Flamuri bën planin operativ për Lazaratin

10 Korrik 2012, 20:29Antena TEMA
Flamuri bën planin operativ për Lazaratin

Pas dështimit për të hyrë në Lazarat, Flamuri thirri shefat e policisë së jugut të diskutonte për situatën.

-Duhet të hyjmë me çdo kusht në Lazarat, tha. Dështimet e deritanishme tregojnë se ju nuk keni komunikimin e duhur me banorët. Unë dhe ai Burri jemi të vendosur që të hyjmë patjetër në fshat. Unë kam bërë këtë plan operativ të cilin po ua lexoj.

 

-Konsiderata të përgjithshme.

Lazarati është një qendër e madhe banimi, me rreth 5 mijë banorë, tre mijë prej të cilëve me të drejtë vote, 2700 prej të cilëve votojnë për PD dhe 300 të tjerë për partitë aleate me të.

Para ardhjes së demokracisë,  fshati ka vuajtur nën regjimin komunist, i cili i ka persekutuar banorët e fshatit si njerëz kundër regjimit. Me fitoren e demokracisë, fshatit, ashtu si gjithë Shqipërisë, iu kthye liria dhe shumë prej tyre me ndonjë lek nën dorë Genc Rulit, u punësuan në Doganën e Kakavijës si dhe punë të tjerë shtetërore në polici, tatime etj. Pas ardhjes së komunistëve përmes revolucionit të armatosur në vitin 1997, fshati u persekutua përsëri, njerëzit u hoqën nga puna nga doganat dhe tatimet dhe ata u detyruan të merren me kultivimin e drogës, gjë që vazhdon akoma, pasi nga fshati nuk ka pasur kërkesa për punësim në shtet.

 

-Problemi

Problem kryesor në fshat është imazhi i krijuar se policia nuk hyn në fshat pasi ka frikë nga banoret gra të fshatit, të cilat rrinë roje nga dritaret e shtëpisë së tyre. Ky imazh duhet të zhduket dhe duhen bërë gjithë përpjekjet që policia të hyjë në fshat.

Për këtë duhet kontaktuar jashtë fshatit kryetari i Komunës dhe të na sigurojë se nuk do të ndodhë asnjë incident. Të kontaktohen kultivuesit kryesorë të hashashit dhe tu bëhet e qartë se policia nuk ka punë me ta, por ajo duhet lejuar të hyjë në fshat.

Të bëhet punë edukative me fëmijët dhe gratë e punësuar në industrinë e hashashit që të binden se policia është aleate e tyre në punën e përditshme për të nxjerrë bukën e gojës.

Të bëhet punë bindëse me njerëzit e shkolluar në fshat që të presin policinë në qendër të fshatit dhe mundësisht të pinë një kafe kolektivisht me ta tek rrapi i fshatit.

 

-Situata në fshat

Situata në fshat është e tensionuar pasi janë hapur dizinformacione sikur policia do hyjë në fshat për të nënshtruar fshatin. Opozita ka hapur fjalë sikur policia do shkojë aty, do shkulë kanabisin dhe do arrestojë gjithë lazaratasit. Këto janë shpifje që duan të armiqësojnë fshatin me PD. Bile një nga bejtexhinjtë e fshatit ka bërë një këngë popullore që ka filluar të këndohet çdo ditë pas darke kur pinë ndonjë birrë e dredhin ndonjë cigare. Kënga thotë:

 

Flamur djali, Flamur huri

Në Lazarat dot nuk hyri

Lazarat e tatëpjetë

Ligjin e bëjmë vetë!

 

-Aksioni

Tre furgona me forca speciale të RENEA-s të nisen në orën 7 të mëngjesit dhe të parkohen buzë rrugës në Lazarat, aty ku rrinë të parkuar botet e ujit që vadisin hashashin, por mos t’i ngacmojnë ata. Aty të presin kryetarin e Komunës. Ky i fundit pasi të ketë përgatitur popullin për qëllimin paqësor të policisë, të zbresë dhe të udhëheqë policinë drejt fshatit. Rruga që duhet të përshkruajnë duhet të jetë e hapur me sheshpamje dhe pa kthesa të padukshme. Në qendër të fshatit duhet të jenë shtruar tavolinat për të pritur policinë, e cila do të qëndrojë disa orë, do të pijë kafe dhe ujë dhe pas një bashkëbisedimi vëllazëror do të zbresin. Kjo do të hedh poshtë gjithë zërat që policia nuk hyn dot në Lazarat dhe do përgënjeshtrojë dhe zërat që në Lazarat ka drogë, pasi policia do të raportojë që nuk ka….

 

Pasi mbaroi së lexuari, Flamuri ngriti kokën dhe pa nga shefat e policisë.

-Ka ndonjëri ndonjë vërejtje, tha.

-Jo, i tha shefi i policisë së Gjirokastrës. Plani është shumë i qartë dhe tabloja shumë realiste. Po unë them që këtë filmin ta xhirojmë në Mashkullorë se dhe aty ka rrap dhe e japim në televizor sikur ishim në Lazarat.

-Jo, jo, i tha Flamuri. Ne duhet tu tregojmë atyre njerëzve që jemi me ta, që nuk jemi armiqtë e tyre.

-E dinë, e dinë ata, tha shefi i policisë, por janë të zënë me punë se është kulmi i vaditjes tani dhe bezdisen, ndaj thashë ta xhironim në Mashkullorë. Pa për mua bë si të duash.

6 komente në “Flamuri bën planin operativ për Lazaratin”

  1. tourkofagos says:

    pune korrakesh,Erdogani do te ishte me perfect ne nje pazar me gyzelet e Lazaratit…….

  2. luan gashi says:

    o perdorne forcen ushtrin se aty koka ba mini shtet kriminelesh,mos jan ata gjysma grek,un jam nga kosova,po e ndi veten shum keq.o edhe dheun nen kemb kallnjav.mos harroni se krimineli vetem gjuhen e forces e njeh nuk njeh gjuh tjeter.

    1. Po si i bën shqiptaret greke ti o idiote, ata jane njerezit me patriote qe ka Shqiperia.A mund tu thuash drenicajve ti qe jane serb?

  3. bledi says:

    si bo policia e sales sikur ka hallin e civilve.21 janar civileve i shkarkoi karikatorin.

  4. Ej, se Mos vec LAZAarati!!
    Po ketu eshte hisja e zenit, olldaShit etj
    dhe bohet estrad puna, hahaha o mo spektakolare se Sicilia Plake o milet po Pse merziteni kur kjo arrogNce mFoiz-Shpellare bohet drejt e ke Bulevardi…
    Do punoje ene Lazarati, Pse Keni inot……
    Eh mor muli muli daktori si t’ka gjet ty o delenxhii!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje