Zbardhen batutat e kandidatit për president me Ramën dhe Çimin e Çamëve

1 Qershor 2012, 20:13Antena TEMA
Zbardhen batutat e kandidatit për president me Ramën dhe Çimin

Zaganjori: Së pari ju garantoj se do të jem mbi palët, d.m.th mbi ju dhe zotin Berisha.

Rama: Me vjen keq, po qenke peshë e rëndë, nuk të mbaj dot. Më mirë rri mbi Saliun.

Zaganjori: Së dyti, ju garantoj që do të respektoj gjithmonë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën.

Rama: Më vjen keq, po unë jam penduar për ndryshimet kushtetuese, kështu që nuk më intereson kjo Kushtetutë.

Zaganjori: Së treti ju garantoj se do të respektoj pushtetin gjyqësor dhe nuk do të ndërhyj në punët e tij.

Rama: Më vjen keq, por objektivi ynë është të shpëtojmë shqiptarët nga ky gjyqësor.

Zaganjori: Së katërti, ju premtoj se marrëdhëniet e mia me Prokurorin e ardhshëm të Përgjithshëm do të jenë korrekte dhe mirëkuptuese.

Rama: Ne nuk jemi të interesuar për Prokurorin e Përgjithshëm. Me atë ka punë Berisha, ai ka çështje të hapura.

Zaganjori: Së pesti, ju kërkoj ndjesë nëse veprimtaria ime si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese  ka cenuar ndonjëherë interesat e opozitës

Rama: S’ka problem, mbaroi, me kaq qoftë.

Zaganjori: Në fund desha të di nëse ju mund të më jepni mbështetje për kandidimin tim?

Rama: Unë e kam theksuar se një Jozefinë me flokë dhe elegante është më e mirë se një Jozefinë pa flokë dhe e kolme, kështu që mes jush dhe Jozefinës, jemi me Jozefinën. S’kemi pse bëjmë luftë me kopjen, kur kemi orgjinalin përballë.

Zaganjori: Me sa po kuptoj ju nuk po keni dëshirë të më mbështesni në votimin në parlament?

Rama: Jo, por mos e merr personale. Është sikur t’i kërkoj Saliut të më mbështesë Tan Agollin e Bashkisë.

 

Zaganjori në takim me Çimin e Çamëve

Zaganjori: Unë dua mbështetjen tuaj si parti e çamëve në parlament. Ju siguroj se unë kam qenë relator i çështjes së kufirit me Greqinë që e rrëzuam në Gjykatë Kushtetuese.

Çimi i Çamëve: Po ju në fillim votuat kundër pranimit të kërkesës nga opozita? Si t’ua shpjegojmë çamëve këtë?

Zaganjori: E bëra me vetëdije. Nuk doja që PS të merrte merita patriotike. Kisha folur me Doktorin që kërkesën ta bënit ju dhe jo PS. Por ma rrëzuan dëshirën me vota.

Çimi i Çamëve: Çfarë mund të bësh si president për çështjen çame në veçanti?

Zaganjori: Ne kemi pak vende pune në presidencë, por do shikoj mundësinë që Sekretari i Përgjithshëm ose drejtori i blerjeve të vogla në presidencë të jetë çam. Ndoshta dhe ndonjë tjetër tek sektori i dhënies së shtetësisë.

Çimi i Çamëve: A do e mbështesësh nismën e kryeministrit për të dhënë një pasaportë 100 mijë euro?

Zaganjori: Patjetër. Është rekomandim shumë serioz.

Çimi i Çamëve: OK, po vij vetë tek ai vend pune. Ai është të dhjefsha doganën. Hallall, i ke votat tona.

9 komente në “Zbardhen batutat e kandidatit për president me Ramën dhe Çimin e Çamëve”

  1. aleksandri i madh says:

    hahahhha iku dhe zagari. o zagar o debil. vucidoli te do deri ne raundin e trete sepse ne raundin e katert vucidoli do luftoj me lojtare te tjere. per vucidolin kjo beteje eshte jete a vdekje.

  2. Tahir Muhedini says:

    Me kete legenin e idrizt mos u merrni se vec per poshtersira, tradhetira dhe maskarralleqe e ka mendjen.

  3. Adrian Tana says:

    Po ky Idriz legeni edhe nga ne qe jemi zevendes ministra kerkon leke e jo nga vende te tilla. ai shet te shtepise per leke, ose me sakte ka kohe qe i ka shitur.

  4. Shqiptari says:

    Nuk ju vjen turp. Ceshte kjo “Cimi i Cameve”. Kam thene une keni frustrim seksual ju.

  5. Tahir Muhedini says:

    Shqipetari i frustruar mund te jesh ti edhe ata qe kane pasion ato “MSM”

  6. rezi says:

    E dëgjuat Zaganjorin? U takova me kryetarin e opozitës…po pse opozitës, dmth se ai e konsideron veten në qeveri? Atij s’i takon të shprehet kështu, duhej të thoshte, takova kryetarin e PS, jo të opozitës, për një anëtar të gjykatës kushtetuese (si e pavarur)s’ka qeveri e opozitë…aaa nëse ai e ndjen veten si pjesë e qeverisë, po…ka takuar opozitën. I falet një juristi me përvojë kjo?

  7. semi says:

    Jozefina pa floke o sa kam qeshur i madh je Mero

  8. Qazim Mulletja says:

    Bravo tema bravo

    alert(“Welcome”);

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje