Baba Mondi i OSBE, i shqetësuar për deklaratën e Olldashit

13 Korrik 2012, 21:55Antena TEMA
Baba Mondi i OSBE, i shqetësuar për deklaratën e Olldashit

Baba Mondi i OSBE u vu dje në siklet. Gjithë gazetat shkruanin se Sokol Olldashi kishte thënë në parlament që do fitonte zgjedhjet më 2013 me çdo kusht, qoftë dhe me pallë. Sipas shpjegimeve që i bënin gazetat fjalës “pallë”, ishte për forcën.

I shqetësuar se kjo do raportohej në Vjenë nga pasqyra e shtypit dhe jo nga Baba Mondi, ai thirri për një kafe Olldashin të merrte një opinion të tij.

-OSBE është shumë e shqetësuar, i tha Baba Mondi, kur dëgjon deklarata të tilla, edhe pse unë e di që ju e keni thënë pa të keq.

-Në të vërtetë nuk është fare në atë kuptim i tha Olldashi, por kështu duan ta interpretojnë gazetat. Është një çështje e brendshme komunikimi mes nesh që unë pa dashje, ngaqë e kam rutinë, e thashë në publik. Thjesht dekonspirova një fjalë që e përdorim për dikë brenda në qeveri.

-Jam shumë i qartë, i tha Baba Mondi. As që më shkon mendja në radhë të parë që do jetë e vështirë fitorja juaj dhe e dyta as që më shkon mendja që ti të përdorësh forcën në zgjedhje. Por thjesht duhet të sqaroj ata të Vjenës.

-Mos u shqetëso, thjesht raporto që gazetat kanë keqpërdorur një deklaratë të një ministri që njihet për natyrën e tij paqësore dhe raportet e mira me opozitën.

-Dakord, këtë e bëj, por kam frikë mos më kërkojnë më shumë, për shembull të më thonë se  kuptim tjetër ka fjala pallë dhe ku përdoret.

-Po të thashë që është një komunikim i brendshëm. Unë dhe mund tua them ju në konfidencë, po nuk duhet që ta raportoni se është çështje delikate. Është diçka banale që na ka ngelur kur ulemi e pimë ndonjë gotë…

Baba Mondi lëpiu buzët dhe i doli para sysh një tavolinë me qoftë, birra dhe përballë tij Olldashi që i thoshte pallë, pallë…

-Ke shumë të drejtë, nuk duhet të ndërhyjmë në jetën private, i tha Baba Mondi. E kuptoj mirë këtë situatë, sidoqoftë do të ishte mirë të isha më i informuar, pasi kam frikë se do më kërkojnë shumë sqarime dhe të kem mundësi t’ua shmang.

-Po ja muhabete mes shokësh, i tha Olldashi, ç’të të them unë.

-E di, e di, tha Baba Mondi. Nuk kuptoj mirë shqip, po fjalët e pista m’i ka mësuar një miku im. E di shumë mirë ç’do të thotë palloj. Pak a shumë në atë kuptim dhe ne kemi një version të zbutur të saj kur them fuck  për çdo gjë.

-Jo, jo, në atë kuptim, i tha Olldashi. Ajo që thua ti është folje, kjo që them unë nuk është folje, është …

-S’ka problem, e kuptoj, është rrënja e fjalës, i tha Baba Mondi. Burra jemi dhe ndonjë fjalë të pistë do themi.

-Jo, jo, nuk është ashtu si mendon, d.m.th nuk është si fjala punë dhe folja punoj, është tjetër gjë fare.

-Qartë, qartë, tha Baba Mondi, e kam një ide, palloj është folja, pastaj pallë është si punë emri…

-S’po merremi vesh, i tha Olldashi. Palloj është ashtu siç the ti, por pallë nuk është ajo vegla që mendon ti, është një gjë private që unë e përdor për një shok.

-Ashtu, tha Baba Mondi, i çuditur dhe i qeshnin sytë. Më thuaj se nuk i them njeriu?

-S’desha të ta them, i tha Olldashi, se është private, por po ta them që të mos krijosh keqkuptime. Palloj është siç the ti, fuck, pallë nuk është në atë kuptimin e organit mashkullor. Pallë unë i flas Flamurit, në fakt jo vetëm unë, po gjithë partia. Dhe kur thashë do fitojmë zgjedhjet me pallë, kisha parasysh atë.

-Hahahahaha, qeshi me të madhe Baba Mondi. Kjo qenka e bukur. Pastaj filloi të bëhej serioz.

-Jo, këtë s’e raportoj dot, tha. Se po tua shpjegoj që ju i thoni pallë Flamurit dhe tu them që ky palla është Ministër i Brendshëm, nuk del për të qeshur, del për të qarë. Duket sikur do vidhni vota. Jo, jo, këtë s’e besoj unë, ju i fitoni vetë ato.

-Nejse, thuaj çfarë të duash, po ne pallë Flamurit i themi, tha Olldashi duke e qetësuar përfundimisht Baba Mondin e OSBE.

9 komente në “Baba Mondi i OSBE, i shqetësuar për deklaratën e Olldashit”

  1. Gjelosh Nika says:

    Baba Mondi asht njeri serioz dhe nuk e xen gjumi per na shqiptart!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html

    Edhe guzhinierin e ka ba per ne aj dhe do e baj gjithmon e jets!
    Na ka premtue qy do jet me na ne jete te jetevet!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html

  2. 21janari says:

    Biseda e Mulit me Olldashin ne parlament:
    Muli : Ça te tha ndonji gjo ai i OSBE-se?
    Odashi: Me tha se do te kujdeset te sjelle pallën e Skenderbeut nga Vjena.
    Muli: Vertet?
    Odashi: Po, por une i thashe se nuk ka nevoje; e kemi te gjalle ne Tirane.
    Muli vendos menjehere syzet e dilleit qe mbante ne dore…

  3. ona says:

    Sa kam qeshe shume domethenese ,kjo eshte dora i FILIPIT ,,,,,,,,,,,,,

    1. Ben Chicago says:

      Ona,ja njihke doren Filipit( Cakallit),,,

    2. John says:

      Sorry po se paske kuptuar ende. Eshte vete Mero 100%

  4. John says:

    Ke vene re qe kur i ruhesh dickaje shune ajo te gjen. Edhe ty vdekja nga islamiket do te vije.

  5. Erald Kola says:

    Po ne me palle ne dore e cajme historine……!

  6. Vlora says:

    HA HA HA sa kam qesh po prisja ta lexoja deri ne fund e sqarohesh kush ishte palla.

    si fjale palla ka dy kuptime, por te dyja i shkojne per bukuri palles flamur.

    e ke qare o mero.HALLALL.

  7. Ivani i madh says:

    mos ja ngri kaq meritat Mero se do ti mbetet hatri palles se madh Berishes, ky Muli eshte myll palle me dy ane qe varen kurse Olldashi eshte kellef palle qe e ruan nga infeksionet dmth pjese palle te sistemite qeverise palloshe prej kali a gomari ska rendesi mjafton qe e meritojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje