Kunati i Lulit diskuton me Lulin për prerjen e Parkut të Liqenit

21 Qershor 2012, 20:50Antena TEMA
Kunati i Lulit diskuton me Lulin për prerjen e Parkut të Liqenit

Kunati i Lulit vendosi dje më në fund të japë disa shpjegime për prerjen e pemëve dhe shkatërrimin e rreth 7 hektarëve të Parkut Kombëtar. Luli, i cili ishte trembur pak nga rritja e protestës tek shoqëria civile, dhe sidomos nga inkurajimi i ambasadorit amerikan për protesta civile, e thirri Kunatin me urgjencë në zyrë të diskutonin për situatën.

-Më ka kërkuar dhe Doktori shpjegime të qarta, i tha, çfarë t’i themi?

-Thuaj të flasë me Zenin, kështu më tha Zeni atë natë me Zamirin kur morëm vendimin. Unë nuk kam faj. Zeni më tha me babin kam fol unë, Zamiri më tha me këta të opozitës kam fol unë, nuk protestojnë, kështu që unë nuk kam faj. Ti e di që 70 për qind po bëhet për ata. Ato dy pallatet që ka marrë letrat e kthimit të tokës Zeni, seç do t’i bëjë me ca turq aty përballë, por më tha mos u ndje një herë tani. Pasi të hapet rruga dhe të duket sikur punohet për aksin e rrugës, do fillojmë ndërtimet. Kështu që ajo është për një fazë të dytë. Rëndësi ka të hapet një herë traseja dhe të ribëhet muri mbrojtës i parkut në distancën e duhur që duhen dhe pallatet.

-Po si t’ia bëj, si t’ia bëj se po më kërkojnë gjithandej. Më kanë marrë dhe këta të Forumit për Tiranën, këta intelektualët, na nxive faqen, thonë, nuk dal dot në rrugë. U premtuam njerëzve gjelbërim dhe e nisëm me prishje të Parkut.

-Po ata ç’kanë, sikur ua premtuam atyre ne. Ne ua premtuam qytetarëve. Atyre ua dhamë lekët. Ç’punë kemi me ata?

-E di, e di, po nuk e dinë njerëzit këtë. Se del ndonjë dhe më vë në siklet. Fola me radhë me ata dje, më thanë hë për hë s’do flasim, por duan ndonjë gjë tjetër. Ballauri më tha nuk dal se do shpik se kam një punë. Çashku do bëjë sikur është i zënë me diplomat. Dhori Kule, ti e di që nuk e duron dot fare atë Parkun që kur ka qenë dekan ekonomiku.

-Po ja, shumë mirë, tha Kunati. Këtë Gridën mos ki merak se i thotë Fevzo.

-A po shumë mirë të shkoi mendja. Po tjetër, tjetër kujt t’i themi. Ky Zamiri çfarë thotë?

-Zamirin e mora prapë sot. I thashë që do protestojnë këta të shoqërisë civile, ça do bëjmë? Ngeli si mut se s’dinte ç’të thoshte. Jo po fola me atë, jo po fola me këtë, jo po i kam bërë një nder atij, jo këtij. Ja kanë pi lëngun si mashtrues tani dhe i kanë dalë duarsh. I thashë, po rrezikojmë për ty se na kërkove rrugën dhe e gjithë kjo për një dyqan të qelbur që na ke dhënë aty. Rruga vlen sa gjysma e TEG dhe po e bën pa lek fare, me lekët tona. Hajt se do rregullohemi, tha, se po falimentojnë ca dyqane të tjera dhe po ua jap juve.

-Po Zeni, çfarë thotë Zeni, ka folur me babin?

-E mora, po ishte në palestër se rri tek ai pallati tek Liqeni që bllokoi atëherë më 2005, i dha një kat ai pronari i shkretë dhe pastaj e lejoi. Më tha mos ça kokë se flas unë me babin. Dhe po bëri ndonjë deklaratë, e ka politike, mos çani kokë. Mbaroni një herë punë me rrugën, tha, se pastaj kam ca punë me turqit aty për ca punë tonat.

-Po ça i ka thënë babi, ça i ka thënë, të tha gjë?

-Po ku di unë, i qetë mu duk. Ishte pak si i përgjumur?

-Po këta plehrat ishin anku tek Arvizu ë, i kishin thënë që ne kemi hapur llaf që po zgjerojmë rrugën se është anku ambasadori se ka trafik kur ikën në shtëpi. Di gjë ti?

-Këtë muhabetin që na e ka kërku ambasadori e kam pas hapë unë tek këta demokratët që thoshin po tani ç’do themi, por nuk u kam thënë ta thonë gjithandej vetëm brenda demokratëve, që tu mbushim mendjen që kemi mbështetjen e Amerikës për këtë… Llafazanë hesapi, s’e kanë mbajtë dot.

-E mirë, hajde se e zbus unë, e thërras për një drekë në shtëpi, po shiko si të gjejmë ndonjë gënjeshtër sa të mbarojmë punë. Dhe ata shumë ngadalë punojnë.

-Janë shkërdhata o burrë se kush i ka thënë që s’kanë për të marrë pare, ndaj nuk punojë. Ja se do tu jap ndonjë lek xhepi nesër të shpejtojnë.

-Mirë, mirë, po Doktori ça thotë Doktori se më thanë që ajo plehra Jozefina ka bë namin.

-S’e di, Zeni mu duk i qetë. I bëra dhe një telefon teta Lilit sa për test, e qetë mu duk. Dhe Gita po e qetë mu duk, po ndenji pak rëndë. Me sa duket ky Zamiri i gënjen të gjithë, s’do t’i ketë dhënë ndonjë lek. Na gjeti belaja me atë mashtrues. Unë i flas për rrugën, ai bën sikur s’ka rëndësi e më thotë sa bukur do ta bëjnë lotarinë austriake me Zenin. Është shumë shkërdhatë.

4 komente në “Kunati i Lulit diskuton me Lulin për prerjen e Parkut të Liqenit”

  1. Ej, masi vejne gjithandej fortesa te Kucedres Shpellare, Arvizu na thote:’act now!’, shkurt ‘Davidi me gur, Kunder Goliathit me Kuceder’, ket na ka caktu…hudhuni o Shoqeri civile, Edhe DonKishoti keshtu ja boni me Mullinjte e Eres…
    Me perjashtim se Ai e bote nga Vetja, Kurse ju dele prisni ene yyyyshsh! Tja u bojm ne!
    Hajd yyyshsh! Pra, demonstroni kulture demokratike, kulture qytetare…. energji, kapacitete, kurajo, qytetari, tolerance, transparence, consensus, fryme Konstitucionsliste… respekt per LGBT, dialog, ngrini kapacitetet.. Korrupsinin te Larte e kini, po burrshtetsat e shkelqyer qe ju kena vu mas enverhoxhes I keni dalezotsa,
    Ca gjona te vogla , po do i rregullojne, fAtlumet ju, fatlumet ne, pergezime per zhvillimin e papame,
    hajde champions, me fryme consensusi europian, Jo me bllokim haxhiqamilisht!…

    Yyshsh! Perpara, Tranzicioni 2 eshte I gjate, detyrat do j’u ndihmojme
    Vellazerishte, ishte ishte me bishte…
    Yyyshsh!, blegerini ca dele, se u Bo Balte!…

    Thanks BigBrother serish!
    Ta kemi borxh.

  2. Nentori Kuq e Zi says:

    TEMA!! Ju keni bere nje shkrim qe ne dukje duket i hamendesuar..por ne te vertete 80 % e ketyre gjerave te shkruara jane teper reale..Ai “pronari i shkrete ” pasi e bllokuan ne 2005 per akuza se po ndertonte gjoja me G.Rucin.i dha 40% te pallatit…ajo pjesa e ndertimit me Turqit eshte 100 e vertete..e ka “ble” Zamiri me te vellain token vite me pare… dhe Rama nuk i jepte leje..Dyqanet e Kunatit ne QTU dhe TEG nuk jane me sekret,..por i gjithe shkrimi eshte me teper i vetete sesa ka ngjyre humori. MJERE NE O MERO VELLAI!! TE TJERE PO E GEZOJNE SHQIPERINE!!

  3. EUROMALOKU says:

    Mero,
    Perveç ArvZIUT ka dale kunder edhe Melisa…Sa degjoi sopaten e pare me vrap i ka hy ne zyre Dr.Prof.SALIHIT:
    -Jane tue na e pre pillin…!-me nje fryme uleriste Melisa.
    Dr.Prof.SALIHI i hodhi nje veshtrim nga poshte larte per te pare se ç’fare po i prisnin Melises.
    -Po tashme ku kena me i vare kundershtaret kur Luli nuk po na le nje peme ne kembe.Si duket po na e ben edhe Luli puqin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje