Flamuri shoqëroi Doktorin tek hapja e Tunelit të Elbasanit. Por ndërsa po merrej me veshjen dhe kravatën, u vonua dhe Doktori i iku. Flamuri u nis me makinën e tij pas për të arritur dhe për ta kaluar Doktorin me qëllim që të ishte para tij.
Kaloi TEG-un e Zamirit dhe vazhdoi gjurmën e autostradës. Nuk e kishte mendjen tek rruga se po kontrollonte SMS. Fare papritur makina iu përplas me një pirg dhe Flamuri desh theu syzet e diellit që i kish vënë të mos e njihnin fshatarët.
-Dreq o punë, tha me vete, paskam ngatërruar rrugën.
Ktheu makinën, bëri sërish mbrapsht dhe pas pesë minutash ishte sërish tek rruga e vjetër. Ndaloi tek kryqëzimi dhe pyeti dikë nga shkonte rruga për tek tuneli.
-Ou, je gabim, i tha fshatari. Vazhdo në rrugë të vjetër, shko tek ura e Ibës, aty mos ec mo për Elbasan, por hidhu nga Iba. Osht një rrugë fshati, ec buzë përroit, pastaj lene makinën aty se e ke afër gjysmë ore.
-Ca gjysmë ore, i tha Flamuri. A s’ka ndonjë rrugë më shkurt se ka miting Doktori?
-Ma shkurt ec rrugës për Elbasan ene mbi Krrabë del në një kthesë ene e shikon tunelin. E shikon nga larg.
Flamuri i nervozuar vazhdoi rrugën e vjetër. Shkoi mbi Kërrabë atje ku dukej tuneli përballë. Problemi ishte si të shkonte tek tuneli. Mori në telefon Sokol Olldashin.
-Si vihet aty tek tuneli se kam ngelë tek rruga e vjetër përtej lumit. Ju shikoj, por nuk di si të vij.
-A, ke ikë gabim, i tha Olldashi. Ktheu mbrapsht, shko në Kërrabë, pyet ata fshatarët nga kaloi Doktori. Ec në një farë rruge, pastaj të nxjerr unë një fadromë, hip tek kova e saj, kalo lumin dhe të pret një makinë tjetër nga kjo anë që të merr.
-Po mirë mo burrë, nuk paska rrugë për të shku tek ky tuneli? Pse u nxituat ta bëni pa bërë rrugën?
-Ça tu bëjmë elbasanllinjve o Muli, vdesin ta shikojnë Tiranën nga bytha. Hajde tani mos më ça trapin, na kërkon dhe llogari. Se po të kërkon dhe Doktori…
Flamuri bëri si i tha Olldashi, u kthye mbrapsht, arriti në fshat, pyeti nga kaloi Doktori dhe mori drejtimin për tek përroi. Aty i doli para Garda.
-Nuk lejohet, i tha, ka filluar ceremonia.
-Jam Flamuri u prezantua.
-Nuk të njohim, kemi urdhër të mos kalojë njëri, i tha gardisti.
Flamuri u bë nervoz dhe mori Doktorin.
-Doktor, kam mbetë këtu se pata një defekt në makinë, i tha. Nuk di a do fillosh të flasësh pa ardhur unë? Kam një mesazh nga një nënë që ka vajzën inxhiniere aty… ta nis dhe lexoje. Është shumë i bukur. Po ta nis….
-Ma nis Flamur. Do ta lexoj patjetër…
-“I nderuar zoti Berisha. Legjendat për njerëzit që përshkojnë malet po bëhen një realitet i zakonshëm. Ditë emocionuese, kam edhe vajzën inxhiniere tek tuneli. Të lutem se ka më shumë se një vit që nuk na ka sjellë rrogën në shtëpi. Jemi merak të dimë a është paguar a jo, pasi kemi merak mos i prish rrugëve. Hallall po nuk ia keni dhënë, vetëm kemi frikë mos i prish me shoqëri të keqe.”
Doktori e lexoi nga fillimi dhe u bë entuziast. Filloi të flasë. Po ju lexoj një mesazh të një zonje të nderuar tha… Ja ç’më shkruen ajo… “I nderuar zoti Berisha. Legjendat për njerëzit që përshkojnë malet, po bëhen një realitet i zakonshme. Ditë emocionuese, kam edhe vajzën inxhiniere tek Tuneli….”
Më poshtë Doktori ngeci. Filloi të flasë disa fjalë pa kuptim dhe e mbylli mesazhin. Dhe vazhdoi pa letër…
-Edi Rama, ky armik i Rrugës së Elbasanit, i Tunelit të Elbasanit, i Tunelit të Krrabës, i kësaj vepre historike, që është tmerruar nga hapja e këtij tuneli, ka marr sot përgjigjen e meritueme nga një zonjë, që thotë nuk i duam paret e vajzës që ka punuar, mjafton të hapet tuneli. Ky është tuneli, kjo është historia, ky është Edi Rama…
Flamuri më në fund arriti. Berisha po e shkonte i tërbuar.
-Ç’ishte ai mesazh që më nise, i tha.
-E pashë me vonesë Doktor, i tha Flamuri. S’ka problem, ta sqaroj unë… vetëm ec shpejt se po afrohet ky greku që kërkon lekët. Nuk na ndahet. Eja pas meje se tani e di unë rrugën, pa problem, i tha Flamuri, se e mësova.
Hahahahaha i modh je Mero! Po kaq tra qeka ky Flamuri?!
I ka mledh sala per merak osht boshatis 5-sa ?
flamuri ka studiuar per mjekesi. mjekesi i thencin se e ka bere fakuletetin nja 10 vjet dhe nuk e di a e ka marre dipllomen apo jo. nje fshatar tipik nga kukesi qe vishej me kostum e kollare kur ishte student dhe kurre nuk te binte rasti ta shihje me libra ne duar. eshte fatkeqsi kur e mendon kush eshte ne krye sot. si puna e flamurit kane qene dhe nja 5-6 studente te tjere te konviktet e 21 dhjetorit dhe cuditerisht asnjeri nuk eshte bere profesionist ne fushe te vete por te gjithe merren me politike kuptohet me politiken e qelbur te pd. o mero ka qene dhe cim peka me kete grupin qe permenda dhe ti duhet ta dish mire se ka punuar te ty ca kohe “intelektuali” i maleve te hasit.
e veshi me mermer edhe ky shtepine e lalzit, ky corape grisuri dhe bark thari qe mbillte patate deri dje…..Ku i gjeti leket ky moster te hapet b… ne Tirane!???
Mesazhet e këtij shkrimi janë shumë më të fuqishme se përrallat e Berishës për tunelin e Krrabës.
aman,le te bej vile ne Lalz e matan Lalzit,por ama i ka ngel akoma ora te kemishat e kollaret lejla e roze,fiks fshatar e katundar.Gishtin ne hunde duke be sacme ne fuoristrade,me letra tualeti ose restorantesh fshin hundet etj etj se nuk po dua te zgjatem.E ky mbetet ai burri e shume te tjere dhe mos u beni ziliqar se qytetarine nuk do ta mesoj kurre ai e pjellat e tij!!!!
hahahahaha
Rrofsh o Mero per Flamurin e flamurit. mos besh gabim dhe e heq kete personazh.dhe kur te hiqet do i vazhdojne bemat
FLAMURI vishej me kostum e kollare, dhe mbante SANDALE