisi Fatos Nanos këtë e-mail.

 

-I dashur Tosi.

Kemi ndarë bashkë shumë halle e probleme që nga koha që u bëre kryeministër në vitin 1997. Kemi kaluar net të tëra pa gjumë duke pirë, e ditë të tëra duke fjetur, kam bërë gjithçka të mos kuptohet kur ti nuk ishe në punë dhe të kam zëvendësuar me dinjitet në telefon sa herë dikush ka kërkuar ndihmën tënde. Me një fjalë, nëse ka një njeri që të ka dalë zot gjithë jetën në ditë të mira e të këqija, jam unë.

Ti e ke pasur historikisht nevojën për të dalë zot dikush dhe unë të jam gjendur gjithmonë pranë. Unë isha pranë për të dalë zot kur ike nga kryeministër dhe kur u fute në garë me Pandeli Majkon për kryetar partie. Unë të kam dalë zot kur donte Ilir Meta të të zbonte fare nga Shqipëria dhe rrije gjithë ditën me Nar Kokën. Unë të kam dalë zot në katarsis dhe kur u martove. Unë të kam dalë zot kur u ktheve sërish në qeveri dhe të kam dhënë në krye të posteve kyç njerëzit e tu më besnikë, që akoma u qan zemra për atë kohë, si Shpëtim Idrizi, Harasani, etj. Unë ta kam dalë zot kur të bezdiste presidenti Moisiu apo kur Doktori organizonte lëvizjen ‘Nano ik’. Unë të kam dal zot në fushatën e vitit 2005 dhe sidomos muajin e parë pas humbjes kur telefonit tënd nuk i binte askush, unë të kam dalë zot kur më more nga Selaniku dhe më the hajt ta trembim këtë Ramën në Kongres. Unë të kam dalë zot më 2006 e 2007 kur shkove tek Doktori. Unë të kam dalë zot kur po zgjidhej Bamir Topi president kur u dhe urdhër të tuve ta votonin kundrejt rregullave që kemi pasë gjithmonë në raste të tilla. Unë të kam dalë zot më 2009 kur kërcënove Ramën përsëri. Unë të kam dalë zot më 2011 kur bëre thirrje të votohej kundër Ramës… Nuk dua të të kujtoj në këtë letër sa herë të kam dalë zot dhe privatisht, në drekat dhe darkat pa fund, sa herë na kërkonte ndonjë mik a shok ndonjë nder.

Tani fare papritur mësoj se në vend tim paske marr me qera një parti që ka emrin “dalazots”. Kjo i dashur Tosi më ka tronditur shumë. Ata mund të jenë dalazots me fjalë, po jo me vepra. Unë kam një jetë që të shërbej dhe tani që ti i ke punët më mirë se kurrë me Doktorin, kërkon dalazots të tjerë, të cilët spekulojnë me atë që unë kam bërë një jetë të tërë për ty. Jam po ashtu shumë i mërzitur që ti i ke mbledhë sërish gjithë ekipin e vjetër, biles dhe Ilir Kullën, dhe mua nuk më ke thirrur.

Unë uroj që këta dalazotsit e marr me qera të të bëjnë punë, por duhet ta dish se të të dalësh zot ty nuk të mjafton emri dalazots. Ata duhet të mësohen me qindra rregulla të pashkruara, të cilat i di vetëm unë. Ata për shembull nuk duhet të nxitohen të bëjnë deklaratë pa i lexuar ti, si ajo e djeshmja, pasi unë e kuptova që nuk e ke lexuar. Po ta kishe lexuar, ti do tu thoshe ç’janë këto k… që keni shkruar dhe do ta hidhje në kosh. Unë jam i sigurt se ata nuk e dinë se duhet të rrije me ty deri më 4 të mëngjesit për të kuptuar çfarë mendon dhe të nesërmen ta bëjnë deklaratë. Ata mendojnë se ti do dalësh në punë në orën 9 si Doktori, e do ikësh më 2 të natës. Prandaj ata kanë nevojë të specializohen për ty. Koha e shkurtër që ke përpara nuk të jep mundësi të specializosh dhe ata dhe të fitosh garën. Ndaj më vjen keq të të them se i vetmi kontribut që po jep në këtë fushatë është kjo fjala e re “dalzotës” në vend të një njeriu, që mund të dilte zot vërtet.

Shumë i mërzitur nga braktisja jote.

9 komente në “Emini i zemëruar i shkruan Fatos Nanos”

  1. lida says:

    te lumte, o burre! ia ke thene te gjitha ketij burreci. Apo si del zot ai vendit neper kazino dhe buzuqe, dhe hotele dhe….Ky qe kemi po e ble e po e shet te gjithin, kurse nanozoti do na linte peng ne bixhoz.

  2. LORA says:

    Ja qe erdhi rasti, qe edhe Emin Barci ti beje dalje rrugacit f.nano.
    E konsideroj zhvillim shume pozitiv.

  3. MEMEDHETARI says:

    SHENIM: Komentet e meposhteme u mblodhen pa leje nga une MEMEDHETARI

    Asqer Idrizi — 5 Qershor, 2012 në 4:49 pm

    Pasi ” u zhvillua ” konkursi midis kandidateve per President me i zoti doli nanoja,uraaaaaaaaaaa uraaaaaaaaaaaaa thiren asqeret e tij qe kane vite pa komandant dhe ju jane mbaruar evrot.

    Vlora — 5 Qershor, 2012 në 4:51 pm

    Hahaha,

    po ik o legen se u bere boze fare.

    Cecua me bicak — 5 Qershor, 2012 në 5:10 pm

    Shko or zagar e mberthe breket qe po te bien rruges.!

    zogu — 5 Qershor, 2012 në 5:30 pm

    nje ZOG flinte c’do nat ne nje peme.kur zgjohesh ne mengjese i thoshte pemes,tani o PEME mbahu vete se une do te iki.keshtu edhe FATOS NANO,kujton fatosi se eshte ai qe na mbane, dhe jo qe e mbajme ne.

    askushi — 5 Qershor, 2012 në 5:32 pm

    Me sa duket ka marre stafin qe drejtoi fushaten e Metes,genjeshtren nuk para e perdorte Fatosi !

    — 5 Qershor, 2012 në 5:34 pm

    Pse te mos bohet Tos Nano President? Qysh se hiku Tosi prej politiket legenat nuk pijne mo Xhin me tonik.

    ni — 5 Qershor, 2012 në 5:39 pm

    Ik or legen aty, ik or legen aty se ta bej fytyren si kepuca!!! hahahahahahah- fjalet e salqenit.

    beso — 5 Qershor, 2012 në 5:58 pm

    Fatos nano eshte nje dalegots,me nje fjale,qe del nga gota dhe thote traplleqe te papara.Meqe e nisi me pordhe,po e mbyll me nje…fende(Levizja nano president).

    roland — 5 Qershor, 2012 në 5:50 pm

    dalezotas? kush? tosi??????????? ec e mos qesh me lot

    argjiro — 5 Qershor, 2012 në 8:12 pm

    cili je cili je
    cili je ti more burre
    cil je ti more burre
    qe na vjen nga Austria

    une jam Fatos i nanos
    burre i larte nga Shqiperia
    dola nje xhiro keteja
    te marr karriget e mia

    do ti marr mor do ti marr
    do ti marr se ska si une
    i pari per pije e qejf
    ka te tjere qe bejne pune

    me ka zgjedhur perendia
    qe te jem gjithmone i pari
    te vete nje here ku dua
    Shqiperise ti kallet zjarri

    Ndrec Leka — 5 Qershor, 2012 në 4:51 pm

    President i dalëmendsh dhe i dalëboje…..

    SHENIM:Komentet e mesiperme u mblodhen pa leje nga une MEMEDHETARI

  4. sherifi says:

    Ke harruar me kryesoren z.Emin; Fatos Nano me qeverisjen e tij sidomos ne mandatin 2001 – 2005 qe e leshoi fare drejtimin e shtetit duke vene neper dikasteret kryesore ministra te pa pergjegjshem si Igli Tosken qe vetem ne nje tende i coi elbasanlliu 300 milion leke(te vjetra) apo luan ramen e shum te tjere hajdute,detyroi miletin e shkrete qe te risillte perseri ne pushtet sali berishen qe ne vitet 1992 -1997 e dogji shqiperin dhe u vran mbi 4 mije vete, ku ne te gjithe boten po te mernin vesh qe ishe shqiptare te pyesnin me habi”nuk e marim vesh me ju shqiptaret qe e rrezuat me pushke berishen dhe e vut perseri ne krye,cfar populli jeni juve”
    ja pra kjo i rendon fatos nanos mbi supe me shum se peshon toka shqiptare.

  5. hasan says:

    Propozoj qe “dalzotsin” ta zvendesojme me “dalmendshin”.Me duket sikur i shkon pershtat.

  6. Ivani i madh says:

    O Emin po edhe ti je i pa kenaqur tani qe Tos pianeci e komarxhiu eshte bere synet e shkon falet tek tylbia e dervish Ilir ku e ngre menderen sa here do dervish Iliri e babai teqese Berisha kur kane nevoje se me pas e zbojne ne Athine e Vjene qe te vije verdalle kazinove e klubeve si qen rugac

  7. cika says:

    si si vjen turp ketij majmuni me mjeker,sa here degjojne gjera te tilla edhe sala me meten tallen me te pas kraheve te tij.

  8. Me sa mend Emin Barci shkruan publikon kete e-mail si grua e tradhetuar nga burri … E diskretiton veten duke e nxjerre pozicionin e tij me keq se nje sekretare te dores se dyte qe kishte nevoje te rrinte mbas bythes se shefit 24 ore per te marr vesh ç’te bente etj e etj., por per me teper, dhe mbas 15 vjet eksperience pune akoma nuk e ka kuptuar si funksionojne gjerat. Grupet e punes rinovohen, modernizohen dhe PERMIRESOHEN. Dhe per te perfunduar, Zoti Barci, para se t’ju referoheni termave te perdorura nga dikush tjeter informohuni me mire se ç’kuptim kane sepse termin “dalzotes” e keni kuptuar tjeter per tjeter. Ai qe ju ka zevendesuar nuk ja del per zot Nanos apo njeriu tjeter, por ja del vetes, ashtu siç duhet te aspiroje te beje çdo qytetar i denje. Por njerez si ju dhe si ata qe kane komentuar idiotsira si me siper as nuk e kane idene se ç’do te thote te jesh qytetar me te drejtat dhe dinjitetin e duhur, dine vetem te rreshtohen si ushtare te bindur mbas kryetarit te rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje