Flamuri ishte nisur dje herët në mëngjes të gjendej në krye të policisë kur të fillonte operacioni për ndalimin e grave që shkojnë punojnë për prashitjen e ujitjen e hashashit në Lazarat. Bashkë me policinë zunë kthesën tek rrapi i Ashilengos dhe prisnin furgonat që vinin. Sapo vinte furgoni, policia e ndalonte dhe e shoqëronte me gjitha gra në polici. Kështu u bënë rreth 100 gra në Komisariat. Flamuri mori përsipër vetë hetimet.
-O do ta gjej unë kush na mbjell hashash, tha, o nuk kthehem gjallë në Tiranë. Thirrni gruan e parë.
Hyri një grua rome. Flamuri e ftoi të ulej.
-Zonjë, më tregoni pak çfarë pune bëni dhe tek kush punoni në Lazarat?
-Gaxhoi, nuk jam zonjë, jam punëtore. E kam emrin Merushe. Atje bëj gropa, vadit bimët, ato bëj, pse çfarë do bëj.
-Po të kujt janë bimët?
-Po ku di unë të kujt janë bimët, pse kanë gojë bimët t’i pyes unë.
-Po ju kush ua jep lekët që punoni aty?
-Po ç’leka na japin mo gaxhi, ja na japin një copë bukë të hamë drekë dhe në fund na e japin hashash. Na thanë shiteni dhe nxirrni lekët.
-Po mirë, ja ty kush të ka marrë në punë?
-Mua, kunata. Kunatën e ka marrë kunata e vogël. Kunatën e vogël, e ka marrë motra e saj. Motrën e saj e ka marrë kushërira e saj. Kushërirën e saj e ka marrë kunata e saj. Jemi të lidhur me njëri- tjetrin ne gabelët shumë.
-Mirë, mirë, dakord, po kush është ai bosi, ai që u merr me furgon.
-Qyqja, çfarë bosi është Xhepi i shkretë. Ja pi një gotë aty tek lagjja “Punëtori” e ne na çon më 8 e na merr më 4 mbasdite. Ça bosi është Xhepi aman…
-Dakord, po Xhepin kush e ka marrë në punë, kush ia jep lekët e naftës?
-Po ku di unë, këta të Partisë Demokratike ia japin. Kur erdhën për vota vjet, i thanë Xhepit do të gjejmë punë ty dhe grave të lagjes. Do punoni në behar në Lazarat. Se tani Greqia ra, gabi ra, tregu ra, vetëm Lazarati ka mbetë që ka punë. Biles Xhepi kur na merr në mëngjes e na çon në Lazarat, na vë muzikë atë këngën për Sali Berishën, që këndojnë kur bëjnë zgjedhje…
Flamuri uli kokën, bëri sikur nuk dëgjoi.
-Po mirë, aty ku shkoni në Lazarat, ku u lënë furgonat, në ça vendi?
-Xhepi na lë para Komunës. Ata të Komunës na ndajnë nëpër shtëpia se ata i dinë ku është puna, ku dimë ne.
Flamuri uli prapë kokën dhe bëri sikur nuk dëgjoi.
-Po mirë, në sa shtëpi ka hashash aty, me sa keni parë ju?
-Jallah dhe ti, po gjithë shtëpijat kanë mo … Ca më shumë e ca më pak, po të gjithë kanë sipas takatit. Dhe janë njerëz të mirë. Na japin për të ngrënë që kënaqemi, kemi mbushë barkun me bukë këto kohë. Po dhe mallin e mirë na e japin, shkon shumë.
-Po mirë, ja ti sa e ke rrogën në muaj?
-Unë ë? Unë e kam dy vakte bukë në ditë dhe 3 kile hashash në muaj se ne jemi vetëm prashitje- vaditje. Ato që bëjnë presën, kunata e Xhepit me djalin e Vedatit marrin 5 kile në muaj hashash dhe tre vakte bukë. Ato e kanë më mirë.
-Po mirë, kur bëni muhabet atje ju, nuk flasin ndonjë emër të rëndësishëm ata të shtëpisë, d.m.th kë kanë mik, kë duan më shumë, kush i mbron?
-Atje vallahi veç Sali Berisha flet gjithë fshati. Dhe kur shkojmë njëherë me vonesë se i prishet Xhepit furgoni, na ulëret pronari, na thotë ‘po hani kot bukën e Sali Berishës’. Vallai ça të thotë Merushja ty.
Flamuri uli prapë kokën.
-Shiko, ne duam t’i kapim ata patjetër, tha Flamuri, dhe derisa t’i kapim ata dhe ju të tregoni emrat, ju do rrini në komisariat. Nuk keni për të dalë këtej po s’na dhatë emra.
-Jallah mo djalë ç’na the. Të lumtë goja. Po ty të lumtë goja. Ne për këto vakte falas po shkojmë po na bie bretku. Kshu për qejf rrimë tërë kohën këtu ne, ç’na gjeti. Ne këto emra kemi digju. Në mëngjes muzikë e PD dhe atë këngën që Shqipëria ndryshon, në fshat kanë mik të gjithë Sali Berishën, Xhepit i ka premtuar kryetari i PD-së këtë punë, na merr tek lagjja Punëtori, na lë tek komuna. Ça do më shumë nga ne ti mo gaxhoji.
ha ha ha ha o mero e dhjeve fare….malokun.
A u bene bashke Jari me Mulin? Iku e vate hashashi shqiptar tani! Do bohet bestseller! ? ? ?
Na kenaqe o Mero, ja nxive Flamurin PD e Shpellarit. Te lumte pena e mendja.
MERO,FIKSOJE MIRE KETE TEKST,UNE MENDOJ QE ESHTE SHUME I BUKUR PER NJE SKENAR FILMI “TIPI BORADI SHQIPETAR” PER KETE VIT NUK BESOJ SE MUND TE REALIZOHET POR KAM BESIM NE VITET NE VAZHDIM,DO TE SHIKOSH SE C’FARE JEHONE DHE FITIM DO TE KETE PRODUCENTI DHE SHQIPERIA ,TA SHIKONI SE SA TURISTE DO TE HYJNE DHE NUK DO TE DALIN ME QE ANDEJ,SE KA INVESTUAR DOKTORRI KETO 20 VJET PER LAZARATIN DHE DO TE CMOHET ME SHUME LAZARATI DO TE SHQUHET SI I VETMI VEND NE BOTE QE QEVERTARET DHE LAZARATASIT JANE NJE E TE PANDARE,BERSOJ SE ESHTE RAST UNIKAL NE BOTE
Je i madh!
kjo eshte qeveri europjane qe nuk hyn ne punet e brendshme te shtetit te Lazaratit si dhe zbaton direktivat e europes mbi emigracionin dhe kalimin e pa ligjshem dhe kufijte.Per kete ne do te marim statuesin e kandidatit kur teshije Hajdini urofin dhe do bejme lobing per shtetin e Lazaratit qe te bashkohet me Kolumbine.
material me te mire, s do te gjente kurren e kurres Filip Cakuli,per tek Portokallia