Dita e parë e Flamurit si ministër dhe ndryshimet gjuhësore

30 Qershor 2012, 22:00Antena TEMA
Dita e parë e Flamurit si ministër dhe ndryshimet gjuhësore

Flamuri nisi dje ditën e parë të punës si ministër. Ndërsa po bëhej gati tu mbante vartësve të vet një fjalim, sekretarja e njoftoi se në fjalimin e tij duhet të bëheshin disa ndryshime.

-Çfarë ndryshimesh, tha Flamuri. Unë e kam parë katër herë, shumë mirë është.

-Jo, ka ardhur një udhëzim nga qeveria, i tha sekretarja. Ministrat që janë nga veriu duhet të aplikojnë ndryshimet e reja që i janë bërë drejtshkrimit se e kanë më lehtë me i shqiptu ndryshimet.

-Më fal, se mos bëjmë ndonjë gabim, i tha Flamuri. A kanë kalu në parlament këto ndryshimet?

-Jo, i tha sekretarja.

-OK, lëri t’i kalojmë kur të shkoj Nishani se na i kthen ky legeni.

-Jo, po nuk kalojnë në parlament, i tha sekretarja. Janë ndryshime në fjalor…

-Aha, e di, e di, tha Flamuri serioz. Se kam fol me atë Burrin që do t’i bënim bashkë me ndryshimet kushtetuese, po nuk donte Ed Rama. S’ka problem, vetëm m’i thoni ndryshimet se i bëj vetë.

-OK, i tha sekretarja. Ja këtu ke këtë fjalinë… “Ju policë të ndershëm duhet t’i tregoni vendin gjithkujt që mendon se e ka punën e shtetit si pronë të babait të vet…..”, këtë duhet ta shkruash “Ju policë të ndershëm duhet t’i tregoni vendin gjithkujt që mendon se e ka punën e shtetit si pronë të babs vet….”

-Ou, por ne në Kukës nuk i them babs or ti, i themi babës.

-Nuk e di, është dibrançe më duket. Kshu e kanë menduar.

-S’ka problem se unë e kam dhe Qarkun e Dibrës në zgjedhje, tha Flamuri.

-OK shef, ke dhe këtë fjalinë tjetër këtu më poshtë. “…Besnikëria ndaj qeverisë dhe vijës së saj politike është për policinë shqiptare si qumështi i nënës për fëmijën, si drita e Hënës për karvanët, si…”

Këtë shef duhet ta lexosh kështu “…Besnikëria ndaj qeverisë dhe vijës së saj politike është për policinë shqiptare si qumështi nans për fëmijën, si drita e Hans për karvanët, si …”

-Eu po krejt dibrançe e paskan bë, tha Flamuri. Hajt se ata katnarët e mi s’e hapin fjalorin dhe s’na prish punë, po kam frikë mos ua tregojnë këta të Ramës…

-Jo të Ramës, por të Rams, i tha sekretarja.

-Eu, tha Flamuri, pse për këtë burrin ne do na thonë të Berishs tani?

-Po, i tha sekretarja.

-Epo i paska bë Jozefina ndryshimet, tha Flamuri, se ajo i thotë Berishs…

-Nejse shef kije kujdes se kështu na ka ardhë udhëzimi që ministrat e veriut ta promovojnë këtë gjuhën e re. Pastaj po funksionoi, e mësojnë dhe këta të jugut, se këta e kapin më shpejt.

-Mirë, mirë, se e di vetë unë se kam fol me atë Burrin, tha Flamuri. Më lër pak vetëm tani.  Sapo sekretarja doli, Flamuri filloi të bëjë prova me vete.

-I babs, i nans, i Rams, i Berishs, i Hans, …po i Nanos, tha me vete, si duhet bë, i Nans?

Thirri prapë sekretaren.

-Pa merr një herë këtë Ben Malajn, i tha dhe pyeti si quheni ju të LMN të Nans?

Pas pak sekretarja mori Benin.

-Pse o, çfarë më keni pandyer mua që jam i njerkës e jo i nënës? Ata që hapin këto fjalë duan të përçajnë Partinë Socialiste dhe të luftojnë elementët cilësorë të saj. Në partinë tonë nuk do lejojmë kurrë të jetë njëri i nënës e tjetri i njerkës….

-Më falni zoti Malaj, tani thuhet i nans dhe njerks, i tha sekretarja, por pyetja ishte i nans dhe jo i Nëns, me “a” jo me “ë”.

-Nëna thuhet nënë dhe mos iu servilosni Edi Ramës që meqë e ka germën e dytë A e bën dhe germën “ë” të nëns “a”.

-Jo Rams, jo Nans, i tha prapë sekretarja dmth ish Nano.

-Nano nuk është ish moj vajzë, është figurë qendrore politike dhe do jetë gjithmonë i tillë dhe mos ke pandyer ti se ne e kemi harruar. Tu vijë turp.

Sekretarja e mbylli e çuditur shumë dhe u kthye e pezmatuar tek Flamuri.

-Më keqkuptoi, tha. Unë i thosha Nans për Nanon, ai më thoshte nënës, për nënën. S’u morëm vesh.

-Hajt se e kap ai pak nga pak, tha Flamuri, se nuk është aq budalla sa duket.

8 komente në “Dita e parë e Flamurit si ministër dhe ndryshimet gjuhësore”

  1. astrit olldashia says:

    Ky legen te mesoj alfabetin njehere, u be manjaku minister! u kthefte dynjaja permbys…

  2. 21janari says:

    Sikur shume po “luani” me Zotin Flamur ju te Tems.
    Do i vini gishtin koks, se perndryshe … do mallkoni qumeshtin e nans.

  3. Mamica says:

    Ne gjuhen e re shqipe, ke pandyer thuhet ke pny

  4. ARUSHA LEZHE says:

    BABA I MUSHKUT ASHT GOMARI-E ZBULOI ZYLE KAMBERI. na muli i thirrim gomarit e ju pyes ku e ka gjet ky Sala kyt zog gomarit? me keto dy levizje te reja, president e ministerin e brendshem kane ba zgjedhje te goditun si i thone fjales se vjeter, “NJANI KROS TJETRI DAL BYTHE”!!!!!!

  5. Vlora says:

    ha ha ha sa e madhe….

    po si i tha:”hajt se keta te jugut e kapin” ha, ha, normale qe jugu i ka te zgjuar dhe jo trashanike.

    bravo mero!

  6. mali says:

    Edhe serbet keshtu i hane ë.

  7. kukesi says:

    O Mero ne politike mos fut ndasi krahinore se deri vone gegnishten perdorje sa ishe me Salen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje