Gimi i Puros më në fund është bërë dalzotës i Nanos. Pas deklaratave të fundit të Nanos se do të formojë një lëvizje që në zgjedhjet e 2013 t’i marrë pushtetin Edi Ramës, Gimi i Puros vendosi të bëjë hapin e madh. U konsultua me Ben Piramidën dhe ranë dakord që Gimi i Puros të bëhet zëdhënësi i Nanos, ndërsa Ben Piramida t’i shkruajë deklaratat nga PS. Kështu koordinojnë më mirë punën dhe e bëjnë deklaratën para se ta bëjë Edi Rama.
Nano ra dakord në parim të priste Gimin e Puros në takim, tek restoranti i tij tek stadiumi Dinamo.
Gimi shkoi i përpiktë në orë dhe kur pa makinën jashtë u gëzua shumë që Nano ishte brenda. Hyri i gëzuar, i bëri me shenjë kamerierit gjithë autoritet, nxori puron që kish ble në anë të rrugës dhe po priste të shfaqej Nano.
Nano po vononte. Kamerieri po ashtu. Pas çerek ore Gimi u shqetësua dhe i bëri shenjë kamerierit.
-Më sill diçka, tha, sa të vijë shefi se nuk e di a porosit ai.
-Cili shef, i tha kamerieri.
-Një shef ka këtu, i tha Gimi i Puros gjithë humor.
-Shefi ka ik në Orikum, i tha kamerieri.
-Ou, po mua më tha që do jem në restorant, i tha Gimi i shqetësuar. Sa i madh që është. Ka filluar takimet me popullin ë…?
-Jo, jo, shkoi të hapë restorantin atje se këtu s’po i ecën puna. Tani është sezoni atje.
-Po pse mo, shefi do punojë në restorant, i tha Gimi duke parë gjithë hile nga kamerieri që mendonte se po e tallte.
-Shefi gjithmonë punon vetë, i tha kamerieri. Këtu erdhi të ndihmonte zotin Nano për këtë punën e presidencës, por nuk i eci dhe iku.
-Ore, çfarë shefi thua ti, i tha Gimi, unë po them për Nanon.
-Aha, më fal i tha kamerieri. Nano është jashtë shtetit me pushime.
-Si jashtë shtetit, i tha Gimi, unë pashë makinën aty jashtë.
Ndërkohë afrohet një nga bodigardët.
-Ju e kërkoni shefin, i tha.
-Po flori, ku është ai, se unë po e pres. Fola dje me atë mikun tim në Amerikë, se e kemi pasur komshi të mirë, na gjente gjithnjë ilaçe kundër minjve në ambasadë dhe ai ka folur me vajzën e tij që është në Uashington ajo ka një komshi që punon në Departament të Shtetit dhe më kish çuar haber, i thuaj Gimit të shkojë me Nanon se për 9 muaj ia marrim pushtetin Edi Ramës…
-Ça më ngatërron mua me këto shef, unë kam në dorë vetëm makinën. Çdo mëngjes vij e parkoj këtu, në drekë bëj një xhiro deri tek shtëpia, vij prapë mbasdite këtu që të duket sikur shefi është këtu, po shefi është jashtë.
-Ou, po deklaratat kush ia bën, tha Gimi i Puros.
-Me sa di unë ia bën Beni, ai miku jot, dhe ua çon gazetave. Por ti mos u mërzit se lidhem unë e të them kur vjen.
Shoferi iku pak më tutje dhe foli me Nanon. U kthye i qetë.
-Zoti Gimi, më tha shefi nuk vjen dot këtë javë, por ti mund të vish çdo ditë këtu, e ke të paguar kafen dhe një puro, tha.
-I madh je, i madh. Faleminderit shumë. Natyrisht që shefi s’ka nevojë të vijë, e bëj unë punën. Dhe deklaratat s’ka problem se Beni m’i dërgon dhe mua, dhe unë pastaj i dërgoj nga adresa ime. S’ka problem, e bëj unë këtë. I madh është, i madh. I thuaj amerikanët mezi po presin kur do të rrëzosh Edi Ramën. I madh është, i madh.
-I them unë, tha shoferi. Prit se harrova. Më tha mos e kruaj të porosisësh vetë ose ndonjë gjë tjetër se do ikësh për lesh si ai dalzotësi tjetër.
-Po jo mo flori, kafe dua unë, s’ka problem. Dhe puro po nuk patët, blej vetë rrugës. I madh është shefi, dhe këto detaje shikon. I madh. Ja fola dhe me këta amerikanët, thanë dhe 8 muaj e gjysmë është ama. Ikën e rrëzon ky.
Hahaha ky Ben Malaj i shkruan keto deklartat e Nanos dhe i ben SMS Nanos, shef sot doli mire
Keta si ky Gimi puros kemi patur ambasadore ne ?!!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/n-ishte-nje-here-fatosnano-prapa-i-vjen.html
Nuk me degjove mo Gimce kur qesh i vogel. Te thoshja shpernda trakte te te eci jeta. ja tani cte gjeti
Paret e purove Gimceeee ke tre muaj pa pagu