Pas paralajmërimeve për të ndërhyrë në fshatin Lazarat, policia njoftoi dje se do të tërhiqej pasi në fshat nuk kishte hashash. Konfirmimin zyrtar e bëri Flamuri, i cili udhëtoi vetë në brendësi të fshatit. U nis me makinën e tij dhe ndali në qendër të fshatit tek rrapi. Njerëzit u mblodhën rrotull tij dhe filluan t’i flasin të shqetësuar për situatën.
-Po ç’bëni a i vrarë, i tha fshatari i parë që iu afrua. Me ne do haji ju, s’keni punë tjatër. Po ne bimë mbjellim a i vrarë, bimët s’kanë faj. Ku keni dëgjuar ju që bimët kanë faj?
-Janë bimë të ndaluara, tha Flamuri. Kush merret me to, dënohet.
-E jo i vrarë se për atë punë fishekët janë të naluar dhe nuk i naloj njeri ata në Gërdec, u morën me to sa deshën.
Flamuri uli kokën dhe bëri sikur nuk dëgjoi.
-Nuk e kam fjalën për ju, tha, por për ata që mbjellin tokën me hashash.
-E jo i vrarë, ç’tokë kanë mbjell, ja vetëm koshtrat, nuk i sheh.
Më pas afrohet një fshatar tjetër.
-Flamuri je ti djalooo, i tha.
-Po, u përgjigj Flamuri dhe i dha dorën.
-Vetëm ke ardhë a me pepinot?
-Kush janë pepinot, tha Flamuri?
-Taljanët, ata që vijnë na fotografojnë nga ajri.
-Aha, jo, jo, vetëm, i tha Flamuri, i trembur pak.
-Herën e parë nuk i qëllova kur i kesha mbi shtëpi se kisha hall se më prishnin çatinë, por po erdhën prapë, nuk dalën gjallë, dëgjoveeee?
-Dakord, dakord, nuk vijnë, i tha Flamuri.
-Më kanë thënë që je njeri i madh në Tiranë, i tha plaku.
-Pas atij Burrit, jo i pari fare, tha Flamuri.
-E mirë biro, ma zgjidh një hall se më ngeli djali brenda.
-Brenda, pse, çfarë ka bërë?
-E ç’ka bërë, hiç, ja qëlloi ahere halikopterin, rrahu dhe njëherë atë vrromën e socialistëve, dhe e kanë dënuar 17 vjet. Po gjynah se është i betuar për Salinë, nuk i del shpirti pa ndihmuar atë.
-Po patjetër do të ndihmoj, i tha Flamuri. Në çfarë shkalle e ke?
-Po ja në të parën, e bëri këtu në Gjirokastër, po qenë socialistët ahere e dënuan.
-Ashtu ë? Po mirë, në Apel e çuat?
-E çuam dhe në Apel po dhe ata deshën para, e dënuan biro.
-Po s’ka problem, çojeni në Gjykatë të Lartë se tani e kemi në dorë komplet. Një SMS duan ata dhe e lirojnë. E kupton ti, janë ai grupi i Metës.
-E ku di unë biro se s’marr vesh nga këto punë, po e ka dënuar dhe Gjykata e Lartë më duket.
-Ashtu ë, tha Flamuri i dëshpëruar. Atëherë do presësh pak sa të ndërrojë Bujar Nishani kryeprokuroren dhe e rihap dhe një herë çështjen dhe e falim. Por do disa muaj se tani s’e bëjmë dot. Tani më thuaj në cilin burg është që t’i them Gazit t’i japë leje nja një muaj sa të mbaroni këto punë.
-Po të thashë biro më ngeli brenda, i tha plaku.
-Po pra, dakord, më thuaj në kë burg është ta lirojmë pa leje?
-Po brena në fshat biro, çfarë burgu. Kush guxon ta arrestojë këtu në fshat. Kur themi ngeli brenda, e kemi fjalën që na ngeli këtu në fshat e s’del dot në pazar, pa këtu s’e nget njeri.
Flamuri uli kokën dhe bëri sikur nuk e dëgjoi.
-Mirë, mirë, do interesohem unë, i tha.
-E mirë të keqen dhe hiqini ata policët nga udha se sherri sherr pjell, hë të keqen.
-Patjetër, tha Flamuri, dhe i bëri SMS Burgajt. “Hiqi urgjent policët se na more më qafë”.
-I hoqa xhaxha, i tha Flamuri. Tani rrini të qetë.
-Jo mo për ne s’ka problem, tha plaku, po djem nënash janë dhe ata, pse të shkojnë si qeni në vësht.
I Love Flamuri! Mos ma lueni bre se asht kuller!Keni boll me u marr tash si keni president me mustak, pa bicak :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html
5 djem nga tepelena do e benin zap lazaratin me kohe. me fakte i kan bere zap edhe me pare, po qeverria nuk do.
edhe ne 97′ moren leje ne Tepelene qe te beni kontrabande cingaresh kur gjithe shqiperia ishte kontrabande.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/hashashi-bujar-nishani.html
Nga cili katund i Tepelenes ishin ato 5 palikaret?…
@ Besniku – Nga Pallcia. Per emrat, pyet te fortet e Lazaratit se i njohin mire!
Epo ka lezet, gju me gju me popullin. Po gabimi eshte qysh kur u nisen. Si vene gjith ata njezez e dynden ne fshat pa bere nje telefonate me pare. Ka qene gjihtmone tradite sidomos ne fshat, as dasmat nuk beheshin pa u korrur bereqeti, pa u magazinuar …etj
Bravo Mero me kete dialogun me plakun se eshte njejte si i partive te minoritarve qe kur si vjen ne terezi dhe vene i qahen Athines dhe keta te republikes te Lazaratit i qahen Mulit te berishajve per diskreminimin qe i behet duke i kufizuat levizjen e lire te tyre edhe pse kane mare leje nga perandori Berisha qe i ndrite hymri ne halet.
ja ke fut kot mero trimi,mos ndosht ka qene ne tepelene ky mulja se ne lazarat njerezit nuk flasin ashtu kane te tjera shprehje.mos u ngatero njesh.kurse atij qe thot 5 cuna nga tepelena??? po ku kan byth tepelenesit mo????????Kur ne gjirokaster(kakavije) behej kontrabade tepelensit ishin akoma me dhen ne mal,dmth aty ku jan dhe sot.
e tepelena …………hahahahahaa mernin leje aty ?ahahahaha tepelena vendi me anonim ne albania ahahhahaahahahahaha dmth ka pas dhe nacut tepelena ahahahahahaha