Pas njoftimeve se opozita kërkon të verifikojë aparaturat e përgjimit që Imam Saliu ka blerë për të përgjuar diplomatët dhe opozitën, në Ministri të Mbrojtjes u bë alarm. Imam Saliu kërkoi të gjithë zbardhjen e përgjimeve për ambasadorët, opozitarët dhe gazetarët. Shefi i përgjimeve u zu ngushtë pasi materiali ishte shumë i madh dhe i vështirë për tu përzgjedhur.
-Po ju si përgjoni, i tha Imami, çdo gjë që thonë ata?
-Jo, kemi futur ca fjalë kyç, i tha shefi i përgjimeve. Kur përdorin ato, aparati përgjon vetë.
-Pa më thuaj ndonjë gjë çfarë thonë diplomatët?
-Janë shumë të përçarë shef. Po ja, para zgjedhjes së presidentit kishte gallatë. Ky i BE i kërkonte këtij amerikanit mos e dinte kush do zgjidhej. Ky amerikani i thoshte ta them unë po mos ia thuaj Baba Mondit se ia thotë Ylli Ndroqit. Ky i OSBE i thoshte këtij italianit e di unë, po mos ia thuaj këtij të Amerikës se ia thotë Blendi Fevziut. Ky i Danimarkës i thoshte holandezit e di unë si e ka emrin presidenti, Sali Berisha. Ishte gallatë.
-Po për ne kanë folë ndonjë herë?
-Jo shef, ty të regjistron aparati i SHISH, se ata kanë futur fjalën kyç “Imam” për shkak të terroristëve islamikë dhe sa herë zihet në gojë emri jot, e regjistrojnë ata.
-Po për Ed Ramën çfarë thonë?
-Ky amerikani sa herë nuk i pyet Berisha për noj gjë, thotë hajt se flas unë me Ramën dhe e pranon ai, s’kemi ça i bëjmë Berishës. Ky Baba Mondi e shmang gjithmonë takimin se thotë aty s’të japin gjë për të ngrënë. Ky i BE merr gjithmonë në telefon Totozanin para se të shkojë tek Rama, nuk e di ça flasin.
-Po ndonjë gjë për qeverinë ça ke dëgjuar nga përgjimet se s’i them njeriu, tha Imami.
-Dje ka pas një gallatë për presidentin, i tha përgjuesi. Protokollin e Shtetit e ka zëne belaja me ceremoninë e Nishanit, sepse ka vendosur ta bëjë tek godina e Presidencës në Bulevard, jo tek Pallati i Brigadave. Ky amerikani u çudit shumë kur i shkoi ftesa dhe mori Baba Mondin në telefon. I tha a di gjë ti pse bëhet në bulevard ceremonia e Presidentit.
-Më duket se i marrin qoftet tek Rogneri, ndaj, i tha Baba Mondi.
Pastaj pyeti këtë të BE, po dhe ai nuk dinte gjë. Italiani i dha zgjidhje. Tha që bëhet në bulevard se nuk ka shkallë dhe zoti Nishani nuk ka nevojë të lëvizë nga vendi.
-Po për mua çfarë thonë këta të opozitës, ke ndonjë gjë?
-Ky Ed Rama i qahej një ditë Preç Zogajt në telefon. I thoshte ky Imami nuk po e mban fjalën që na ka dhënë për ta na informuar për pazaret e Zenit. Zogaj e qetësonte se Beni është njeri luajal, por ka për t’i treguar një ditë se nuk është si Mediu që i merr me vete sekretet…
-Ou, vërtet, tha Imami i frikësuar. Fshije shpejt këtë se na prish shumë punë. Kjo nuk na duhet.
-Më vjen keq shef, i tha përgjuesi, por ne nuk përgjojmë për të të raportuar ty, po Doktorit, dhe atij i vete kaseta çdo darkë.
-Ashtu, tha Imami i egërsuar. U qava nga kontrolli fshatar unë, harrova që jam në dorë të fshatit këtu.
Ju jeni te gjithe Zivere!
Estrade me aktor jo SKENDER SALLAKUN por arben IMAMIN.
nuk besoj se kraheson te madhin skender me aktorin medioker a.imami
e papame kjo e baba mondit