Flamuri e mori dje i gëzuar Ristanin në telefon. Ristani, i cili nuk kish pasur mundësi të komunikonte me Flamurin qysh kur ishte bërë ministër, u gëzua shumë.
-Të pata thënë mo burrë që do ta bëja një nder, i tha Flamuri.
-Çfarë nderi më ke bërë shef, i tha Ristani, se mezi po pres.
-Ta kam bë mo atë që të kam premtu që vjet në maj. Ne jemi burrat dhe gratë e fjalës së mbajtur ka thënë ai Burri. Ta bëra.
-Aha, e kuptova shef, se e dëgjova Shefin e Madh që më lavdëroi. Të jam shumë mirënjohës.
-Jo për atë mos je fare mirënjohës se e meriton. Ato janë fjalë zemre. E ka ka thënë kaq herë Doktori. Njeri më të ekuilibruar se Ristani nuk mund të gjej. Dhe kur e kishim gjyqtar nuk ishte ekstremist. Kishte për shembull gjyqin e Martin Lekës dhe Frangajt dhe e ekuilibroi. Martinin e mbajti, Frangajn e liroi. Dhe kur e arrestuan atëherë, nuk i mbajti mëri PS. E ka pasur zakon ekuilibrin.
-Faleminderit për fjalët e mira, i tha Beni. Ishte një nder shumë i madh. Nuk ka ngel njeri pa më marr në telefon. Vetëm ai Visi jot ortaku i shtypshkronjës ishte mërzitur. Kush i bëri fletët fallto, kë lavdëron Doktori, tha. I kish ngel pak qejfi. Po unë i thashë Doktori nuk do lavdërojë gjithë prapavijën. Mua si simbol do më lavdërojë.
Po i kishte ngelur shumë qejfi në fakt dhe më erdhi keq se Doktori nuk ia ka më të keq as atij, as atyre që kanë ndihmuar të gjenden ato vota jashtë kutive. Po ai më lavdëroi mua si simbol.
-Mo të të dëgjoj më të justifikohesh me modesti për atë që ka bërë, tha Flamuri. Vërtet të çmojmë si njeri të ekuilibruar po ta kam thënë mo që do të bëj një nder dhe do të jetë punë ditësh.
-Ça nderi tjetër shef se më çmende. Nuk po duroj dot. Apo do na paguani pushimet gjëkundi?
-Lëri mo pushimet se ato ia paguajmë dhe Sashenkës, jo ty, por një nder të madh mo që ta kam premtu. Do ta bëj atë.
-Mos më çoni në vend të Eduard Halimit, i tha Ristani, se nuk kam dëshirë t’i prish punë se e kam shok.
-Jo o burrë ça Eduardi thua ti, të kam premtu një nder më të madh unë. Eduardit s’ia kam bë akoma këtë nder.
-Aha, e kuptova, tha Ristani, do na lësh ndonjë drekë me Jozefinën se asaj i ka pas mbetë shumë qejfi që ia dhashë mandatin Lulit.
-Jo mo s’është nder ai. Atë ta rregulloj unë që nesër po deshe. E di ajo që s’ke faj ti për Lulin, e ka nga ai Burri. Po nderin mo që të kam premtu do ta bëj. Se ne jemi parti e burrave dhe grave të fjalës së mbajtur.
-Më bëre shumë kurioz shef, i tha Ristani. Mos do më lësh ndonjë darkë me Çiljetën se dhe këtë ma premtuat e s’e mbajtët fjalën.
-Po jo mo burrë ca Çiljete e Greta Koçi thua, ato aty i ke gjithë ditën, po një nder të madh fare.
-Aha, e kuptova, tha Beni më në fund. Mos më ke blerë motor Harley Davidson të ri se ma ke premtu këtë dhe e kisha harruar.
-Po ça Davidsoni thua, atë nxjerr nesër dy policë në rrugë e sekuestrojmë një e ta çojmë tek shtëpia. Unë të kam pasë thënë një nder të madh tamam.
-Po thuaje shef se s’më punon më truri, u bllokova. Ma thuaj çfarë më ke premtuar se s’i mbaj më mend. Ato ditë vitin e shkuar çdo ditë më bënit një premtim dhe s’di kë të mbaj mend.
-Ashtu ë, i tha Flamuri dhe kruajti zërin. Po ai nuk është premtim dosido. Atë e kërkojnë dhe ëndërrojnë shumica e ministrave dhe deputetëve dhe nuk e kanë. Ta kam premtu dhe do ta bëj tani se e ke hallall.
-Mos më torturo më, ma thuaj, i tha Ristani me zë të ekzaltuar.
Flamuri kruajti zarin mori një qëndrim paska ceremonial dhe ia tha:
-Të kam premtu që do të marrë Doktori në telefon dhe me premtoi se do ta
bëjë….
Priti pak reagimin e Ristanit po telefoni u fik. U shqetësua i bëri zile tek zyra dhe doli sekretarja që po i merrej fryma.
-A është Beni aty, i tha, se iu pre telefoni.
-Po shef, i tha sekretarja. I ra telefoni nga dora duke folur me ty dhe tani po mbledh copat poshtë banakut. Nuk e di çfarë i the që u emocionua aq shumë se nga zëri im nuk i ka rënë asnjëherë telefoni nga dora.
-Ashtu është puna, një premtim i vjetër, i tha Flamuri.
Prisni kur te mbaroje trainimet Muli dhe ta shikoni. Talluni ju talluni.
O Mero pse ia keput kot , kur thua se Frangajn e liroi nga burgu ky Ristani!Frangajn e liroi nga burgu nje telefonate e Flamur Gjymyshkajt ish Shikas dhe njeri i te ndjerit Gazidede. Frangaj kishte pranuar te shkembente informacione me vartesit e te ndjerit Gazidede. Faturen e ketij shkembimi informacionash Frangaj-Shik e paguan mjaft shqiptare perfshire edhe te mjerin Zamir Dule, qe mbeti varr i hapur atje ne fshatin e vet ne Devoll.
Qelbesira te gjithe :
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/sali-berisha-no-further-info-needed.html
Saliu i ka bere te gjithe si vetja – ndyresira.
Dhe shume shpejt masnaj, mister arvizua pas nje dreke Pune ka per T’na thone per mulon se o ‘SuperYll ne ngritje’ dhe model Super statemani a sejmeni kush e mori vesh, po medemek Washingtoni I RI shqiptar; Kaq yll ne ngjitje!!
Le te pelcase Armiku!….
Eh mi E dashmia Ameriqia jone!…
Ameriqia: – c’ne, albAnistoni o’ ven sovran.
Qerosi: of Sovran the e!… si bishti msheses Ijes mas Dere,
ej thankse oj thankse, te paça te MODhEn fare fare,
o ej!…
HA HA HA ,,,,akoma vazhdon ta genjeje muli,benin per ate telefonate?!
Ja hodhi dhe Visi im, do behet minister dhe ai. Aq shume sa i sherbyem Sales me fletat e votimit qe i beme si deshi ai, e meritojme nje vend ministror dhe ne. Fillimi ishte i mbare. Finalen, naltmadhenia e tij Berisha, te klubi im dhe i Visit e pa, te City Bar. Sa u kenaqem me shakate plot kripe te Duces,,,me falni Kryeministrit tone. Muli po bente roje ne ate kohe