Flamuri, letër falenderimi rubrikës Antena

23 Qershor 2012, 20:34Antena TEMA
Flamuri, letër falenderimi rubrikës Antena

Disa orë pas njoftimit të Doktorit për emërimin e Flamurit Ministër të Brendshëm, në redaksinë tonë mbërriti një e-mail falenderimi nga Flamuri. E prisnim në fakt një gjest mirënjohje dhe Muli nuk vonoi.

 

E nderuar Antena,

Pas një pune të palodhur katërvjeçare nga ana juaj për krijimin, njohjen dhe lartësimin e figurës sime, jam i lumtur tu njoftoj se ai Burri më në fund arriti të pranojë autoritetin. Në këtë ditë të shënuar për mua dhe familjen tuaj, kthej kokën me admirim dhe respekt katër vjet më pas në fund të muajit qershor 2008 kur unë u shfaqa për herë të parë si personazh kryesor në rubrikën Antena. Atëherë isha askushi. Pas një karriere të gjatë në fushatën e PD për ngjitje posterash dhe transport fonie, kisha avancuar dhe isha bërë shefi i grupit lëvizës të fonisë nëpër rrethe ku shkonte Doktori për inaugurime. Antena u bë fati im i madh. Futja ime aty si personazh kryesor ishte një zbulim i madh i juaji që arriti të tërheq vëmendjen e Doktorit dhe të vlerësojë realisht aftësitë e mia. Siç thotë populli ‘bletët shkojnë tek mjalti dhe jo tek muti’ dhe fakti që ju më zgjodhët mua, do të thotë se unë isha nektari i mjaltit në atë parti. Rezultatet u dukën menjëherë.

Antena më rriti autoritetin në çdo cep të Shqipërisë ku të gjithë filluan të më thërrisnin “ku je Dysh”. Dhe frytet i punës për herë të parë i korra pas një viti. Kur kisha një vit që isha personazh tek Antena, më ndodhi ajo që nuk më kishte shkuar kurrë në mendje. Për herë të parë ai Burri më thirri në zyrë dhe më njoftoi se do të isha i pari i listës në rrethin e Kukësit. Kjo natyrisht që më dha krah dhe më rriti më shumë autoritetin. Por më shumë se çdo gjë autoritetin ma rriti Doktori, që pasi zbuloi aftësitë e mia përmes jush, vendosi në vitin 2009 të mos e mbledhë fare Kuvendin e PD që duhet të mblidhte, dhe sot e kësaj dite akoma nuk e ka mbyllur atë Kuvend pasi akoma nuk ka zgjedhur Nënkryetarët dhe Sekretarët. Ideja ishte e Antenës, e cila përmes meje ia sugjeroi Doktorit këtë skemë, e cila edhe partinë e mbante të kyçur dhe të sigurt që nuk ia merrnin, dhe mua ma rriste autoritetin si Numri 2 në gjithë vendin dhe Numri 1 kur mungonte ai Burri. Vit pas viti falë punës suaj unë u bëra njeriu i gjithëpushtetshëm në parti. Nënkryetarët e partisë filluan të më kenë frikë, ndërsa ministrat filluan të më kishin tmerr. E kuptova kur fare papritur filluan të më vërshonin dhuratat, bakshishet dhe sponsorizimet që brenda tre viteve i kaluan 5 milionë euro. U gëzova pa masë një ditë kur më tha gruaja që tani e kemi shtëpinë më të shtrenjtë se të Fahriut dhe vetëm makinat që kemi në shtëpi bëjnë sa tre apartamente. Nuk e kisha vënë re këtë fakt se kam qenë i zënë me punë, por kur fillova t’i numëroj, ashtu ishte. Gruaja kishte të drejtë.

Nga ana tjetër jam shumë i vetëdijshëm se unë këto pare i kam merituar dhe se të tjerë paskan qenë duke i marrë padrejtësisht duke qenë se më takonin mua. Vit pas viti Doktori më besoi gjithçka që nga kontrolli mbi ministrat, emërimet në rrethe dhe negociatat me koalicionin. Këto ma rritën autoritetin, pasurinë dhe mbi të gjitha rëndësinë time si njeri i rëndësishëm.

Fakti që unë sot jam emëruar Ministër i Brendshëm nuk është ndonjë arritje e madhe për mua, përkundrazi po ta shikosh hollë- hollë është ulje në detyre. Unë deri më sot kam qenë Numri dy i gjithë pushtetit dhe Ministri i Brendshëm bënte shurrën kur e merrja në telefon. Por fakti që Doktorit i duhem këtu, do të thotë se tani Ministri i Brendshëm do të jetë Numri 1 i pushtetit dhe duket se ai Burri po mendon që ta mbajë pushtetin me çdo kusht, ndaj gjithë skenarëve që po përgatiten kundër tij. Unë jam i vetmi falë jush që di gjithçka, që di si komplotohet kundër tij nga brenda PD, nga koalicioni dhe nga jashtë. Duke më besuar këtë detyrë unë thjesht kam marrë mesazhin se di të vazhdoj të jem Numri 2 plus si Ministër i Brendshëm, që do të thotë se do të kontrolloj gjithçka.

Duke ju falenderuar dhe një herë për kujdesin që keni treguar ndaj meje, për inteligjencën me të cilën kini zbuluar aftësitë e mia të rralla dhe tablon bindëse me të cilën kini bindur dhe atë Burrin për aftësitë e mia, shpresoj të vazhdojmë të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë. Unë shpresoj se ju do të vazhdoni të ruani raportet e mia si personazh kryesor që siç e kanë parë të gjithë kanë ardhur duke evoluar nga një tip shejtan budalla në një njeri që ka arritur që të zgjedhë gjithkënd në parti me kriterin për të qenë të gjithë nën nivelin tim, me qëllim që ta kemi më të lehtë kontrollin mbi të. Ju faleminderit dhe ju ftoj të vazhdojmë bashkëpunimin,

I juaji Muli

14 komente në “Flamuri, letër falenderimi rubrikës Antena”

    1. Ton says:

      Hahahahaha TemA. Aty ne fund ishte MuLi por ngjante sikur shkruante I Juaji Muti!

      1. cika says:

        e ka ngaterruar ku se i thone mizat vene ne MUT.

  1. geno says:

    Du kuksian ne ministrine brendeshme, ministri Noçka dhe zvendesministri Peçka

  2. Nabukodonosor says:

    Nishani-President
    Berisha-Kryeminister
    Flamuri-Minister i Brendshem
    Lulezimja-Kryetar Bashkie Tirane
    Ristani-Kryetar i KQZ
    Kodi zgjedhor dihet.

    Po fitoi dot zgjedhjet Ed Rama do te hyje ne librin e rekordeve.

    1. PA EMER says:

      E vertete, por harruat Zhozzzzinn… qe eshte nje sa per te gjithe keta!

  3. "BUJARI JU DEGJON" says:

    Tani qe u bere Minister i Brendshem…dije mire se …do te te hyje brenda!!!
    Ke per ta pare,Flamur…
    Kush mund te ta ..fuse???
    “Ai Burri”…

  4. safiu says:

    mbylljen e keni gabim se ka shkruar
    i juaji Femiu

  5. Chari-to son says:

    I Flamosuriii ,tani vone ka mesuar te lidh kollaren. Ja lidhnin cunat e lagjes ne fushate.

  6. Vlora says:

    ha ha ha te pacim sa malet e kukesit ,,,,dhe tu befte dita 2, o muli,se tani ja hodhem hallit.

    tani po tja mbaje bytha njeriu dhe le te dale ne shesh.

    ka bere cecua bicak.

  7. Ivani i madh says:

    Ky eshte gomar e kaluar gomarit se dje hoqi shajaket dhe opingat prej llastiku e tani do te mbroje shtetin nga pronaret e tij serbe, mjere shteti ne cdore ka rene ne doren e mesjetarve qe ne mendje kane kanibalizmin si fytyra e pershtire e ketij pjelle te keqe

  8. shvejk says:

    Nabuko yi mendon se Edei nuk e dinte kte apo te duket e veshtire?

  9. anila says:

    Ju lutem ndihmoni pak me votat konkurrenten e Miss Shqiperia 2012 edhe pse eshte paracaktuar qe do e fitoje vajza e Delijorgjit.
    http://www.missshqiperia.com/2012/miss-detaje.php?Nr=27

  10. sandri says:

    mos u tallni me mulin, por se kuptoj se cmund te pritet me teper nga nje kuksian… ngelet per tu pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje