Dy ditët e para të Flamurit si ministër

26 Qershor 2012, 19:54Antena TEMA

U bënë dy ditë që Flamuri është dekretuar ministër dhe këto kanë qenë dy ditët më të ngarkuara të jetës së tij. Pasi u konsultua me miq dhe shok për detyrën e re, i dolën para disa probleme. Problemi i parë ishte puna e firmës. Disa miq të tij i futën frikën dhe i thanë se firma duhet të jetë e vështirë, e pakopjueshme dhe gjithnjë njësoj. Kjo e futi në siklet të paparë. Kishte vite që nuk kishte shkruar me stilolaps dhe hedhja e firmës iu duk një punë e vështirë.

Konsulenti që iu ofrua për ndihmë e detyroi ta shkruante emrin dhe mbiemrin e plotë, pastaj firmën në çdo provë që bënte. Pasi e hodhi rreth njëmijë herë, firma dukej se u stabilizua.

Versioni i Flamurit ishte që të shkruante shkurtimin F.N… dhe të bënte një rreth të madh në fund.

Pasi e konsolidoi këtë version, konsulenti nuk ishte dakord për inicialet.

-Akoma nuk është harruar Fatos Nano, tha, dhe mund të ketë ndonjë ngatërresë. Ndaj duhet gjetur ndonjë gj tjetër. Për shembull shkruaje emrin të plotë Flamur.

-Jo, s’e bëj dot, tha, se nuk ma njohin ata fshatarët e mi në Gorë se ma dinë emrin Feim. Bën vaki shkon ndonjë letër me emrin tim me firmë Flamur dhe thonë nuk është ai.

Pasi dështoi dhe ky variant, u kalua tek tjetri, të shkruhej F…Noka dhe një rreth në fund. Ky ngeli dhe versioni përfundimtar. Pasi bëri rreth 1000 prova, u arrit në një version të pranueshëm. Kjo i kushtoi Mulit thuajse gjithë ditën.

Pasi mbaroi provat, pyeti konsulentin se si po ia bënte Bujar Nishani për të hedhur firmën.

-Ai e ka zgjidhur, tha, do ta bëjë me vulë dhe vetëm do ta ngjyejë në bojë dhe do ta vulosë.

-Ah ça paska shpëtuar, tha Flamuri. Pse mos ta bëj dhe unë me vulë?

-Jo se ai ka arsye të veçantë, i tha konsulenti. Doktori zgjodhi para tij dy kandidatë për president, por ata dhanë dorëheqje, pastaj zgjodhi Nishanin ngaqë nuk kish dorë dhe nuk kish si të dorëhiqej. Kurse ti i ke duart.

-Ah, po, ke të drejtë, tha Flamuri, duke parë i çuditur duart e veta.

Pas firmës, puna e dytë e Flamurit ishin gjestikulacionet. Konsulenti tha se ishte shumë problem që ai e bën gishtin tregues si Berisha, buzët si Berisha, mimikën si Berisha dhe kishte fjalorin e Berishës kur fliste.

-Kjo mund të mërzisë atë Burrin, i tha konsulenti, ndaj duhet t’i shmangësh.

-Gishtin nuk e shmang dot, tha Flamuri. Më del instinktivisht. Ti e di që unë rri natë e ditë me Doktorin para syve dhe nuk i shmang dot gjestet e tij.

-Po mirë, shmang mbledhjen e buzëve, i tha konsulenti.

-As atë nuk e shmang se më është fiksuar sa autoritet ka shefi kur mbledh buzët si ai Burri.

-Po diçka duhet të bësh ndryshe nga Doktori, se do të jetë problem, i tha konsulenti.

-Do ta tregoj me vepra, jo me gjeste, i tha Flamuri. Ndryshe nga ai, unë nuk do jem tolerant dhe i dashur siç është ai me opozitën apo armiqtë e qeverisë. Do jem i vendosur dhe do t’i luftoj deri në fund. Ndryshe nga ai, unë nuk do lejoj që votat tona t’i numërojnë komisionerë të opozitës, por ata të vijnë aty të firmosin rezultatin tek komisariati përkatës. Ndryshe nga Doktori, as këtë Ilir Metën s’kam për ta toleruar shumë se po na merr gjithë pushtetin…

-Këto janë gjëra politike, i tha konsulenti. Unë them gjëra teknike, fizike d.m.th, mos e imito.

-Ou, e kë të imitoj sipas teje, i tha Flamuri i çuditur, Ridvan Boden?

-Jo, asnjë, i tha konsulenti. Tregohu origjinal siç je vetë, siç të njohin njerëzit.

-Njerëzit më njohin vetëm nga Antena, i tha Flamuri, dhe vetëm qeshin sa herë më shikojnë. Unë dua të jem serioz se tani jam ministër. Ti nuk qenke as për konsulent. Mo të të shoh më këtu.

17 komente në “Dy ditët e para të Flamurit si ministër”

  1. albanian eagle says:

    I madh je O Mero…hhahah.

  2. 21janari says:

    Mero, po vazhdove me Mulin keshtu si e ke nisur, nuk eshte çudi qe atij ti mbushet mendja se i ben te dyja : edhe Minister edhe President.

  3. astrit olldashi says:

    Po ky injoranti ne cgjuhe do te flasi me delegacionet e huaja. nuk eshte turp nje minister injorant qe dhe shqipen se flet mire te na takoj te huajit dhe te flasi me perkthyes…..ky i gjejne keto injorant te na perfaqesojne shqipetaret????

    Ky eshte gagac i pashoq…..! po per te spiunuar kush do spiunoj kur do te jete ky na takime zyrtare!???

    1. arben says:

      Cfare doni me thene se shqipen nuk e flet mire,perse,mos doni te beni sllavizimin e veriut siq po beni me jugun.Ky Flamuri,eshte nga fshati Novosej,nga fhsati i Rahman Pardhakut,besoj se e dini,ne se jo shifeni tek Opinion………………….Flamuri mbase nuk e meriton per minister,por ju po perdhosni dhe pergojoni nje zone te tere.

      1. albanian eagle says:

        Arban mos bej si kempetent,e quajne Rrahman Perllaku dhe jo Rrahman Pardhaku.Pastaj ku Rrahmani sherbetor i regjimit komunist ka qene,tjeter pune se u denua kot nga Enver Hoxha jo se ishte tardhetar .Hengren kokat e njeri tjetrit.

      2. hapkutite says:

        “q”fare dmth sllavizimi i jugut?! kesaj i thone rri rri dhe “q”aj ndonje shalqi, ec e ec dhe “q”aj ndonje spec. shqipja e ka nje gjuhe zyrtare qe duhet te perdoret neper institucione. te pakten keshtu thote ligj”a”. kur ta dhisni edhe ate si”q” keni dhjere cdo gje tjeter atehere mund te indinjohesh me te drejte.

        nuk keni faj, maloku na doli edhe i “pushkes” edhe i “pendes”. per te “pushkes” e pame “q”fare malli ishte, por kur del edhe i “pendes” atehere nuk ja vlen me te shprehesh. nuk keni faj vertet, bota e malokut lind kur lind maloku dhe vdes me te. Kjo do te thote qe “q”do malok qe na mbin ne dere na e nderton boten nga e para. problemi ketu eshte qe maloku nuk di te ndertoje dhe mqs duhet te beje di”q”ka i ngelet vetem te shkaterroje ate qe eshte. amanet i vini edhe nje tritol fierzes se e kane bere kamunistat dhe te veni ne epoken e kandilit.

        Kjo shprehet me shkurt: PUNE MALOKESH.

  4. Vlora says:

    HA HA HA,,,,sa i madh je o mero.

    “-Njerëzit më njohin vetëm nga Antena, i tha Flamuri, dhe vetëm qeshin sa herë më shikojnë”

  5. L6 says:

    Ah more Mero Mero,

    po si nuk the nje fjale per “gjuhet e huaja” qe flet ky Lolo apo do marri Visin e shtypshkronjes per perkthyes….

    Minister qe nuk di asnje gjuhe te huaj vetem tek ne behesh…

    1. Ben Chicago says:

      e ke gabim di gorançe

      1. Mahmut says:

        Ja fute kot,ai nuk e flet Gorancen.

  6. TOMORI 2012 says:

    KE TE DREJTE Z.MERO SAPO ERDHI KY LAZARATI I PRITI FORCAT SPECIALE SOT ME BRESHERI ARMESH. DHE CUDIA ISHTE SE ATA E DININ QE PO SHKONIN FORCAT SPECIALE NE LAZARAT SI THUA TI VALLE NGA E DININ. PO E DININ SE U THANE SHKONI MOR DJEM MERNI DJETAT QE KENI NJI VITE PA MARE SHKONI QENDRONI ME FAMILJET TUAJA SE KETE PUNE E DI SALIU ME FLAMON KESHTU I THERISNIN MINISTRIT TE RI FLAMO.

  7. MEMEDHETARI says:

    ” – Ah,po,ke te drejte,tha Flamuri duke pare i cuditur duart e veta”… ? ? ?

  8. nerenxa says:

    Mero me kto portokallira e ke te sigurt qe ja heq nga dora flamurin pushtetin ? Ke fillu me u trash ? Lodhu ndryshe ! ? Zgjuarsohu ? Si keto rrjeshta shkruan po te doje cdo regjisor estrade ? Po se ben ? Se eshte humbje kohe ! Kurse ti ke ?

  9. klevis says:

    Petriti kekon ndihme nga demokratet te nderhyjne te Flamuri qe mos ti coje krimin ekonomik dhe Leshkua e di se eshte deri ne fyt, e ika ditet e numeruara dhe eshte ne hall se heren e fundit qe e ka takuar ka qene i dehur.Hall te madh te ka zene po ti ske miq demokrate se i ke larguar nga puna me pa te drejte te fundit e hoqe 2 dite me pare Agim Macin 100%100
    Tironc dhe 30 vjete ne zanat.Ty nuk do te ndahemi kurre ne kete jete apo
    tjetren hakun do ta marrim o bastard i ndyre se na ke bo keq me pa te drejte ne dhe ne enderr do te dalim o hajduti i ndyre i
    Ilir Monika Metes.

  10. nipi pa daje says:

    Ca thoni more. Nuk dini gje se cfare i ndodhi bash ne ora 2 te nates. para se ta bente Saliu minister kishte emru me porosi nja tre a kater police ne nje dogane po nga ata policet qe emrin nuk dine me shkrujt po dine vec me fole ne telefon. Aty nga ora dy e nates kishin ardhe ne dogane do nipa e shoke te nipave po nga ai soj nipi qe dhe po se deshe te ben ta duash fort. Ja qe ata nuk dine se c eshte kontrolli e pasaporta dhe sa ti pyesish kush je te thone emrin e dajes. Po ky tutkuni nuk e dinte kush ishte daja dhe kujtoi se duhet me thane emrin. Plas sherri. Marrin armet dhe o burra kunder njeri tjetrit. Nipat marrin dajen ne tel e pastaj daja merr tutkunin polic. – Ca ban more pu une ty a te cova aty me ndale nipat e shoket e nipave ty apo per te me tregu mua se ca bahet aty.
    E nipat me kobure ne dpre kerkonin ti benin nenen policit.
    filmi mbaron. Polici tani te ha mune. Ligjin e ben nipi

  11. A e dini se ky myteber qe ka nderruar emrin ne 1991 nga Fehm ne Flamur. Ne fund te 1990 eshte arratisur ne Jugosllavi Eshte kapur nga kufitaret jugosllav ne zonen e Dragashit dhe ka qendruar ne burgjet serbe dhe ne perpunim nga UDB-ja tre muaj.Eshte liruar dhe eshte derguar ne Shqiperi e jo ne Amerike apo ne Australi ku dergoheshin shqiptaret e tjere.Nga ajo kohe ndryshoj emrin dhe u vu nen sujervim nga kunderzbulimi shqiptar i Sigurimit te shtetit i cili ishte ne grahmat e fundit.Ne analet e DB-se e cila ishte shume agresive ne ate kohe ndaj Kosoves e Shqiperise.A duhet te jape spjegime per kete fakt Flamur,Fehim Noka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje