Flamuri vendosi dje të informohej mbi fjalët e reja që kanë dalë në qarkullim gjatë fushatës presidenciale. Shkak për këtë u bë një deklaratë e grupit “dalëzots” të Fatos Nanos. Pas një kërkimi të shkurtër, Flamurit i dolën para gjithë fjalët me zots në fund që po përdoren në këtë fushatë.
Pijezots – Njerëz që i dalin zot pijes në ditë të vështira. Sa herë përmendet kjo fjalë, shumë njerëz kujtojnë me adhurim portretin e Baba Mondit të OSBE, me një pjatë qofte para dhe disa birra.
Parezots – Njerëz që kanë objektiva të qarta për të fituar para në punë shteti. Janë të aftë të të bëjnë të paguash çdo pengesë që të nxjerrin para në kontakt me ta. Ilustrim më i mirë janë anëtarët e LSI.
Karrigezots – Përdoret zakonisht për deputetë të PD-së, të cilët i rezistojnë tundimit të kenë mendimin e tyre. Zakonisht njihen kur i shikon të ngrenë kartonin në parlament në një kohë me Doktorin dhe ta dëgjojnë atë çdo të hënë në mbledhje të grupit parlamentar. Nuk çuditen nga asgjë.
Bllokzots – Përdoret zakonisht për njerëz sistematikë, që i kanë të qarta objektivat dhe i shënojnë në bllok. Janë njerëz të aksionit, bëjnë shumë për miqtë dhe shokët. Shembulli më i shkëlqyer është Ilir Meta
Fishekzots – Njerëz që pretendojnë të bëhen milionerë me punë armësh. Zakonisht nuk janë specialistë armësh, por merren me shitje- blerje e tyre ose demontimin. Shumë njerëz kur ua thua këtë fjalë kujtojnë Shkëlzenin.
Licencazots – Është profesion i panjohur në botë. Përgjithësisht janë njerëz që shesin copa letrash pa vlerë që vlejnë miliona. Është fenomen tërësisht shqiptar. Ndryshe quhen Argitazots.
Ilaçezots – Njerëz që kanë vendosur të bëjnë miliona me njerëzit që kanë nevoja shëndetësore. Zakonisht hapin fondacione bamirësie, por ndryshe nga çdo fondacion në botë, ku të pasurit paguajnë për të varfërit, aty paguajnë njerëzit në nevojë për njerëzit e pasur. Simbol i tyre është teta Lili.
Gjobazots – Zakonisht kanë emra gazmorë si Gimi i Redbullit, Sandër Mafishja, Zamiri i Vjenës etj. Qëndrojnë pas çdo gjobe nga tatimet, nga policia ndërtimore, policia bashkiake, pas çdo tenderi dhe së fundmi dhe pas atyre që na mbledhin lekët e dritave.
Zagazots – Mbështetës të Zaganjorit. Njerëz të urtë, të qetë, të pafjalë, dhe të pamend. Zakonisht përfundojnë deputetë. Preferojnë të bëjnë atë që u thuhet pa u menduar.
Flamurzots- Njerëz që mbështillen me flamur të kuq gjithandej nëpër foto. Nuk quhen të gjithë Kreshnik, por gjithmonë një Kreshnik është me ta.
Topazots – Mbështetës të Bamir Topit. Njerëz të shtruar, të qetë, të urtë, që nuk dëgjohen askund se flasin me heshtje.
Topallzots- Mbështetës të Topallit. Njerëz energjik, plot ambicie, që flasin me zë të lartë në tavolina kundër Lul Bashës, pasi sigurohen se nuk i dëgjon njeri rrotull. Janë gati të provojnë me fakte se e duan Doktorin më shumë se njerëzit e Lulit.
Seksozots- Zyrtarë që kanë qejf të marrin në provë femrat që kërkojnë punë. Edhe pse nuk janë të gjithë Yll të bukur, zakonisht njerëzit i përfytyrojnë me emrin Ylli.
Arvizots- Njerëz që bëhen të famshëm se pinë kafe me ambasadorin Arvizu. Edhe pse takimet i lënë sekret, mediat i gjejnë gjithmonë duke dalë nga kafja.
Dalëzots – Të dalë menç. U dalin zot njerëzve që kanë humbur lidhjet me vendin, kohën dhe njerëzit.
Je i papare! Megjithate e prisja me te forte per Arvizune se na cau b…. duke bere si cub ne kete vend. Dhe se fundmi ke harruar Sekuizots – qe do te thote te jeshe pordhac dhe cinik si Sekui.
Na u bene te tere te mencur ne kete vend. Ku eshte pare qe nje ambasador te emeroje presidente, apo edhe ketu filloi kilogrami i Kaviarit si Alievi i Azerbajxhanit. O Tempo o Mores!
Baca Mondi, ta hongsha bothen or taj!
O gjelosh a BIRRE korce o qe ajo qe pi baca MONDI
O Antena, po keta 26 intelekt-leshet si mund ti quajme????Ata nuk e permbushin perkufizimin tuaj “dalezots” sepse nuk kane pasur kurre lidhje me vendin dhe njerzit;e vetmja lidhje e tyre eshte me rubinetin e parase publike kushdo qofte pusht-etari me rubinet ne dore.
keta intelektualet qe mbeshtetin dalezotsin DaleBoje,ose mallpazot ose pallezot
firmezots = ”intelektuale” qe jane gati te nenshkruajne cdo peticion qe iu paraqet qeveria.
Dalëzots-te dale jashte orbites se Zotit,te çakerdisur