E diela e parë e Flamurit ministër ishte ditë e keqe. Zakonisht Flamuri gjatë viteve të pushtetit fliste me atë Burrin, i tregonte ai për arritjet dhe Flamuri ia përcillte popullit me mesazhe. Këtë të diel ai Burri e mori i pari që në mëngjes.
-Flamur, shiko, tani ka disa probleme. Ku je ti, eja pak në zyrë?
-Jam tek Gjiri i Lalzit Doktor me familjen.
-Tani zotëri harroje këtë punën e Gjirit të Lalzit të dielave se je ministër. Kanë dalë maskat në Ulëz dhe Shkopet. Më kanë ardhë tre SMS qytetarësh që tregojnë se u kanë hequr grave dhe vajzave gjerdanët nga qafa.
-Po mua s’më kanë njoftuar akoma Doktor. Ja po pyes një herë.
-Or zotëri, mua do më verifikosh ti apo kriminelët? Unë të them ka ndodhur, ti më thua të pyes. Nisu shpejt për në Tiranë.
Flamuri, që ishte përgatitur ta festonte në Gji të Lalzit të dielën e parë si ministër, u mërzit shumë. Kaloi një herë para vilës së Metës t’i thoshte që nuk do ishte në drekë, po nuk kishte njeri. Kaloi nga vila e Argitës, ajo ishte prishur dhe kishte vetëm punëtorë që po e ribënin, pasi ishte e stilit të vjetër dhe pas ndërtimit tw vilës së Metës i kishte humbur rëndësia. As Olldashi nuk kish ardhur që ta përshëndeste. I mërzitur hipi në makinë dhe i erdhi inat që nuk e vuri re asnjeri. U nis për Tiranë. Sapo arriti në ministri, thirri drejtorin e policisë, por as ai nuk ishte në Tiranë. Thirri shefin e informacionit në zyrë.
-Më thuaj pak çfarë të reja ka, i tha.
-Asgjo shef. Këto grabitjet në Shkopet dhe Ulëz, kanë zbrit do katunarë dhe me maska u dalin para furgonave u marrin lekët dhe zbukurimet grave dhe vajzave.
-Më nis urgjent forcat speciale, i tha Flamuri, dhe t’i kapin ata.
-Po shkun forcat speciale, fshihen ato shefo, duhet me nis do civile t’i gjejnë kush janë.
-Mirë, të nisen civilët. Tjetër ça ka ndonjë të re?
-Hiç mo shef, në Korçë kanë vjedhë Vatrën e Kulturës.
-Ça është kjo Vatër Kulture?
-E mo mo, atë Shtëpi Kulture si i thonë tani, ka pasë aty ca piktura, i kanë marrë po nuk është noj dëm i madh. Janë 60 copë. Po nuk kushtojnë shumë se beze dhe korniza druri kishin. Me 200 mijë lek të vjetra i zëvendëso.
-OK, s’ka problem, varja atyre, tha Flamuri, tjetër çfarë ka?
-Tjetër mirë duket vallahi, noj bankë nuk është grabit veç një pik bastesh dhe ajo argjendaria në Fier.
-Mirë, largohu, i tha Flamuri dhe herë tjetër më njofto menjëherë me SMS se më parë i merr vesh ai Burri se unë.
-Patjetër shefo.
Ra telefoni i Doktorit përsëri.
-Kanë vjedhur pikturat e Vangjush Mios në Korçë, i tha Flamurit. Duhet të kapen patjetër.
-Po mua më thanë që nuk kushtojnë shumë, tha.
–Flamur, janë të Vangjush Mios, i tha Doktori.
-Aha, më fal Doktor se s’i mbaj mend të gjithë këta burrat e vjetër të PD-së, se unë pas ’97 kam ardhë. Ky ka qenë themelues i PD-së në Korçë?
Doktor hoqi thellë në telefon nga ana tjetër e receptorit.
-Mirë Flamur, dakord, shiko, mirë, mirë, s’ke faj ti, dakord, shiko, të merren masa të gjenden urgjent. Po nuk u gjetën, mos më dil para syve.
-Dakord Doktor, menjëherë, i tha Flamuri.
Thirri sërish shefin e zyrës operative.
-Dëgjo, i tha. Ato pikturat që janë vjedhë në Korçë duhet me u gjetë patjetër se ai Burri që i pask vizatu, qenka i yni dhe mik i afërt i Doktorit.
-Mos ça kokë shefo. Po të jetë kështu, flas unë me ata policët e vjetër në Korçë dhe i kthejnë se ata i bëjnë këto gjëra. Po qenkan trapa se u kam thënë mos të ngatërrohen me vjedhje tek këta të PD-së.
Doktorit i duhet Flamuri ne ate gjendje qe eshte pa nivel, por ne momente te caktuara veren qe niveli ndikon ne cilesine e punes si minister. Them se Muli do eci shpejt dhe do ia marre doren puneve.
Ju talleni me Mulin por kur mendon qe ai ka ne dore sigurine e femijeve tane, te vjen te vesh ulerimen e te ikesh naten nga Shqiperia. Cuditem me ju ku e gjeni guximin dhe merrni me shaka nje situate te tille skandaloze!…
Prisni, prisni, sa te dale vete Muli ne terren dhe pastoj do shikoni ju kamunista!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/flamur-renea.html
P.S. Ku eshte Lymi? A je mir me shnet o Lym, se po i kritikove te rrahin per me dek keta te Mulit!!!
o flamur mavria, historia juaj eshte trishtim, eshte si historia e peshkut ne akuarjum. duhet ndruar uji nje here ne tre dite. ti je si peshku pa uje.
Pak nga pak Zotin Flamur, Antena po e ngre ne lartesine e Qazim Mulletit. Nder i madh per ju Zoti Flamur t’ju quajne Qazimi i Demokracise…
Mero, Flamurin mire e ke, tamam,por si shume e ke ngrit dokorin o burre??
Pse pjerdh saliu se çfare ndodh ne Albanistan?
eshte nje zv.minister gagac me mbiemrin noka.
kane te bejne valle?
ka qene dhe nje muharem noka kusheriri i flamurit shef policie ne kucove idiot me keq se flamuri
idiotizmi eshte i trasheguar
ai muharremi eshte rregulluar mire tani. deri ne vitin 2005 mbeti per buke goje, pastaj e kapi veten shpejt. ka futur dhe femijet ne polici. e ka ndihmuar mire muli, se i ka bere fushaten kusheriri
po po
Muli eshte djale Lume dhe si i tille nuk ka per te zhgenjy,keni per ta pare.
Djalë Lume, the?
“…Lumës s’kuqe çorap-gjatë,
Po të mos ishte Hasi i thatë,
Ia pat marrë Malësia edhe gratë!”
Ok lumjan?
Ca thu mor shok .Kush je ti me shajt Lumen e Kuqe mor kerpesh,mor kaish ?Lexo per Lumen o i padhenem http://sq.wikipedia.org/wiki/Kryengritja_e_Lumes_N%C3%ABntor_1912