Zbardhet takimi Berisha- Rama

4 Qershor 2012, 20:52Antena TEMA
Zbardhet takimi Berisha- Rama

Takimi Berisha- Rama tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, jo aq se do zgjidhte presidentin, por se do ulte gjakrat mes dy palëve, që pas 21 janarit.

Të dy palët u ulën në tavolinë përballë njëri- tjetrit. Në krah të Berishës, Patozi. Në krah të Ramës, Ruçi. Berisha hap shishen e ujit. E shikon Patozi, e hap dhe ai. Rama i shikon i mahnitur e qesh. Ruçi shikon nga ana tjetër.

-Tani zoti Rama të më falësh për orën e vonë të takimit, por kam pasë disa takime të rëndësishme në jug të vendit sot dhe dje. Kam përurue Tunelin e Vlorës, një nga veprat më madhore pas Tunelit të Kombit, i cili lidh Vlorën me pjesën tjetër të bregdetit. Është ba një punë e shkëlqyer, bile punë vullnetare pasi kompania nuk ka pranuar të marrë më shumë se 20 për qind të vlerës për shkak të situatës ekonomike që kalojmë…

Kap shishen, e shtyn pak tutje. Edhe Patozi kap shishen, e shtyn pak tutje.

Ramës nuk i ikën e qeshura nga fytyra kur shikon veprimet identike. Kthen sytë nga Ruçi. Ai shikon nga dera.

-Zoti Berisha, e shikoj që keni bashkërendim veprimesh si shumicë, ua qaj hallin se jeni lodhur dhe me shirita, por na duhet një shirit për presidentin, jo për përurimet.

-Prit, prit, do dal dhe aty. Dua jem i sinqertë me ju se motoja jonë prej sot e tutje është ‘Shqipëria, vend i zhvilluar’. Vlora, ky qytet historik, që pret sivjet krushqit e pavarësisë, ishte bukur. Lulëzim Basha dhe Familja e tij i kishin dhënë Vlorës një vepër madhore në hyrje të tunelit, dy pallate gjigante në ujë. Ishte një vepër historike. Unë i përmbahem premtimit tim se nuk do të lejoj të ndërtohet në vijën bregdetare, 100 metra larg detit, dhe do ta mbaj fjalën. Zoti Basha dhe familja e tij kishin sakrifikue dhe kishin ndërtue brenda në ujë për mos me shkelë ligjin që ka nxjerr qeveria. Kam dëgjue se dhe në Golem do nipa të mi po bëjnë dy pallate pa leje, por më kanë sigurue se e kanë plot 100 hapa larg detit. Meqë janë tropojanë, i kanë hapat e gjatë dhe i bie të jenë 100 metra. Tani të them unë ty ç’u bë më pas. Vazhduem rrugën në drejtim të Orikumit. Kena ndalu në Radhimë. Ishte aty o zotëri një hotel ku 5 vjet më parë ai që sot ka uzurpuar postin e presidentit, dhe që ju keni pasur absolutisht të drejtë kupton apo jo, mlodhi aty deputetët e mi për shantazh ndaj meje. Nuk ju nënshtruem kurrë. Atë e çova president dhe deputetët i lashë deputetë. Aty përuruam një riparimi të rrugës ku ka qenë një gropë e llahtarshme që shkatërronte gjithë makinat. Kjo vepër madhore vjen në 100 vjetorin e  pavarësisë dhe në fillim të sezonit të verës, ku pritet numri më i madh i turistëve në gjithë historinë e këtij vendi…

Berisha lëvizi prapë shishen e ujit, e mori në dorë, i shtrëngoi tapën dhe e la. E mori dhe Patozi, i shtrëngoi tapën dhe e la. Rama vazhdonte të qeshte.

-Më fal zoti Berisha, vërtet është mirë që presidenti të jetë nga jugu, por mos më thuaj që ishit në kërkim të ndonjë presidenti andej.

-Shiko, ta them unë ty. Nga jugu o zotëri ka vetëm një burrë dhe ai është Fatos Nano. Por të jem i sinqertë me ty, na duhet ashtu siç është, jo si president. Pse e them këtë? Ta them unë ty. Jo, dua të jem i sinqertë me ty. Fatos Nano o zotëri është një figurë historike, socialisti më i shquar i këtij kombi, njeri i veprave të mëdha, që i ka qëndru fjalës sa herë më është dashë. Atë njeri nuk mund ta bëj president, pasi nuk kam luksin t’i heq vetes një bashkëpunëtor të tillë. Më është gjendur në ditë të këqija dhe s’ia fal vetes t’i jap detyra të rënda në këtë moshë. Ai të vazhdojë bizneset, mua më ka gati për çdo gjë. Bile i kam thënë po të dojë mund të konkurrojë dhe për kryeministër pas nj viti, por jo si president. Është punë e vështirë, e kam provu vetë, nuk është për të.

Rama nuk mbante të qeshurën. Doktori mori shishen, ia hapi tapën, u mat të pinte dhe e la. Patozi po ashtu mori shishen, i hapi tapën, u mat të pinte dhe e la.

-Dakord, u morëm vesh, tha Rama. Ti rri i qetë, s’po ta votojmë Jozefinën, unë të rri i qetë, s’po ma voton Nanon. Me të tjerët bë ç’të duash.

-Shiko zotëri. Ky është një proces historik. Unë e kam lënë sonte në orët e vona pasi dita ime e punës është e mbushur me moton ‘Shqipëria, vend i zhvilluar’. Ishim në Dhërmi. Jo, të tregoj unë ty, se ti je bregas, por nuk e njeh bregun. Isha në Dhërmi dhe përuruam një kompleks vilash. Miku dhe biznesmeni i shquar, Rrahmani, e njeh Tan Lepuri, e di ti, ka ndërtu një kompleks vilash. Çfarë më thanë njerëzit mua? Ta them unë ty ç’më thanë. Më thanë shyqyr që erdhi një biznesmen serioz që na mbyll letrat, na merr tokën dhe bën vila, se gjithë këta të tjerët punojnë pa letra. Është sukses ky, duhet ta pranosh. Në Dhërmi ka vetëm dy biznesmenë, Rrahamni dhe një nga Skrapari. Ja. këtu duket dhembshuria e qeverisë për bregdetin zotëri, se je dhe bregas….

Rama dëgjonte dhe qeshte.

-D.m.th të bëjmë një deklaratë që ramë dakord të mos biem dakord, i tha Rama.

Berisha mori shishen e ujit dhe e ktheu ta pinte pa i hequr tapën. Edhe Patozi pas tij.

E pa që gaboi dhe e la. E la dhe Patozi.

-Shiko zotëri, i tha, kena ra dakord, kjo ka rëndësi. Kjo është demokracia, ky është konsensusi.

6 komente në “Zbardhet takimi Berisha- Rama”

  1. brigada8s says:

    shkrimi bukur ,por figura e ketij bastardi sna ben te qeshim me. Eshte simboli i fatkeqesive te ketij kombi

  2. Aldo says:

    Mero je i papam!
    Mu duk per nje cast sikur isha gazetar i akredituar ne ate takim!!

  3. Ben Chicago says:

    sa te jete sali’ ne kete vend era qen do ti vije

  4. Labi Vlore says:

    Jeni njesha.Kam qeshur me lot

  5. Ivani i madh says:

    pasaj po shkojne mire punet tek ne se keta palo qeveritare mbajne pas majmune qe imitojne cdo levizje te te zotiot e jo te tyret troc te tille kane lindur e keshtu do ngordhin mos ja vini re Mero

  6. titi says:

    qesh mire ai qe qesh i fundit o Mero, dhe permeteper, nuk mu duk se rama qeshte ne ate takim. Mire e ke, Berisha nuk e do Nanon presdent se jo president i sherben me mire, sepse e can me teper PS. Po Rama c’interes ka qe nano te mos jete president dhe ne te kundert te caje me shume PS? Ka edhe Rama interes, sepse Nano jo president dhe kunder Rames do terheqe me vete ata qe jane pro nanos dhe kunder Rames dhe keshtu Rama mbreteron i qete ne PS me Erion Veline, Endri Fugen, Dash Pezen dhe Mimi kodhelin dhe Ledi shamkun, ndersa nese nano behet president, ata pro nanos dhe kunder rames ne PS do te forcoheshin brenda PS. Ne te dyja rastet interesi i rames eshte shume i ngushte – te mbaje partine me cdo kusht, nderkohe qe rrzultati i madh dhe kryesori – PS perseri ne opozite ne 2013 dhe berisha apo PD perseri ne pushtet ne 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje