Gimi i Puros hyn në LNFS

16 Qershor 2012, 19:55Antena TEMA
Gimi i Puros hyn në LNFS

Gimi i Puros vendosi më në fund të hyjë në LNFS. Bëri disa ushtrime para pasqyrës të mbante mend katër inicialet e vështira dhe u nis drejt restorantit të zotit Nano. Doli nga shtëpia, por shmangu dyqanin e purove në bllok. Pronari ishte bërë i bezdisur me telefonatat pa fund për borxhin që ishte krijuar. Dikush i kish treguar se ishte një djalë i vogël që shiste puro fallco tek cepi i vilës Enverit dhe shkoi aty. E pyeti djalin sa e kishte një copë.

-Tre mijë lek të vjetra or taj, i tha djali i vogël nga Bathorja. Po more dy, i ke 5 mijë lek të dyja, po more katër, i ke 8 mijë lek. Vetëm i du lek në dorë, i tha, jo me rrena.

-Në dorë patjetër, i tha Gimi.

-Jo se më ke rrejt një herë, i tha, më the do t’i jap pas pak se vjen shoferi dhe më ike se mendova që kishe shofer. Kur e pashë që ishe dora jonë, u pendova. T’i kam falë po më bleve 4.

Gimi futi dorën në xhep, i dha një dhjetëmijë lekësh dhe i tha mbaje të gjitha dhe për herën e parë se një cigare të kam marrë.

-Faleminderit xhaxh, i tha djali. Na dhe një çimçakiz falas.

Gimi mori purot, ndezi të parën dhe u nis drejt stadiumit Dinamo.

Tek dera i doli një djalë i vogël rrondokop me sy shqiponjë, i cili i zgjati dorën dhe e pa në sy.

-Mirëserdhe dalëzots, i tha.

-Mirësejugjeta, i tha Gimi i Puros.

-Dalëzotsi ynë po të pret, i tha.

Nano ishte ulur në krye të tavolinës dhe po ndiqte gjithë gallatë hyrjen e Gimit të Puros.

-Mirëserdhe Gimi, i tha Nano. E dija që Amerika do të trokiste një ditë në derën time.

-I madh je, i tha Gimi dhe i shndriti fytyra. U kthye nga dalëzotsi i vogël.

-Është i madh shefi, tha. Ka mbështetjen e Amerikës. Fola dje në darkë me një komshiun tim në Nju Jork, që e kam pasë atëherë, se ishte një burrë i mirë që na gjente gjithmonë ilaç kundër minjve në ambasadë dhe zura shoqëri. Ai kishte një kushëri që jetonte në Uashington dhe vajza e martuar e tij kishte mik një senator, është shumë i rëndësishëm, po ia harrova emrin tani. Ai i kishte thënë vajzës tij, ajo kushëririt të këtij mikut tim dhe ky ma tha mua dje, që Amerika mbështet vetëm LNFS. Unë në fakt në fillim e kujtova se e kishte LMN dhe ngatërrohej në theks, por kur ma spelloi, e kuptova që bëhej fjalë për shefin. I madh shefi….

Nano po e ndiqte me qesëndi.

-Tani që tua prezantoj pak unë zotin Gimi, ose Gimi i Puros siç e njihni ju. Gimi më dha fjalën që do krijonte LMN me dy koqe që i kam pasë unë ministra. I thashë mos hyr kurrë mes dy koqeve se do dukesh keq. Jo, tha, e mori me qejf. E kështu u krijua LMN. Malaj nga e majta, Kaçi nga e djathta dhe në mes krenar Gimi i Puros. E kisha paralajmëruar dhe ashtu ndodhi. Një koqe iku me Ramën, një koqe iku me Berishën dhe Gimi, siç e shikoni, ka ngelë si kallam në mes.

Plasi një e qeshur e madhe. Nano qeshi vetë i pari. Gimi përpiqej të qeshte fort dhe thoshte ‘i madh shefi, i madh… Ia ka prishë mendjen gjithë Amerikës me këto batuta’.

Pas kësaj dalëzotësi i vogël e thirri Gimin e Puros në një rit të thjeshtë betimi. Do kapej nga krahët me dalëzotsat e tjerë, do bashkonin krahët, do përkulnin kokat përpara dhe do të dëgjonin një betim dhe do thoshin Amin. U krijua rrethi i dalzotësve dhe filloi betimi. “Zoti ynë të qofshim fal për fuqinë që na jep të jemi dalzotës dhe të shpëtojmë këtë vend nga Edi Rama, i cili i bie më qafë Zotit tonë të madh, Sali Berisha. Amin”. Amin bëbë të gjithë në një kohë. Gimi i Puros papritur ndjeu një gudulisje në të pasme dhe kërceu përpjetë. Zgjidhi menjëherë duart dhe ktheu kokën. Ç’të shihte. Nano i kishte futur gishtin në prapanicë dhe po dilte serioz nga restoranti. Ngeli i hutuar me dalzotësit e tjerrë rrotull.

-Tani unë po iki, i tha dalzotësit të vogël. Detyra ime është të nis lëvizjen. Tani vazhdojeni vetë. Kur të kthehem nuk dua ta shoh më Ramën nëpër këmbë.

-Po prit, i tha Gimi i Puros, se kam ca lajme nga Amerika….

-Takohemi para zgjedhjeve, i tha, se tani s’të jep njeri lek kot.

7 komente në “Gimi i Puros hyn në LNFS”

  1. Amant says:

    Nanua pi pambarimisht xhin, pjerdh dhe…ja fut renes.

    Hajde shqiperi e mjera Shqiperi,
    ne çduar gangsteresh ke rene ti.
    Por kur ke nje popull te trembur
    qe gjumit tash sa vjet ja fut
    E meriton qe te vegjetosh ne bataqe
    pa nder, lavdi, zhytur ne m…

  2. Ivani i madh says:

    tani qe doli kjo parti me emrin personal te nje komarxhiu LNFS po kane haruar M.. qe i jepnder e dinjitet pra LNFSM.Tani ja hodhen minjte e haleve qe i vine rotul per te perlare ndonje koqe grure ne te kunder do ti ferkojne koqet ketij koqeje

  3. Vlora says:

    HA HA HA,edhe kallam kishte mbetur pa u bere gimja.

    1. GEZIM HANZA says:

      Se fundi Gimit i erdhi lajmi i mire, do vente te bente nje vizite per prostaten. U ngrit heret qe ne mengjes, u la e u shpla, u qeth e u ruam mire e mire, lart e poshte dhe u paraqit ne dyert e spitalit Hygiea. E priti ne hyrje vete zoti Solis, qe shoqeroi deri ne mjediset e salles dhe aty balle per balle me mjekun. Nje grek i madh, me duar te medha e bark sa nje kacek, qe me nje te qeshur babaxhani e priti mire Gimen dhe i tha: hajde djale, se do mbeteh i kenaqur. Dhe pasi e shtriu permbys, i rrasi gishtin tregues, te gjate sa nje kastravec Shijaku dhe te gjere sa nje trangull Kavaje, ne bythen e njome te Gimes. Oh, psheretiu Gimja, paska pas te drejte Tosi qe me thoshte: nuk e merr me mend sa te shijon nje vizite te mjeku i prostates. Mezi e la spitalin, me te ecuren cale cale dhe me doren te bytha. Dhe me xhepat bosh. Por, i kenaqur.

      1. djali nga Tirana says:

        e bukur…

  4. KESH sha says:

    Cudi qe nuk permendet se ku e ka vendin harasani i kesh-it.
    Mero mos mbaj me hater se jane pasuruar me postet e nanos dhe kane ngrene peshtjella gjeneratoresh ne fierze dhe vau dejes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje