Ideja për një festë të madhe për Nishanliun me rastin e emërimit president, kishte disa ditë që i shkonte nëpër mend Flamurit. Ishte rast i mirë për të përcjellë Nishanliun, por dhe për të bërë ndonjë lek. Planin e kishte të qartë në kokë. Do bënte sikur do t’i ndante shpenzimet mes disa biznesmenëve dhe do t’u merrte lek të gjithëve.
Ashtu u bë. Mori të parin Zamirin.
-Isha pak me Ridvanin dhe folëm dhe për atë punën e lotarisë. Mos ça kokë se do bëhet ajo punë. I thashë dhe Ridvanit mo ta shoh më këtë lajmin nëpër gazeta, mbylleni shpejt se nuk mbahet Irfani. Mirë, më tha.
-Rrofsh o byrazer, rrofsh, i tha Zamiri.
-Kemi dhe atë ftesën për Ridvanin, të ta kaloj pak faturën pasi të mbarojë.
-Po patjetër o byrazer, ç’është ai llaf, tha Zamiri.
Pas Zamirit mori Irfanin.
-Ore, si do t’ia bëjmë për këtë festën e Nishanit, i tha, se do ta paguajë ky Zamiri.
-Në asnjë mënyrë, i tha Irfani. E kam shokun e ngushtë të vëllait, kanë ngrënë në një gavetë kur ishin oficerë. Do t’i paguaj vetë. Pastaj atë që ka bërë ai për mua, që më ka shpëtuar gjithë kromin në Bulqizë, nuk ia harroj kurrë. Si do ta paguajë Zamiri një herë. Ai është një shkërdhatë që e dredh me të gjithë. E di unë është lojë e Bodes, do t’i japë pikë atij. Do ta paguaj unë dhe pikë.
-OK, dakord, do ta sjell ty faturën, tha Flamuri. E mbylli dhe mori Taqin.
-Desha me folë pak për këtë festën e Nishanit, i tha. Ai të ka bërë ndere dhe si ministër i Brendshëm. A të ta sjell ty faturën?
-Ça thua mo burrë, ku bëhet festa, i tha Taqi.
-Tek Sofra e Ariut, i tha Flamuri.
-Je në vete, si do ma sjellësh faturën, ai është lokali im, unë kam hapë kredi aty deri 5 milionë dita se aty bëj gjithë takimet. Vetëm hidh një firmë dhe ik.
-U bënë tre, tha Flamuri me vete. T’i fus nj telefon dhe këtij Gimes Redbullit.
-Ore, do paguash gjë për këtë festën e Nishanit ti apo jo, i tha.
-Po ç’të paguaj unë o byrazer, ja po u bie ca RedBull falas dhe kafe AMA, po deshët.
-Ato shko fshi b…, i tha Flamuri. Hajt se s’ke faj ti, do shihemi.
Gimja u tremb shumë dhe filloi t’i binte telefonit pa pushim, po Flamuri nuk ia hapte.
Hapi bllokun dhe zgjodhi dhe nja dhjetë biznesmenë të tjerë që duhet të paguanin. Më në fund u sigurua që shuma që do mblidhte ishte e majme dhe ra rehat.
Mbrëmja filloi dhe gjithçka ishte gati. Flamuri foli me menaxherin se pagesa ishte e Taqit. Ndërkohë bëri nja dhjetë fatura tua shpërndante të tjerëve.
Por ndërsa Flamuri merrej me faturat, pa se Mesila nuk i ndahej, po kërcente para tij vazhdimisht.
-Po mu hiq qafe, i tha Flamuri, se s’di të kërcej si nga qyteti.
Mesila nuk i ndahej.
Olldashi që e kuptoi hallin, i afrohet dhe i thotë tek veshi.
–Ik largohu se ajo e di që e vendos ti pasardhësin e Nishanit, ndaj kërcen para teje.
Flamurit edhe i erdhi qejf, edhe ishte në siklet. Vendosi mos të ikte. Si për dreq, në krah të tij shfaqet Vangjel Tavo që këndonte këngë patriotike të veriut.
-Po ky dreq çfarë do, tha Flamuri, apo Ministrinë e Shëndetësisë.
U shty pak më tutje.
Përballë iu shfaq Lejla Përnaska e skuqur flakë, që i kërkonte të kërcenin bashkë Napolonin. Flamuri nuk dinte si ta hiqte qafe.
-Nuk është mirë të kërceni e tundni bythët para Nishanit se duket sikur ia bëni për inat ngaqë ai nuk lëviz dot nga vendi, tha Flamuri.
Lajla u shtang pak dhe e la vallen. Pak nga pak e lanë të gjithë. Vetëm Vangjel Tavo i pirë tapë këndonte mbi tavolinë “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Po guzhinier ne party, kush ishte?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html
E Bukur kjo e tavGrekut ‘ o sa mire me qene shqiptar’!, ohej!,
priten shume greke simas ksaj konge, nishanxhiu ka me bo hajer me dhonie nenshtetesie, heq koken po s’dolen greks ene afganet e droges…
Sa i ecen ktij mer, sakat i shkreti, hallall!
Taman vendin e duhur kane gjetur si shpellare qe jane shpellen e ariut po jam kurioz a e ftuan te madhin Reshat Arbanen ti recitonte poemen MASKARENJTE se kjo ishte e pershtatshme per ate darke.
Gimja i Red Bullit po e nuhat fundin dhe perpiqet te largohet paqesisht.
Me Skenderbeun jam marre une do te thote.
Por harron kunatin Jovan dhe motren Mirela Cano qe nuk kane lene gje pa bere, njeri tek tatimet dhe tjetra tek Ministria e Shendetesise.
Dhe kjo e fundit thone eshte bere tmerri i drejtoreve te spitaleve, ku me metrin e Jovanit taton cdo njeri qe i vjen ne zyre. Por mallkimi i njerezve po i godet te dy. Jovani eshte bere me depresion kurse Mirela ecen sikur eshte 90 vjece.
Gimja nuk e ka te lehte. Ka shume veta ne kurriz. Shyqyr qe nuk e be nano president. SEpse Atehere do te kishte falimentuar.
O sa kom qesh me lot,ju lutem boni ndonje gjo qe te rrine akoma kto ne pushtet ,se na knoqet me humorin tuaj tek antena brenda familjes, na i hoqet shtreset e dites.
ha ha ha ha,,,sa kam qesh me flamon….
faleminderit per te gjitha, o mero baze.
Alamet fejtoni,bravo