Pas sëmundjes që i ra dje Doktorit dhe shkuarjes së tij urgjent në Sanatorium, Flamuri kërkoi Jozin për një konsultë se ç’mund të bëhej në rast se shëndeti i tij përkeqësohej.
Jozi ishte shumë e qartë në planin e veprimit.
-Ndigjo Flamur. E kena në Kushtetutë. Lexo nenin 91. E ka shumë qartë. Në rast se presidenti asht i pamundur me kry detyrat e veta, ai zëvendësohet përkohësisht nga krytarja e Parlamentit. I tash të dëftej unë ty. Ai s’mund me e krye atë detyrë. Ai don nji asistente për me shku në banjë, një për me e ul në karrige e një për me hedhë firmën. Hajt se firmën po e hedh Doktori, por kto senet e tjera janë shumë të bezdisshme. Kshu që sa herë që të kena nevojë për presidentin thjesht mujna me e qit në kemp Nishanin e unë bëhem presidente. Kalon një muaj, e kthejmë prapë. Thjesht e marr sa herë të na duhet me bë noj emërim a diçka tjetër.
-Kjo qenka fantastike, tha Flamuri. Po si i bëhet për mua? Kur sëmuret ai Burri normalisht duhet ta marr unë pushtetin se unë jam Numri 2. Por Kushtetuta nuk e parashikon këtë.
-Hajt mar Flamur, pse duhet me e parashiku Kushtetuta çdo send. E dijnë krejt që ti je numri dy kur mungon ai dhe kaq. Kur të sëmuret ai, bëjmë një plan të shkurtën, ti bën një ligj, unë e kaloj në parlament dhe e dekretoj dhe e mbyllim shpejt e shpejt.
-Mirë e ke, duhet me bë gati një plan, i tha Flamuri.
-E kam krejt, i tha Jozi. Ky Ilir Meta, që bani embargo për mua, po don me marrë Albpetrolin. I ka premtu ai Burri prej zorit naftën e detit dhe të tokës ta privatizojë. Atij Taqit të Naftës i ka falë 80 milionë euro detyrime që i ka shtetit. E kupton ti apo jo? Ne po lutna për lek për pensionistë, ai i fal atij banditi 80 milionë euro detyrime. Ka qit një vendim gjykate që ja lejon Taqin e naftës të vazhdojë punë pa pagu detyrimet doganore. Më ka ardhë drejtori i doganave e këpuste kokrrën e lotit se thoshte a muj me e ndalë dot se mban fotografinë e Liries në vend të parë të makinës.
-E di, ma ka thënë dhe Ridvani, tha Flamuri. Edhe ai është bërë për të vrarë veten. Mua më ofroi tre milionë euro dhe nuk ia bëra këtë gjë, tha, tani dikush i ka marrë këto tre milionë euro. Ai Burri u bë flak i kuq nga inati dhe i tha “Ridvan, mbylle këtë punë. Një nder do t’ia bëjmë Metës nëse do votojë presidentin. Ndryshe ikim”. “Po të ikim o në të sëmës të shkojmë, pse o me lekat tona do mbajmë Taqin ne?” U bë sherr i madh, po ai Burri nuk u tërhoq. Çfarë të kërkojë Meta, jepini, tha.
-E shef pra, i këto gjana duhet me ba. Duhet me anullu çdo vendim që favorizon këtë Metën. Duhet me qit ndonjë letër me ia rihap dosjen e Rrugës Kombit atij plehnës në Bashki. Duhet me qit do gjana për 21 Janarin me e implikua Ministrinë e Brendshme. Krejt këto duhen me u ba kur unë të zëvendësoj Nishanin e ti atë Burrin. Krejt duhet me qenë të gatshëm me bë atë që duhet.
-Po unë kam problem në mbledhje të qeverisë, tha Flamuri si mund ta zëvendësoj, se kam hall se qeshin ata legenat që janë ministra.
-Hiç mar mos ba mbledhje qeverie. Veç ba vendime e çoi me e firmosë krejt në zyra të veta. Ça po të duhet mbledhje qeverie. Ene diçka tjetër. Duhet me i tërheq veshin atij Arqiles Postës se ka 6 vjet që financon atë plehnën Fari Balliun, i pagun krejt rrogat e i bën abonime me zor punonjësve në fletushkën e tij. Më kanë ardhë do letra e kam me ja çu në prokurori. Se ai plehën ishte korrier kundër meje sa tek Lul Basha tek Ilir Meta me më blloku mu e me ba ni gjysëm njeriut.
-Dakord, tha Flamuri, por e kam dhe në pallat dhe e kam pak vështirë, por do përpiqem.
-Hajt mar se nuk tu nxi faqja prej atij plehne. Tash e kena rastin me e marr hakun e me ua kthy dyfish atë që na bënë. S’kanë për me e gëzue as president, as qeveri, as Albpetrol, as lekët e Taqit, kurrgjë s’kan me gëzu. Ke me pa.
Histori Dashurie Albania, 2012
Ju bëftë mirë,
shqiptarë të dashur!
(Në mëngjes, drekë, darkë. Para dhe pas buke )
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/histori-dashurie-albania-2012.html
je i madh Mero hahahahah