Lajmi se kompania e Flamurit ka fituar të drejtën të shesë 29 tituj librash në shkolla, ka mërzitur pak botuesit e librave shkollorë, sidomos ata që kanë një përvojë të gjatë në këtë drejtim. Dje në shtypin e ditës lajmi ishte bërë i madh, por askush për fat nuk kishte theksuar që shtëpia e parë botuese, ajo e 29 titujve, është shtëpia botuese e Flamurit. Sapo u kthye nga Presidenca, Flamurin e mori Visi e shtypshkronjës tij. (Mos e ngatërroni me Visi Sulën ju lutem).
-Na kishin nxjerrë gazetat, tha.
-Po tani unë jam ministër, tha Flamuri, do shkruajnë gazetat përditë.
-Jo për ministër, jo, për tenderin e librave shkollorë.. Kanë nxjerrë që ne jemi rekord, kemi marrë 29 tituj.
-E kanë përmendur emrin tim, tha Flamuri.
-Jo, jo, vetëm emrin e kompanisë dhe emrin tim, tha Visi.
-Mo ça kokë se nuk ua mban ta përmendin emrin tim. Tani më thuaj pak si i kemi punët me librat?
-Po me këta 29 tituj dalim, i kapim nja 5 milionë euro punë. Problemi është se kemi akoma 1 milionë euro pa marrë nga PD-ja. Që nga mitingu i 1 majit para dy vitesh me Çiljetën s’kemi marrë asnjë pagesë. Ky Lul Basha na shmangu nga fushata vjet, përveç dy mitingjeve të fundit. Dhe ato pagesa nuk janë bërë, kështu që jemi pak keq me likuiditetin.
-Mos ça kokë se tani e zgjidh unë me titujt. Sa tituj kemi shitur ne, 29?
-Po, i tha Visi.
-Po shumë qenkan. Kaq shumë lëndë u bëkan në shkollë? Kur kam qenë unë nxënës nja tre- katër lëndë kishim.
-Epo prodhojmë libra për të gjitha vitet ne, tha Visi.
-Hë, çfarë pisash, tha Flamuri. Dhe thonë për mua që jam injorant. Unë jam një shkallë më lart se ata, unë bëj libra për shkollën dhe më akuzojnë ata që as kanë lexuar librat e shkollës. Mirë Vis, po e rregulloj unë të blejnë 40 tituj nga ne.
-Po prit se nuk kemi, tha Visi, aq kishim, 29, i shitëm të gjithë.
-Po mirë o burrë bëji 40, gjej ca libra dhe botoji se ua shes unë me zor. Marr këta Drejtorët e Arsimit se të gjithë hajdutë janë ata. U them ose librat, ose shkuat në burg për ryshfete, i blejnë me lekët e tyre ata.
-Dakord, i bëj unë, tha Visi, po bë pak kujdes tek Doktori se ndonjëherë e kap xhelozia atë pse kemi bërë lek pa leje. Mos ta merr për ters?
-Jo mo burrë nuk mërzitet për mua ai. Bile këtë pjesë e ka shumë qejf, pasi u thotë të gjithëve që Flamuri është dhe intelektual se boton dhe libra. Se në fund të fundit ky Mark Marku hiqet si profesor, po librat që botoj unë jep në shkollë, s’mund të jetë më i zgjuar se unë.
-Dakord, dakord, tha Visi, për atë punë unë s’kam bërë as të mesmen dhe prapë jam botuesi më i madh. Puna është ku t’i gjejmë dhe 11 tituj të tjerë që t’i bëjmë 40?
-Po merrua këtyre shtëpive të tjera botuese, ato që nuk ua blen njeri, ndërro kapakun dhe futi se kush do t’i lexojë. Këtu arsimi ka shku për lesh. Kur s’i lexojmë unë e ti që i botojmë, pse do t’i lexojnë të tjerët.
-Mirë e ke, tha Visi. Se po merremi me punët e biznesit dhe s’të urova për zyrën. Urime se sot je tamam ministër. Si të duket zyra?
-Mirë mo mirë qenka. Po ky Nishani m’i paska marrë këto librat me vete dhe e kam bosh bibliotekën. Paska ardhë ajo gruaja e tij dhe i ka marre. Shiko më sillë nja 4 metra libra ngjyrë kafe të shkojnë me mobilien dhe nja 1 metër me ngjyrë të bardhë se shkojnë me murin. Dhe shiko mos ta kenë të gjithë titullin njësoj.
-Jo, jo, s’ka problem, i tha Visi. Bëj unë kujdes. Bile të jenë për shkollë të mesme e lart.
A ja futi medemek Muli Faros?
Kenka i fort Muli ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/zonja-e-zeze-liri-berisha.html
Ca bq eshte ai vis fytyrvrroma. Le nga design e gjera te tjera se ka haberin po donte te behej edhe kryatat i shoqates se grafistave shqiptare me gruan e tij kokepalare
hahaha, Mero e ‘qan’ figuren e Mulit! te pakten te qeshim, se gje tjeter, s’paskemi qene ne gjendje te bejme:(
Kam pare foton e restorantit ku Z. Cun i Hekrit te Enver Hoxhes(Fahri Kellir Balliri), po hante pace dhe pilaf. Por pashe edhe foton e Z. Demi, kryetarit te Komisionit te Sigurise Kombetare, po ne ate restorant. Ka mundesi qe ky te jete ndonje restorant i ndonje militanti te PD ose i ndonje deputeti te PD. Ngjyra e murit e njejte si me ate te fotos se Ballirit, me nje rryp derrase horizontale, e njejte me ate te restorantit ku kishte dale Z. Demi. Hajde per hajer u dalte! Njeri me servil se tjetri!
ha ha ha ,na kujtove numorin e atyre viteve o mero,,kur mateshin librat me metra.
së pari bëni shumë mirë që sqaroni ky visi,ortaku mulit , nuk është visi sula .Të dy nuk i njoh por specifikimi është i mirë për të hequr çdo keqkuptim dhe për të mos i rënë më qafë tjetrit kot në punë dhe në hallin e vet..
E dyta :Ky nuk është humor ,as për të qeshur,kjo është një sarkazëm për të vënë duart në kokë dhe për të uluritur.
Realiteti ynë ku injoranca ,arbitrariteti korrupsioni gëlojnë si krimbat në një kufomë bagëtie të ngordhur dhe të lënë në diell pa e varrosur.Era e qelbur kutërmon kudo.
Fantastike,edhe kjo është një armë e fuqishme që krisma i dëgjohet pak me vonesë,por kur dëgjohet shurdhon edhe çdo të marrë.
urime dhe punë të mbarë.