Pas presioneve të mëdha ndërkombëtare për të gjetur një mekanizëm antikrizë, dhe pas objektivave të qeverisë për luftën kundër korrupsionit, Full(h)ani arriti më në fund në një përfundim serioz. Pasi e poqi mirë e mirë idenë, i kërkoi sekretares së tij t’ia hidhte në letër dhe pastaj ai t’ia dërgonte kryeministrit.
Ideja e hedhur në letër në formën e një dokumenti ishte kjo.
“Përpjekjet e qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krizës ekonomike kanë pasur rezultate të mira, të cilat kanë nevojë të avancohen më tej. Duke u bazuar në ligjet kryesore të ekonomisë së tregut, që bazohen mbi ofertën dhe kërkesën, unë mendoj se korrupsioni nuk do të zhduket kurrë nëse nuk zhdukim urinë e zyrtarëve për para dhe se kriza ekonomike nuk do të shmanget kurrë nëse nuk shmangim nevojën për të shpërdoruar para kot. Duke u bazuar në këto teori themelore të botës së biznesit, kam konstatuar se shumë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar janë tejet të shëndoshë dhe kjo është një arsye e fortë që ata shumicën e kohës, drekën, darkën, por dhe mëngjesin ta kalojnë në tavolina me orë të zgjatura pa fund duke ngrënë dhe pirë. Këto tavolina përveçse janë të rrezikshme për shëndetin, janë dhe burim kryesor i planeve korruptive të zyrtarëve të lartë të shtetit. Për këtë unë propozoj vendosjen e një unaze në stomak, për gjithë zyrtarët e lartë të shëndoshë të shtetit shqiptar apo gratë e tyre. Kjo vlen dhe për biznesmenë afër qeverisë, të cilët në shumicën e rasteve janë shkaku kryesor i këtyre drekave dhe darkave të tejzgjatura.
Suksesi i kësaj ndërhyrje është i garantuar. Unë e kam bërë këtë provë ke njerëz të familjes dhe ka funksionuar shumë mirë. Edhe miqtë e mi si Zamiri e të tjerë e kanë eksperimentuar dhe është shumë efikase. Ia kemi propozuar këtë dhe disa ministrave që po shëndoshen si tepërmi si zoti Imami, zoti Meta, por dhe bashkëpunëtorëve të afërm të tyre si zoti Balliu.
Me këtë të fundit na ndodhi një incident i vogël. Pasi bëmë ndërhyrjen dhe Doktori i tha se tani ke një unazë, e cila do të ngushtojë stomakun, ky vazhdoi të hante pa kriter. Pasi shkoi për tu vizituar, mjeku i dëshpëruar i tha se unaza ishte këputur, por ata do bënin diçka tjetër. Fahriu, që kujtoi se unaza ishte prej floriri, ngaqë ndërhyrja kushtoi shumë, tri ditë rresht përgjonte jashtëqitjen me shpresë se do gjente unazën, derisa mësoi se fjala unazë ishte koncept mjekësor, jo fizik.
Pra, përjashto disa incidente të vogla, gjithçka ka kaluar mirë dhe unë ia propozoj këtë masë qeverisë si efikase për të luftuar tavolinat korruptive dhe shëndetin e tepruar të zyrtarëve të saj, që mund të bëhet burim korrupsioni, burim sëmundjesh, por dhe burim i shpenzimeve të tepërta qeveritare.
Nga ana tjetër mendojmë se vënia e këtyre unazave në stomak na tregon dhe më modestë dhe të përkushtuar para qytetarëve. Unë mendoj se është respekt ndaj qytetarëve të hash më pak dhe të punosh më shumë. Unë e kuptoj se kjo është një privim i madh për mua dhe familjen time, që kemi pasion kuzhinën, por shpresoj se me përpjekje dhe angazhim gjithçka mund të arrihet.
I nderuar zoti kryeministër. Këto rekomandime unë shpresoj se do ta forcojnë imazhin e qeverisjes dhe do të bëjnë që vendi të ketë një rritje ekonomike reale, e cila nuk do të zvogëlohet nga teprimet tona me ushqimin dhe drekat dhe darkat pa fund. Shpresoj që e gjithë kjo të merret parasysh nga ju si një masë efektive antikrize dhe antikorupsion.
Me respekt,
Guvernatori Full(h)ani
Vllahu Fullhan eshte i qut,e perdor sikur ta kishte prej plasteline shtyllen kurrizore,kur eshte para kryeministrit e Bodes,dhe ben gangon e fshatit me vartesit.Burre pa vlera.Te pakten nuk ka pranuar qe eshte vllah grek por arumun.
Dede ka qene sic e majm men ne cunat e tirones,ose celsi i dollapit.
Po tani qe osht lidh me ridvonin osht bo rrote kaishi!
ceshte ky celesi i dollapit ?
Fulani mbahej ne te ri per gjujts dhe ekspert femnash. Nje dite u thote cunave te bulevardit se ka rregullu njonen yll fare por nuk dinte ku ta conte. Cunat i dhane nje cels. Ne mbremje kur u kthye u tha cunave se kish bo qef te papam. Cunat u dhine gazit. “Ik or koqe” i thane. ” Ai ishte celes dollapi
Ky eshte nje tregim i shkruajtur nga i madhi Teodor Keko, subjekti qenka histori e vertete. ha ha ha