Nasipi keqkuptohet me Doktorin për përurimet

2 Qershor 2012, 20:40Antena TEMA
Nasipi keqkuptohet me Doktorin për përurimet

Mosbesimi mes shumicës është rritur shumë dhe gjithë ekipi i Doktorit është ngarkuar të testojë çdo ditë deputetët e LSI nëse janë apo jo me Doktorin. Më i vëzhguari prej tyre është Nasipi.

Fundjavën e shkuar, stafi i Doktorit mori Nasipin dhe e njoftoi se të dielën Doktori do ishte në Dardhë për përurime.

-A do vish se na duhet ta kemi të konfirmuar, i tha këshilltari i Doktorit.

-Patjetër, i tha Nasipi.

Dy ditë para, këshilltari i Doktorit e mori prapë Nasipin.

-Po të kujtoj për Dardhën, i tha, mos harro.

-Patjetër, i tha prapë Nasipi.

Dhe vendosi që ta shfrytëzojë fundjavën tamam. Mori familjen dhe u nis që të shtunën në Dardhë.

Të shtunën stafi i kryeministrit e merr prapë.

-Mos harro Dardhën, i tha.

-Patjetër, i tha Nasipi, biles kam mbërritur.

Shkoi në Dardhë, u vendos në hotel dhe filloi të shijojë fundjavën. Shikonte rrotull, nuk kishte asnjë shenjë feste. Pyeti me takt kryetarin e komunës nëse ka ndonjë përurim, nuk kishte. Erdhi e diela, asnjë lëvizje. As policë, as ushtarë garde, as podium. I shqetësuar, mori në telefon Narin.

-Di gjë ti, tha, ka Dardhë tjetër veç Korçës?

-Është dhe një në Librazhd, i tha Nari. Po pse pyet?

-Jo, jo, asgjë, ashtu kam një punë, tha Nasipi, dhe mblodhi plaçkat dhe u nis në Librazhd. Mezi gjeti vendin ku ktheheshe në Dardhë, eci në rrugë pa asfalt dhe më në fund rruga mbaroi. Nuk kishte shenjë feste dhe ceremonie. Pyeti prapë kryetarin e komunës dhe ai mohoi të kishte ndonjë festë apo vizitë të Doktorit.

Mori prapë Narin.

-Di gjë ti, tha, a ka Dardhë tjetër veç Librazhdit?

-Po ça halli ke mo burrë, i tha Nari, se ta zgjidh unë.

Nasipi u detyra t’ia hapte zemrën. Nari i kënaqur mbyll telefonin dhe merr dikë nga stafi i Doktorit.

-Hë mo, si po u shko përurimi në Dardhë?

-Mirë, i tha ai, po ky Nasipi s’po na vjen.

-Është keq puna, i tha Nari, i ka dhonë urdhër Meta mos të shkojë askund pa më marrë mua leje.

-Po jepi leje o burrë se janë tremb këta të PD-së, duket sikur u prish koalicioni.

-Dakord, i jap unë, tha Nari, më thoni tamam ku jeni dhe ua bie unë aty, vetëm Doktori ta dijë që e ka nga unë këtë nder.

-S’ka problem, i tha këshilltari i Doktorit, vetëm bjere. Në Dardhë të Pukës jemi. Kalo Bushatin, kthehu për Koman, pastaj merr rrugën e Pukës dhe e gjen…

Nari i kënaqur merr Nasipin.

-Nasipo, lene fare se qenka në Dardhë të Pukës. Po të pyetën, thuaj s’më la Meta.

-Mos, tha Nasipi i tronditur. Ata kanë një javë që më japin porosi pikërisht për këtë punë, se janë duke numëru votat. Do nisem urgjent për Pukë.

-Mos e bë Nasipo se fola unë. Na duhet i gjallë Nasipi, më thanë, deri tek presidenti. S’ka nevojë të vijë.

3 komente në “Nasipi keqkuptohet me Doktorin për përurimet”

  1. FENOMENI says:

    Nari eshte nje nga personat me te rrespektum durres,por se mora vesh qe shkoje kaq ngushte me Lirin dhe majti Salen pushtet duke e dite qe Sala dikur i beri gjona te keqija….

  2. geno says:

    Nar K…ri eshte Lal Krosi dhe Mon Kukaleshi i Nanos, Metes dhe Rames. Sa turp, qe Durresin dhe qeverine e komandojn Kokajt e Durresit, te cilet si fis “kokaj” jane aq analfabete e pa asnje gram shkolle, sa te gjithe bashke si racë, po t’ua mbledhesh semestrat qe kane bere, nuk i plotesojne dot 12 vitet e nje shkolle te mesme

    1. hasni says:

      Geno pershtatu, ne Shqiperi ste hyn ne pune shkolla, bile sa me shume te kesh aq me keq e ke. Sot me kete mentalitet duhet me fut mik qe te heqi ndonje klase shkolle se te qellon Shefi pa shkolle dhe fillon e te shef shtrember “Paske shkolle ti, a pse ti qenke me i mire se un qe sja shkrap fare per shkolle….?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje