Më në fund zbulohet misteri për amanetin që plaku i urtë Godo paska lënë për Lulin. E vërteta është se letra i drejtohej Kunatit të Lulit. Në të thuhej.
“Po të lë këto pak rreshta meqë të kam nga ana ime dhe ma kupton më mirë hallin.
1- E para, dua që Lulit t’i rrish afër në çdo punë dhe hall që ka. Mos e lër t’i bëjë vetë emërimet, mos e lër të japë leje ndërtimi pa të pyetur ty, mos e lër të bëjë veprimtari apo biznese në Tiranë pa të pyetur ty. Unë e dua shumë sikur ta kisha djalin tim, por është ca aguridh siç i themi ne nga Progonati, ndaj meqë të kam nga ana ime, rriji afër dhe merr kontrollin mbi çdo gjë që duhet të bëjë ai.
2- I thuaj Lulit të mos i lërë këtë të PD të fusin hundët në punët e Bashkisë. Me Saliun do ketë probleme se është si ato mushkat xanxare, që po nuk i pëlqeu një dru, hedh gjithë barrën. Ndaj mbani afër vetëm djalin dhe çupën e tij, bëji ndonjë punë atyre dhe mos u përzieni me PD se do tu gjejë belaja.
3-Kujdes me këta të Klanit se janë djem të këqij. Ai Sandri është një gjë e pagdhendur që do vetëm të zaptojë gjëra. Fevziun mbajeni afër, dhe kur u shan, dhe kur u lëvdon se nga të sharat apo të lëvduarat e tij kuptoni a ju do apo nuk ju do Saliu. Atij mos ia merr për ters. Kanë një djalë të shëndoshë që u vjen pas, më ka falë një herë një kondicioner që s’më punon, që të buzëqesh gjithmonë. Atë kije kujdes se më duket hileqar. Emri s’më kujtohet mirë, po më duket Zamo i flisnin.
4- Kam atë mikun tek Sofra e Ariut që do të ndërtojë një gjë aty afër, po i thonë këta të Ramës që ajo është zonë tabu. Hiqe atë gardh betoni të Ramës dhe shtyje pak më tutje ato ndërtimet se nuk u bë qameti. Fol me Lulin dhe shiko dhe për ndonjë pallat për vete aty se vend i mirë.
5- I thuaj Luli të më ketë kujdes Aurelën, motrën tënde, se e kam vajzën e miqve të mi. E mbaj mend që të vogël kur ishte tek VEFA dhe vija e takoja dajon e mamasë së saj, Vehbiun. Punonte gjithë ditën, i binte bretku të përcillte lekët e Vehbiut në Holandë. Dhe kur kisha për të marrë unë ndonjë lek në arkë, më thoshte xhaxhi Sabri ulu këtu se t’i bie unë. Është çupë e rrallë. I thosha që atëherë gjej një burrë të mirë e martohu, po më thoshte, jo, do iki në Holandë se atje do gjej një djalë që do mbarojë shkollën, pastaj do çlirohet Kosova, pastaj do shkojë në Kosovë, pastaj do takojë vajzën e Doktorit dhe do bëhet i madh pas vitit 2005. Unë atëherë s’i besoja se më dukeshin ëndrra kalamajsh, por u bënë realitet.
6- Amanet Ismail Kadarenë. Nuk ia kam thënë njeriut, por ai ma ka nxirë jetën. Ka shkruar një herë koha një novelë kundër meje tek “Koha e Shkrimeve”. Unë e gëlltita e s’i thashë gjë, por një amanet dua të lë. Meqë atë po e lë pas dhe s’kam ç’i bëj Zotit, dua që kjo pjesë që i ka ngelë nga jeta e tij, t’i bëhet sterrë. Dhe ia di unë pikën e dobët atij. Ai ka marrë një shtëpi në një pallat të lartë në Tiranë që të shikojë Dajtin. Ngrini një pallat tjetër po aq të madh mu tek hunda që ta dijë mirë ç’të bën pushteti kur guxon e i prish tjetrit dasmën siç desh të ta bënte ty që të thoshte tërhiqu kur ti ishe në kulmin e punës duke kërkuar vota në çdo kuti tjetër veç atyre që ishin numëruar. Mos më trettë dheu po nuk ia bëre një pallat mu tek dritarja që mos ta shohë më as lindjen e diellit, as perëndimin dhe as Dajtin, njësoj si unë që do ik në atë botë. Mirëmbeç.
ahahaha Mero e forte kjo. Kam edhe une nje amanet. Ate mikun e Sofres Ariut e kam shok femijerie dhe shume te afert.
Sabriu i SkenderBeut na mbajti ne pushtet SkenderBerishen
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
sabriu KAQENE partizane?????
Z.Mero!
Luli, Muli, Ruli, Kuli …
jane kokrra gruni. Po iku i modhi i tyre ata bien vete!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
Ishalla ke hequr kemben zvare per saline, teta lilin, giten, xenin, lulin dhe kunatin dhe u djegshi te gjithe ne ferr…
Ashtu mendoj edhe une; ne vend te Mirembeç ta kishte shkruar Mireardhçi!
besoj se shum shpejt ka per ta mare edhe salen…….
sic fliten fjalet edhe sala se shpejti fillon kimio-terapine, dhe ka per ti bere shoqeri godo matufit,lekes se zogut, alise se ramizit,, dhe dreken ka per tja u shtruar,i madhi i tyre qe ka 27 vjet qe po i pret hoxha i enverit.
Thone se Sabri Spiuni, kishte lidhje me Sulo Gradecin, per ato punet e 17 majit
Mero je i madh je figure ironi shume e goditur
prap zemer mire duket,armiqeve ju ka dhene denime shume te lehta, sidomos ISMAHILIT.i bllokon dajtin ,por i le, tur eifelin,. po tregon te verteten shume natyrshem nuk besoj se ka nderhyrje ne kete lloj stili karakteristik per ata, qe e njofin.ta kishit botuar para zgjedhjeve bashkiake LULKA E humbi toruan.e dine se je kryetar i mir bashkije se prish ndertimet e kundershtarve//????????????????????????
Sabriu ka qene nje injorant i pashkolle qe ne kundershtim me cdo ligj u be edhe deputet. Kaq e thote gjate per nivelin e tij! Sidoqofte, u perdor nga Sala derisa vdiq per cdo gje qe duhej te dukej si e thene nga nje burre i urte! Sec kemi nje qejf ne shqiptaret per keta burrat e urte, vetull trashe si Sabriu, Moisiu apo Bamiri. Edhe kur thone traplliqe ne eksitohemi! Ne ato filmat amerikane do te thonin qe vuajme nga mungesa e figures se babait dhe e zevendesojme me te parin trap me ze te trashe qe hasim ne TV!
Pac Urraten Mero per shakate “e kripura “,por ben mire qe ti shkosk deri ne fund “Amaneteve”!- Por kij kujdes se Leter marresi,vertet eshte nje bukurosh “tirons”,si merhumi, por eshte hakmarres si Ai,dora vete “qofte largu”dhe mos te duket cudi qe ta shohesh veten “refugjat ne vatan tend”!E tani s’ka as reparte usht.bosh se jua dhane romeve,ndersa qendrat e zjarrit u shkermoqen per “skrap”!
Rahmet paste dhe i vafte shpirti ne xhenem plakut te mencur Godo.Shume keshilla te vyera paska dhene.Nxirrni pak ju lutem ate letren ku i lutej dhe qante Ramiz Alise qe ti jepte leje per te bere librin autobiografik per Enver Hoxhen.paso vetem tre figura te permasave boterore kishte kombi yne Skenderbeun ,Ali Pashane dhe Enverin.
hahahahahaha ja keni fut kot
Sa per librin ja fut kot se gjithe Shq
HAHAHAHA
Sabriu paska qene xhevair e shkuar xhavairit dhe nuk e paskemi ditur.Na bere ta qajme pas vdekjes Mero.Amanete mbi amanetet paska lene mavria Godo,apo Nemercka, sic e njihte Ramiz Alia dhe ca te tjere te rrethit te ngushte, qe e porositen te hidhej vend me vend shqiprise per te themeluar partine republikane, qe sot e gezon fatmir mehdiu.Mos i gjette rahmet shpyrti per trimerite e kohes se Enver-Ramizit qe ka bere Bikja.